logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Tryezë për “Fuqizimi i kapaciteteve të barazisë gjinore në nivel qendror dhe vendor në Shqipëri” Print E-mail
Wednesday, 02 May 2012 14:14
Ksera dhe Volfarth: Institucionet qendrore dhe vendore të përmbushin detyrimin ligjor për emërimin e punonjësit gjinor

nenpunesit-gjinore-020512Një takim i nivelit të lartë i fokusuar tek punonjësit e barazisë gjinore ka mbledhur së bashku sot Ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Ministrin e Punës dhe Ministrin e Brendshëm, zv/ministra të Kabinetit, përfaqësues të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile.
Duke u ndalur tek rëndësia e realizmit të barazisë gjinore në shoqëri, Ambasadori Eugene Volfarth theksoi se, “gratë dhe burrat duhet të jenë në gjendje të luajnë një rol të plotë në vendimmarrje në të gjitha nivelet, se nëse gratë nuk përfshihen njëlloj në hartimin dhe zbatimin e politikave, legjislacionit dhe mekanizmave të zbatimit të tyre në çdo fazë, atëherë sistemet që dalin prej tyre nuk do të jenë plotësisht demokratike”.

Ambasadori i OSBE vlerësoi se Shqipëria po bën përpjekje të rëndësishme për ta integruar përkatësinë gjinore në të gjitha sferat e jetës publike dhe se vitet e fundit, është parë në forcim i konsedirueshëm i ligjeve dhe politikave që promovojnë barazinë gjinore. Sipas Ambasadorit Volfarth, ajo çka është arritur në fushën e barazisë gjinore ka kontribuar shumë në përmbushjen e standarteve ndërkombëtare nga kuadri ligjor i Shqipërisë.

Duke iu referuar përmbushjes së detyrimit ligjor nga e institucioneve qendrore dhe vendore për emërimin e punonjësve të barazisë gjinore, z. Volfarth deklaroi se ende një pjesë e madhe këtyre institucioneve nuk e ka përmbushur detyrimin e parashikuar në Ligjin “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri” miratuar më 2008, duke u bërë thirrje që sa më shpjet të emërohen këta punonjës me kohë të plotë.

Ministri i Punës, pas një ekspozeje të situatës së legjislacionit në vend në fushën e barazisë gjinore dhe dhunës në familje, vuri në dukje se shteti shqiptar ka marrë angazhime ligjore të rëndësishme për të luftuar diskriminimin dhe promovuar e bërë realitet barazinë gjinore.

“Nëpunësit e barazisë gjinore konsiderohen si pikë kyçe për të mbështetur integrimin e çështjeve të barazisë gjinore në politika, programe dhe plane, si dhe të monitorojnë zbatimin e angazhimeve për barazinë gjinore në nivel qendror dhe vendor”, theksoi Ministri Ksera.

“Por, sipas Ministrit Ksera, deri tani vetëm Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë emëruar një nëpunës të çështjeve të barazisë gjinore me kohë të plotë, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Ligji ‘Për barazinë gjinore’. Në pushtetin vendor aktualisht kemi nëpunës vendorë për çështjet gjinore në 65 bashkitë, në 15 prej të cilave janë ngritur zyra të posaçme për barazinë gjinore dhe dhunën në familje.”

Minstri Ksera u bëri thirrje të gjitha institucioneve që sa më shpejt të përmbushin detyrimin ligjor dhe të emërojnë punonjësit gjinorë, të cilët do të jenë një garanci më shumë për arritjen e barazisë gjinore në të gjitha institucionet dhe më tej edhe në shoqëri.
Ministri i Brendëshëm Bujar Nishani e konsideroi arritjen e barazisë gjinore si një nga objektivat më të rëndësishme jo vetëm të qeverisë, por edhe të shoqërisë dhe për këtë kërkohet angazhimi i të gjithëve. Sipas Ministrit Nishani, problemet e barazisë gjinore duhet të adresohen veçanërisht në nivel vendor pasi impakti i strukturave vendore në shoqëri është më i drejtëpërdrejtë. Ministri solli shembullin e ndryshimit pozitivisht të situatës së përfaqësimit të femrave në uniformat blu, pas miratimit të Ligjit dhe VKM përkatëse që parashikojnë marrjen e masave që garantojnë diskriminim pozitiv në përfaqësim për femrat.

Gjatë takimit të sotëm u prezantua edhe një studim analitik i situatës aktuale të ngritjes dhe funnksionimit të strukturës së barazisë gjinore në të gjitha nivelet, i realizuar nga OSBE.
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH