logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministri i Punës takime intensive me përfaqësues të OKB dhe ODIHR Print E-mail
Wednesday, 28 March 2012 16:21
Ksera: Të hapur të bashkëpunojmë për realizmin e projekteve që përmirësojnë kushtet e jetesës së komuniteve vulnerabël

takim-okb-odihr-28-3-12Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z.Spiro Ksera, priti në një takim Drejtoren Rajonale të Projektit të ODIHR për integrimin e komunitetit rom, znj.Judith Kiers, dhe Këshilltarin e Lartë të OSBE për Çështjet Rome, z.Andrzej Mirga,  me të cilët ndau mendimin se integrimi i komunitetit rom është detyrë dhe përgjegjësi e çdo shoqërie dhe Qeverie.

Ministri Ksera theksoi se “çështja rome tashmë është në krye të axhendës së Qeverisë dhe me angazhimin personal të Kryeministrit Berisha institucionet përgjegjëse po punojnë jo vetem për hartimin e planeve të veprimit, por edhe për marrjen e masave për zbatimin e tyre, në mënyrë që gjendja dhe statusi i këtij komuniteti të ndryshojë në një kohë sa më të shkurtër”.

“Ministria e Punës kohët e fundit është angazhuar në ngritjen e të parës qendër kombëtare multidisiplinare për trajtimin e problemeve të këtij komuniteti, model që në vitet në vijim do të shtrihet në të gjitha qarqet”, u shpreh Ministri i Punës, i cili theksoi se ky projekt do të jetësohet falë fondeve nga buxheti i shtetit si dhe mbështetjes së donatorëve që veprojnë në këtë fushë.

Znj. Kiers e njohu Ministrin me projektin rajonal që po implementohet nga ODIHR, me mbështetjen financiare të BE, dhe që synon mbështetjen e komunitetit rom veçanërisht  për regjistrim, arsim dhe punësim.  “Bashkëpunimi mes strukturave të vendeve të Rajonit për të shkëmbyer ide dhe eksperienca në fushën e politikave për mbështetjen e komunitetit rom janë shumë të rëndësishme ,veçanërisht në stadin në të cilin ndodhen këto vende në raport me integrimin evropian”, deklaroi Kiers duke iu referuar projektit.

Ministri siguroi në mbështetjen e plotë të institucioneve shqiptare për realizmin me sukses të këij projekti dhe çdo projekti që synon të mbështesë integrimin e komunitetit rom në shoqëri.

Po sot, Ministri i Punës u takua dhe bisedoi edhe me përfaqësuesen e PNUD në Shqipëri, znj. Zinep Touimi-Benjellou . Në qendër të takimit ishte bashkëpunimi për realizmin e objektivave të Qeverisë në fushën e barazisë gjinore dhe garantimit të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve vulnerabël, si romët, gratë e dhunuara, fëmijët, romët.
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH