|
MPÇSSHB diskuton draftin e Planit të Masave antidiskriminim me grupet e interesit |
|
|
|
Friday, 27 April 2012 12:05 |
Zv/Ministra Kodra: Shqipëria i bashkohet sfidës globale për t’i dhënë fund diskriminimit për shkaqe të orientimit seksual dhe idenditetit gjinor
Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta pas hyrjes në fuqi të Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe me shoqatat në mbrojtje të të drejtave të personave me orientim të ndryshëm seksual, nisi punën për të hartuar një Plan Masash kundër diskriminimit të këtij komuniteti.
Sot, në ambientet e Ministrisë së Punës u organizua një tryezë me përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit, për të diskutuar rreth draftit të Planit të Masave Antidiskriminim.
Takimin e sotëm për diskutimin e draftit të Planit Antidiskrimin, zv/Ministrja e Punës, znj. Filloreta Kodra, e vlerësoi si një hap të domosdoshëm të zhvilluar në kuadër të ndërmarrjes së masave domethënës për eleminimin e diskriminimit ndaj të gjitha formave dhe të gjithë grupeve dhe personave që diskriminohen në Shqipëri.
“Shqipëria është e vendosur të respektojë dhe garantojë të drejtat themelore të njeriut dhe i është bashkuar sfidës globale për t’i dhënë fund diskriminimit për shkaqe të orientimit seksual dhe idenditetit gjinor”, theksoi znj. Kodra.
Në kuadër të zbatimit të Prioritetit të 11, në kuadër të 12 Rekomandimeve, si dhe zbatimit të Ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, MPÇSSHB në bashkëpunim organizatat që veprojnë në këtë fushë, organizmat ndërkombëtarë si dhe përfaqësues të fushës akademike ka përgatitur një Plan Masash dhe një program pune në të cilin të parashikohet rishikimi i legjislacionit dhe përputhja me dispozitat antidiskriminuese të dokumentave ndërkombëtarë dhe rekomandimeve në këtë fushë, si dhe ndërmarrja e një fushate ndërgjegjësuese.
Plani i veprimit parashikon ndërmarrjen e hapave për realizmin e analizmit dhe përmirësimit të legjislacionit, ndërgjegjësimin e publikut, përmirësimi e aksesit të grupeve vulnerabël ndaj shërbiemve, hartimin dhe zbatimin e poliikave antidiskriminim nga institucionet qendrore dhe vendore, etj.
Përfaqësuesit në takimin sotëm diskutuan rreth draftit dhe bënë propozime konkrete për përmirësimin e tij. Në ditët në vijim, pas një konsultimi përfundimtar, Plani i Masave do të marrë miratimin e strukturave përkatëse dhe do të merren masat për zbatimin e tij.
|