logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Forumi “Përmirësimi i politikave të punësimit në kuadër të antarësimit të Shqipërisë në BE” Print E-mail
Tuesday, 17 July 2012 11:31
Zv/Ministrja Kodra: Politikat e nxitjes së punësimit të fokusuar në punësimin e të rinjve

forum-punesimi-170712Zv/Ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, znj. Filloreta Kodra, mori pjesë në sot në Forumin “Përmirësimi i politikave të punësimit në kuadër të antarësimit të Shqipërisë në BE”, organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert (FES) dhe Balkan Trust for Democracy (BTD).

Në këtë aktivitet përshëndeti edhe Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Z. Ettore Sequi.

Përfaqësues të EMA-s prezantuan një studim mbi politikat aktive të punësimit në Shqipëri. Studimi ishte rezultat i një hulumtimi, që merr parasysh të dhëna sasiore e cilësore të institucioneve shtetërore, atyre të Bashkimit Europian si dhe vlerësime të aktorëve të tjerë lokalë e të huaj relevantë.
Sipas zv/Ministres Kodra, “deri një vit më parë në Shqipëri ‘përgjegjësia’ për hartimin dhe zbatimin e politikave në fushën e punësimit ishte përqendruar në duart e institucionave qendrore dhe hapi i parë për thyerjen e këtij mentaliteti ishte fushata për zgjedhjet vendore të vitit 2011, ku kandidatët për kryetarë të njësive vendore artikuluan për herë të parë politika vendore për nxitjen e punësimit”.
Zv/ministrja e Punës vuri në dukje se “Ministria është e hapur që të përfshijë në procest e hartimit të dokumentave të tillë si Strategji e Punësimit 2013-2020 edhe konsultimin dhe tërheqjen e mendimit të grupeve të interesit dhe shoqërisë civile”.  

Më poshtë fjala e plotë e Zv/Ministres Filloreta Kodra:

“Shkëlqesia Juaj, Z.  Sequi,
Të nderuar pjesëmarrës,

Është kënaqësi dhe përgjegjësi të jem sot këtu në të parin forum të fokusuar në “Përmirësimin e politikave të punësimit në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE” ku për herë të parë politikat e punësimit mbledhin së bashku në një debat të gjerë dhe të hapur aktorë të ndryshëm si përfaqësues të institucioneve shtetërore, komunitetit të biznesit në Shqipëri, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, për të diskutuar mbi ndërhyrjet e nevojshme me qëllim hartimin më të mirë të politikave të punësimit.
Deri një vit më parë në Shqipëri ‘përgjegjësia’ për hartimin dhe zbatimin e politikave në fushën e punësimit ishte e përqendruar në duart e institucionave qendrore dhe hapi i parë për thyerjen e këtij mentaliteti ishte fushata për zgjedhjet vendore të vitit 2011, ku kandidatët për kryetarë të njësive vendore artikuluan për herë të parë politika vendore për nxitjen e punësimit. Aktiviteti i sotëm është hapi i radhës që e kthen punësimin dhe politikat për nxitjen e tij në një debat të gjerë mbarëkombëtar.
Ministria e Punës, si institucioni lider në hartimin dhe zbatimin e politikave për nxitjen e punësimit së bashku me strukturat në varësi të tij, është e hapur që të përfshijë në procest e hartimit të dokumentave të tillë si Strategji e Punësimit 2013-2020 edhe konsultimin dhe tërheqjen e mendimit të grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.  
Punësimi është thembra e akilit të çdo ekonomie. Gjithë politikat qeveritare për rritje ekonomike synojnë pikërisht rritjen e mirëqënies së popullatës, e cila është e lidhur pazgjidhshmërisht me mundësitë që i ofrohen çdo individi për të siguruar një punë të zgjedhur lirisht dhe që i përshtatet aftësive të tij, e konsiderusr si Puna e Denjë nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Punësimi në vetvete dhe politikat që hartohen dhe zbatohen për rritjen e tij nuk janë politika të shkëputura, por të lidhura pazgjidhshmërisht me të gjitha politikat ekonomiko-fiskale si dhe sociale që hartohen nga qeveritë.
Ekonomia shqiptare ka pasur një rritje, sipas Komisionit Europian, katër herë më të madhe se mesatarja e rajonit dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Dy raportet e fundit, ndër më seriozet në botë, pohojnë se në Shqipëri nuk u rrit, por u ul papunësia. Vetëm gjatë vitit të kaluar u investua mbi një miliardë dollarë të cilat, ndër të tjera konvertohen në vende të reja pune pune dhe sigurisht edhe paga, pra të ardhura për xhepat e shqiptarëve.
Sipas Raportit të Komisionit Europian në Shqipëri punësimi në sektorin shtetëror u ul me 0.6 përqind në vitin 2011, por nga ana tjetër punësimi në sektorin privat u rrit me 5.5 përqind.
Nga të dhënat tona edhe gjatë vitit 2012 trendi i punësimit në vend vazhdon të njohë rritje, ku në fund të tremujorit të parë krahasuar me tremujorin e pare te vitit 2011, numri mesatar i të punësuarve në sektorin privat jobujqësor është rritur me 5.5%, ndërsa niveli i papunësisë së regjistruar është ulur me 0.17%.
Megjithatë problem vazhdon të mbetet punësimi i të rinjve, ku gjatë kësaj periudhe vërehet se edhe pse ka një rënie të lehtë të papunësisë në grupmoshën 20-24 vjeç deri në 3%, papunësia është rritur me 2% në grupmoshën 30-34 vjeç.
Shqipëria është një nga vendet e rajonit me moshën më të re të popullsisë dhe ku popullsia në moshë pune (15–64 vjeç) përbën rreth 64.3% të popullsisë, Shqipëria disponon një kapital njerëzor sa të vyer, aq dhe të vështirë për tu integruar në tregun e punës. Kjo pasi një pjesë e konsiderueshme e punëkërkuesve të papunë u përkasin moshave të reja dhe konkretisht 15.6% e punëkërkuesve të papunë i përkasin grupmoshës deri në 25 vjeç dhe 22.9% i përkasin asaj 25-34 vjeç.                                  
Kjo është arsyeja që politikat tona për nxitjen e punësimit janë fokusuar kryesisht në punësimin e të rinjve me programe specifike si dhe në punësimin e grupeve në nevojë.
Në dy vitet e fundit në grupet e veçanta të cilat asistohen me shërbime në fushën e punësimit janë edhe emigrantët e kthyer. Ne sportelet e migracionit jane regjistruar vetëm për tremujorin e parë të këtij viti 474  emigrante te rinj, fluks ky 3 here me i larte krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.  Rreth 58% e të kthyerve të regjistruar në sportelet e migracionit kerkojne te punesohen, 22% kerkojne formimi apo riformim profesional, 5% jane te interesuar per hapjen e nje biznesi, ndersa pjesa tjeter eshte asistuar per proçedurat e perfitimit te ndihmës ekonomike apo shërbimeve shëndetësore falas.
Në kuadrin e Programit të Qeverisë 2009-2013 për krijimin e hapësirave të nevojshme për nxitjen e punësimit pak muaj më parë u miratuan dy programe të reja të nxitjes së punësimit të cilat kanë filluar nga zbatimi që këtë vit. Këto programe u drejtohen “Nxitjes s? pun?simit te femrave nga grupet e veçanta” dhe “Nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë që hyjnë për herë të parë në punë”. Programi i fundit ka për qëllim të mbështesë kategorinë e të rinjve që hyjnë për herë të parë në tregun e punës dhe nuk kanë eksperienca të mëparshme pune. Këto dy programe u shtohen tre ekzistuesve që zbatohen nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit.
Zbatimi i politikave që nxisin punësimin e të rinjve është mbështetur jo vetëm nga buxheti i shtetit por edhe nga fonde të donatorëve dhe projektet IPA.
Kështu, vitin e fundit me mbështetjen e ILO, nëpërmjet projektit “Mbështetje për punësimin e të rinjve” të zbatuar në zonën Verilindore të vendit kryesisht në qarqet Kukës dhe Shkodër përfituan rreth 3 mijë të rinj dhe gra. Ky projekt do të shtrihet do të shtrihet edhe në qarqe të tjera.                                
Gjithashtu, informatizimi i shërbimeve të punësimit dhe formimit profesional është një prioritet i Qeverisë dhe i MPÇSSHB-së. Në këtë kuadër në bashkëpunim me qeverinë suedeze po zbatohet informatizimi i shërbimeve të punësimit dhe formimit profesional, i cili do të shtrihet në të gjithë rrjetin e zyrave të punësimit dhe qendrave publike të formimit profesional brenda vitit 2012. Kjo do t’i bëjë shërbimet publike të punësimit më fleksible dhe me standarte të krahasueshme me ato të vendeve të BE.
Pavarësisht arritjeve të deritanishme ne jemi të vetëdijshëm se ende ka shumë për të bërë dhe kontributi i çdo aktori është i mirëpritur.
Gjej rastin të falenderoj edhe një herë organizatorët dhe t’i ftoj ata të kontribuojnë edhe në të ardhmen.”
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH