logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Panairi Punës – Durrës 2012, 1 459 kërkesa për 830 vende të lira pune Print E-mail
Tuesday, 10 July 2012 16:24
panair-durres-10712Një javë më parë në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" në Durrës u organizua Panairi i Punësimit – Durrës 2012.
Në Panairin e organizuar nga Drejtoria Rajonale e Punësimit Durrës morën pjese 47  biznese që zhvillojne aktivitete të ndryshme ekonomike në Durrës, të cilat reklamuan 850  vende të lira pune.
Panairi u përshëndet nga Zv/Ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Znj. Filloreta Kodra, e cila theksoi se panairet e punës janë mënyra dhe rruga më e shpejtë dhe e drejtëpërdrejtë për të sjellë sa më pranë kërkesën me ofertën ne tregun të punës. “Edhe pse organizimi i panaireve të punës në rajonet më të mëdha të vendit është një risi e viteve të fundit për politikat aktive të tregut të punës në Shqipëri, tashmë ato janë kthyer në evente të përvitshme dhe tepër rezultative”, vuri në dukje znj.Kodra.
Dejana Burgija, Drejtore e Zyres Rajonale te Punesimit Durrës bëri një prezantim të situatës në tregun e punës për këtë rajon, duke vënë në dukje se Rajoni i Durrësit është një rajon me tregues pozitiv në fushën e punësimit dhe domethenes për këtë është edhe niveli i papunësisë i cili arrin në 9,8%, shumë më e ulët nga niveli i papunësië në shkallë vendi i cili arrin në 13.28%. Zipas znj.Burgija kjo ka ardhur si pasojë e zhillimit që ka marrë biznesi dhe investimet në këtë zonë si dhe marrëdhënieve të bashkëpunimit që ka krijuar zyra e punës me to.
panair-durres2-10712Të pranishëm në çeljen e Panairit ishin edhe Prefekti i Qarkut Durrës Z.Genci Alizoti, Kryetarja e Qarkut Durrës Znj.Eglantina Begteshi, Kryetari i Dhomës së Tregëtisë Z.Andrea Xhavara, si dhe përfaqësues të bizneseve, institucioneve shtetërore si dhe një numër i madh të papunësh të interesuar për t’u intervistuar.
Për 850 vendet e lira të punës së prezantuara në Panair u paraqitën 1 459 kërkesa nga individë të interesuar të cilët nuk e kanë një punë apo dëshirojnë ta ndryshojnë atë.
Në vazhdimësi Zyra e Punës në Durrës do të bashkëpunojë me biznesin për plotësimin e vendeve të lira të punës me personelin më të kualifikuar.
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH