logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Punës Print E-mail
Tuesday, 10 April 2012 16:35
Raportojnë Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Shërbimi Social Shtetëror dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës

kkp-2012Në mbledhjen e parë për vitin 2012 të Këshillit Kombëtar të Punës u diskutuan dhe konsultuan me partnerët sociale raportet vjetore të tre institucioneve mjaft të rëndësishme, Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Shërbimit Social Shtetëror dhe Inspektoriatit Shtetëror të Punës.

Përfaqësuesit e këtyre institucioneve prezantuan përpara 27 anëtarëve të Këshillit (shtatë përfaqësues të Qeverisë, dhjetë përfaqësues të sindikatave dhe dhjetë të punëdhënësve) arritjet dhe sfidat e hasura nga to për vitin 2011 dhe objektivat për vitin 2012.

Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, njëherësh edhe Kryetar i Këshillit, z.Spiro Ksera, nënvizoi se “prioritet i Qeverisë dhe i politikave të Ministrisë së Punës është integrimi i tregut shqiptar të punës në tregun evropian, nëpërmjet informatizimit të shërbimeve si dhe forcimit të dialogut social”.

Në emër të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, z.Neshat Zeneli, bëri një pasqyrë të situatës së tregut të punës në Shqipëri dhe politikat që zbatohen nga ky institucion dhe zyrat e punësimit në të gjithë vendin për afrimin e ofertës me kërkesën në tregun e punës, informatizimin e sistemit dhe forcimin dhe modernizimin e formimit profesional (më poshtë një informacion i shkurtër me të dhënat e raportuara nga SHKP).

Drejtorja e Përgjithshme e Inspektoriatit Shtëtëror të Punës, znj. Vikrita Çuto, u ndal në situatën e marrëdhënieve të punës, informalitetit në tregun e punës dhe në punën e fëmijëve. Sipas Çutos plotësimi i kuadrit ligjor në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe fushatat sensibilizuese për informimin e punëdhënësve dhe punëmarrësve rreth tij po sjellë ndërgjegjësim më të madh të partnerëve për domosdoshmërinë e marrjes së masave paraprake për të garantuar jetën dhe shëndetin e punonjësve në vendin e punës (më poshtë një informacion i shkurtër rreth të dhënave të raportura nga Inspektoriati në KKP mbi inspektimet e kryera në subjektet private dhe publike gjatë vitit 2011).

Z. Mihal Naço, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror, u ndal në punën e bërë për modernizimin e shërbimeve ekzistuese dhe ngritjen e shërbimeve të reja për të gjitha kategoritë dhe të gjitha tipologjitë.

I – Pjesë nga raporti vjetor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit për vitin 2011

Shërbimet e Punësimit përbëhen nga: Informim mbi vendet e lira të punës, Ndërmjtesimet per punesim dhe keshillim dhe orientim për pune dhe profesional.
A) Vendet e lira të punës
Për periudhen Janar-Dhjetor 2011, janë shpallur 16,074 oferta pune, prane zyrave te punesimit.
Rajonet me oferta me te larta pune jane Tirana, me 4 353 ose 27% te totalit, Durresi me 3,082 oferta ose 19% te totalit, Fieri me 1,441 ose 9% %, Vlora me 1696 ose 10.5%, dhe Korce me 1354 ose 8.5% (pese rajonet se bashku perbejne 75% te totalit te ofertave te regjistruara).
Rajonet me më pak oferta janë Dibra e Kukesi, me rreth 400 oferta pune gjate vitit.
Profesionet qe permbanin ofertat - 40% jane per zanatçinjte, 11% per punonjes industrial dhe 22% per profesionet elementare.
B) Ndërmjetësimet:
Gjatë vitit 2011 nepermjet sherbimeve te punesimit jane punesuar 12,749 persona.
Sektoret dominante ne fushen e ofertave te regjistruara dhe punesimeve te realizuara kane qene:
  • Industria përpunuese - 4,754 punesime (1,546 në industrine e tekstileve dhe veshjeve, 1,430 ne industrine e lekureve dhe kepuceve, 1,405 në industritë e tjera),
  • Ndërtimi – 2,033 punësime,
  • Fusha e informimit dhe komunikimit – 1,450 persona,
  • Fusha e shërbimeve te tjera – 1,143 persona,
  • Tregëtia me shumicë dhe pakicë – 1,000 persona.
Në fund të dhjetorit 2011, jane të regjistruar 143 002 punëkërkues të papunë.
Kërkesa (Klientët punëkërkues)
Sipas grupmoshave vemë re se:
  • 15.6% punëkërkues të papunë janë të grupmoshës deri në 25 vjeç,
  • 22.9% janë të grupmoshës 25-34 vjeç,
  • 26.7% janë të grupmoshës 35-45 vjeç
  • 34.6% jane të grupmoshës mbi 45 vjeç.
Krahasuar me vitin 2010, është ulur numri i punëkërkuesve të grupmoshës deri në 25 vjeç me 1.1%. Arsye kryesore e kësaj uljeje është fakti se kjo është dhe kategoria që kërkohet më shumë në tregun e punës, si dhe vihet re një tendence në rritje të numrit të punëkërkuesve mbi 45 vjeç me 1.4%. Kjo, për shkak të vështirësive që ekzistojnë për punësimin e tyre.

Sipas nivelit arsimor:
  • 54,6% e punëkerkuesve të papunë janë me arsim më pak se fillor, fillor, 9 vjecar;
  • 28.8% me arsim të mesëm profesional;
  • 12,7% me arsim të mesëm të përgjithshëm;
  • 3,7% me arsim të lartë (numri i tyre është rritur në krahasim me vitin 2010 me 0,2%)
Sipas Profesioneve - profesionet dominuese të punëkërkuesve të regjistruar janë:
  • 51.4% janë punëkërkues të profesioneve elementare (rreth 32.3% prej tyre janë punëtorë të bujqësisë);
  • 18.8% janë zejtarë dhe zanatcinj (të ndërtimit, karpentier, të shtypshkronjave, elektro-teknikët, punëtore të përpunimit të ushqimit, drurit, tekstileve);
  • 7.3% janë punonjës në industri (në miniera, montues, drejtues automjeti, punëtor të makinave industriale);
  • 6.1% janë punëkërkues me profesion “shitës dhe shërbime personale dhe të mbrojtjes”;
  • 5.2% janë punëkërkues me profesion punonjës të kualifikuar të bujqësisë dhe peshkimit;
  • 4.4% janë teknikë dhe specialistë të mesëm;
  • 3.6% janë specialist me arsim të lartë;
  • 1.8% të totalit të punëkërkuesve të regjistruar janë nëpunës;
  • 0.9% të totalit të punëkërkuesve të regjistruar janë oficerë të forcave të armatosura. Janë të regjistruar dhe 80 punëkërkues me profesionin menaxher.
Vleresim mbi ofertat e punesimit per periudhen Janar-Dhjetor 2012
Për 2011 janë vënë në dispozicion të punëkërkuesve të papunë 16 074 oferta pune. Në disa rajone ka patur rritje të lehtë të ofertave të punës, Dibër (me 53), Fier (me 71), Gjirokastër (156), Shkodër (me 22).
Ofertat e vendeve të lira të punës të shpallura në zyrat e punës, sipas grupeve listes kombetare te profesioneve paraqiten si me poshte:
  1. 40% e totalit të ofertave (6,468 oferta) ishin për zejtarë, zanatcinj dhe profesione të lidhura me to;
  2. 10.3% të totalit të ofertave (1,665 oferta) ishin për punonjës në Industri;
  3. 21.9% të totalit të ofertave (3,536 oferta) ishin për profesione elementare;
  4. 8.7% (ose 1,408 oferta) e totalit të ofertave të mbledhura, ishin për specialistë me arsim të lartë;
  5. 8.6% (ose 1,383 oferta) e totalit të ofertave ishin për teknike dhe specialistë të mesëm ;
  6. 3.3% (ose 535 oferta) e totalit të ofertave ishin për nëpunës;
  7. 6% të ofertave (970 oferta) ishin për punonjës të shitjeve dhe shërbimeve;
  8. 0.2% e totalit të ofertave (47 oferta) janë për punëtorë të kualifikuar të bujqësisë dhe peshkimit.

II – Raport vjetor i Inspektoriatit Shtetëror të Punës për vitin 2011

Gjatë  vitit  2011, Inspektoriati Shtetëror i Punës ka kryer 14, 028  inspektime.

Të dhëna kryesore për inspektimet e kryera gjatë vitit 2011
  • Subjekte të inspektuara 14,028
  • Subjekte private të inspektuara 13956
  • Punëmarrës të evidentuar në sektorin privat 137447
  • Mesatare pun/subj private 9.8  pun/sub
  • Punëmarrës pa kontratë individuale 11317 ose 8.2%
  • Të rinj të punësuar nën 18 vjeç 280
  • Subjekte te inspektuara për motiv ankese 46
  • Punëmarrës të pa deklaruar në tatime 1470
  • Nr. Inspektimeve pas orës 22  -  184
  • Subjekte te inspektuara nxitje punesimi 131
  • Punëmarrës të huaj 1156
Numri i inspektimeve të ndara sipas llojit të aktiviteteve ekonomike
  • Bujqësi, pyje, peshkim 127
  • Miniera, kariera 144
  • Ndërmarrje Prodhuese 1964
  • Elekrticitet, gaz, ujë 69
  • Tregeti, hotel-bar-restorante 7330
  • Ndertim 1472
  • Transport, magazinim, telekomunikacion 145
  • Finance, sherbime te sigurimeve 702
  • Aktivitete te tjera 2075
Punëmarrës pa kontratë pune individuale  10,466 ose 7.6% e punmarrësve
E shprehur në përqindje rezulton se:
  • Në subjekte private te inspektuara për here te parë nga ISHP, 15.5% e punëmarrësve janë evidentuar pa kontrata pune individuale.
  • Ndërsa në subjektet e inspektuara jo për herë të parë nga ISHP rezulton se vetëm  4.7% e punojesve janë pa kontrata pune individuale.
Punëmarrës të padeklaruar në Zyrat e Punës - 8032 punëmarrës ose 5.8% e punëmarrësve
Numri më i madh i punëmarrësve të padeklaruar është evidentuar në subjektet e inspektuara për here të parë.
Punëmarrës të pasiguruar 1434 ose 1.1% e punëmarrësve
Numri më i madh i punëmarresve te pasiguruar është evidentuar ne subjektet e inspektuara per here te pare. Keshtu ne subjektet e inspektura per here te pare jane 888  punemarres te pasiguruar, ose 2.4% e punemarresve te evidentuar ne keto subjekte.

Të dhëna mbi punën e fëmijëve të evidentuar nga inspektimet e kryera gjatë Vitit 2011

Në bazë të inspektimeve të ISHP-së për vitin 2011 rezulton se janë të punësuar në total 280 fëmijë, respektivisht të moshës:
  • 16 vjeç 71 fëmijë. 25 %
  • 17 vjeç 166 fëmijë. 60 %
  • 18 vjeç 43 fëmijë. 15 %
Nga inspektimet e kryera rezulton se  fëmijët  janë punësuar në subjektet me aktivitet :
Ndërmarrje prodhuese 195
Ku:   
  • Përpunim peshku  77
    Prodhim këpucësh 62
    Konfeksione 56
  • Ndërtim 2
  • Tregti me shumicë dhe pakicë H-B-R 20
  • Aktivitete të tjera 59
  • Transport, telekomunikacion 4
Fëmijë të evidentuar me apo pa Ekzaminim mjekësor:
Me ekzaminim mjekësor 254 fëmijë,    ose     90.7 % e fëmijëve
Pa ekzaminim mjekësor 26 fëmijë

Për Vitin 2011 rezultojne :
Fëmijë të siguruar  240, 85.7 % e fëmijëve.
Fëmijë të pa siguruar 40    

Fëmijë të evidentuar me apo Autorizimin e  ISHP-së
:
Pa autorizim 25 ose 9% e fëmijëve.
Me autorizim 255

Numri i subjekteve që punojnë me substanca të rrezikshme:
Gjatë vitit 2011 janë evidentuar në total 31,098 punëmarrës që punojnë në vende pune të rrezikshme, por nuk janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj substancave të rrezikshme. Në 194 subjekte,1,892 punëmarrës janë të ekspozuar direkt ndaj substancave të rrezikshme.

Të dhëna për aksidente në punë
Gjatë  vitit 2011 janë rregjistruar 126 të aksidentuar në punë, nga të cilët 26 kanë përfunduar me humbjen e jetës.


Duke i klasifikuar aksidentet sipas llojit të aktivitetit, rezulton se për vitin 2011, sektorët më të prekur janë:
  • Sektori Ndërmarrjeve Prodhuese  ka 21.4% të aksidentuarve, ku shkaqet kryesore janë dëmtime në makineri, rënia nën tension, rrëzim  etj.
  • Sektori Miniera, Karriera, ka 21.4 % të aksidentuarve, ku shkaqet kryesore janë shembje materiali, shpërthime gazi,  etj.
  • Sektori Ndërtimit  ka 13% të aksidentuarve, ku shkaqet kryesore rezultojne rënia nga lartësia si dhe goditje nga sende të ndryshme.
  • Sektori Elektricitet, Gaz, Ujë,  ka 13% të aksidentuarve.
    Shkak kryesor i ndodhjes së aksidenteve në këtë sektor rezulton rënia nën tension.
  • Aktivitete te tjera, ka 14.2 % të aksidentuarve.
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH