logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Tiranë, Çelet Panairi i Punës “Horizonte Punësimi dhe Formimi” Print E-mail
Tuesday, 01 May 2012 09:44
Njëqind biznese ofrojnë njëmijë vende të reja pune

panairi-punes-1512Me mijëra vetë, kryesisht të rinj, kanë vizituar stendat e Panairit të Punës “Horizonte Punësimi dhe Formimi” 2012 që në ditën e parë të çeljes së tij në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në mbi 100 stenda, sipërmarrjet më të mëdha dhe të sukseshme në vend si dhe universitetet dhe qendrat e formimit profesional kanë prezantuar aktivitetin e tyre si dhe mbi njëmijë vende të lira puna, kryesisht për punëkërkues të kualifikuar.

Në inagarimin e Panairit merrni pjesë Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta – z.Spiro Ksera, Ministri i Arsimit dhe Shkencës – z. Myqerem Tafaj, Drejtori i Pergjithshem i SHKP – z. Thoma Miço, Rektori i Universitetit të Tiranës – z.Dhori Kule, Presidenti i Biznes-Albania – z.Luan Bregasi, etj.

Në fjalën përshëndetëse Ministri Ksera vlerësoi angazhimin dhe gatishmërinë e pjesëmarrsve në panair, veçanërisht biznesit për të mbështetur përpjekjet e Ministrisë dhe Shërbimit Komëbëtar të Punësimit në organizimin e panaireve periodike të punës, aktivitete në të cilën ballafaqohet kërkesa dhe oferta për punë.

Ministri i Punës theksoi se Qeveria dhe Ministria që ai drejton kanë si prioritet të politikave të tyre nxitjen dhe mbështetjen për hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve sociale dhe ekonomike të punonjësve.
Sipas Ministri Ksera, tashmë pas një eksperience disavjeçare në organizimin e panaireve të punës në të gjithë vendin këto aktivitet mund të konsiderohen si “bursa të punës”, ku realizohet përputhja e kërkesës dhe ofertës për vendet e reja të punës.

Pas prerjes së shiritit të inagurimit të Panairit, të pranishmit vizituan stendat së bashku me vizitorët e shumtë dhe biseduan me punëdhnësit dhe punëkërkuesit që vizitonin stendat rreth nevojës së kualifikimit të vazhdueshëm të fuqisë punëtore në profesinonet më të kërkuara në treg.

Në tre ditët që do të qëndrojë i hapur Panairi, do të zhvillohen edhe një sërë aktivitetesh, ku ditën e dytë, më 1 Maj 2012, ora 10.30, do të organizohet Konferenca "Horizonte Punësimi dhe Formimi", në të cilin do të diskurohet rreth situatës së tregut të punës në Shqipëri dhe sfidave të tij.

Panairet e Punës organizohen çdo vit në qytet më të mëdha të vendit nga Ministria e Punës dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në bashkëpunim me biznesin.
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH