


| Ministri Ksera takim me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale |
|
|
| Tuesday, 20 March 2012 15:23 |
|
Ministri i Punës: Po përgatitet projekt-ligji “Për statusin e Punonjësit Social” I ftuar në një bashkëbisedim në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës Sociale, ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, s.Spiro Ksera ka bashkëbiseduar dhe ndarë me pedagogët dhe studentët e këtij fakulteti prioritetet e politikave sociale të Qeverisë. Pas nënshrkimit të marrëveshjes mes Fakultetit dhe Ministrisë, falë të cilës bëhet e mundur që të gjithë studentët të kryejnë praktikat profesionale pranë Ministrisë së Punës dhe institucioneve të saj si dhe në shërbimet publike dhe jopublike, Ministri Ksera i informoi pjesëmarrësit në takimin e mbajtur në amblientet e Fakultetit për inisiativën e ndërmarrë për hartimin e një projekt-ligji “Për statusin e Punonjësit Social”. Në takim morën pjesë edhe deputetja e Partisë Socialiste dhe anëtare e Komisionit Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, njëherësh edhe pedagoge pranë këtij fakulteti - znj Eglantina Gjermeni, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale – z.Theodhori Karai, Shefi i Departamentit të Punës Socale – z. Edmond Dragoti. Më poshtë fjala e plotë e Ministrit Ksera: Hapin e parë të bashkepunimit me Fakultetin e Shkencave Sociale e kemi realizuar me nënshkrimin e një Marrëveshjeje, e cila u mundëson studenteve të kryejnë praktikat profesionale ne institucionet tona, rezidenciale dhe komunitare publike dhe jopublike, ne zyrat rajonale te sherbimeve sociale dhe ndihmes ekonomike si dhe strukturave territoriale. Institucionalizimi i këtyre marredhenieve ka sherbyer per te njohur me mire sistemin e sherbimeve sociale nga studentet e Punes Sociale, per t’u njohur me mire me kategorite e perfituesve dhe sherbimet qe ofrohen. Njohja e ketij sistemi eshte mjaft i rendesishem per studentet, pasi ata do te jene brezi i ardhshem i punonjesve sociale, sociologeve dhe psikologeve ne qendrat tona. Ky sistem ka rinovuar ndjeshëm numrin e punonjesve te cilet kane formim social akademik dhe ne 90% te institucioneve tona roli i punonjesit social dhe psikologut eshte vleresuar si paresor dhe thelbesor dhe punesimi i tyre ka patur prioritet primar. Është shumë e rëndësishme qe sherbimet sociale te kuptohen nga studentet dhe pedagoget jo vetem si punesim apo vend pune, por edhe si nje mundësi për të ofruar sherbim vullnetar primar, për të kontribuar në krijimin e nje sistemi vullnetar te ofrimit te sherbimeve sociale. Sic, e permenda me siper, Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka ndërmarrë një reformë të madhe në drejtim të shërbimeve sociale. Reforma mbështetet në dy shtylla kryesore: decentralizimi i shërbimeve dhe rritje e përshpejtuar e rolit dhe përgjegjësisë së pushtetit vendor, krahas procesit te deinstitucionalizimit te shërbimeve sociale. Në zbatim të reformës u miratuan standardet e shërbimeve të kujdestarisë, si alternativë e re që do të zhvillohet me sukses kundër institucionailizimit të fëmijëve. Një ndër inisiativat e Reformimit të Shërbimeve Sociale është hartimi i projekt-ligjit “Për statusin e Punonjësit Social”, i cili ka lindur si domosdoshmëri e trendit të problemeve shoqërore të lindura gjatë periudhës së dmokracisë. Objektivat e Politikave Kombëtare të përkujdesjes shoqërore në Shqipëri mbështeten nga Buxheti i shtetit, i cili nga viti në vit ka akorduar fonde më të mëdha, duke bërë të mundur ndërtimit e një sistemi pagesash e shërbimesh cilësore që garantojnë plotësimin e nevojave bazike për grupet dhe individët në nevojë, zbutjen e varfërisë dhe përjashtimin social. * Përmirësimet ligjore në fushën e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore kanë konsistuar në përfshirjen e grupeve të reja përfituese në skemën e Ndihmës Ekonomike, përcaktimin e kritereve që bazohen në një sistem vlerësimi të bazuar në nevoja për të gjitha kategorite në nevojë, ku perzgjedhja e përfituesëve në skemën e Ndihmës ekonomike do të jetë më cilësor bazuar në sistem bashkohor të dixhitalizuar. * Përmirësimi i shërbimeve aktuale dhe ngritja e shërbimeve të reja për të gjitha grupet e përfituesve është në qendër të politikave tona edhe për vitin 2012. Rikonstruksioni i institucioneve publike të përkujdesit është prioritar në buxhetin e 2012, pasi rritja e cilësisë së shërbimeve në qendrat sociale publike është objektiv i rëndësishëm i yni. Me fondet e parashikuara në Buxhet gjatë këtij viti do të mbulohen: - Rikonstruksioni i Qendrës Pritëse të Viktimave të Trafikimit, i cili do të bëjë realitet synimin tonë për ngritjen e një shërbimi të ri që merr përsipër trajtimin psiko-social të fëmijëve të pashoqëruar, të shfrytëzuar për lypje ose në rrezik trafikimi. - Rikonstruksioni i Shtëpisë së Fëmijës, “Zyber Hallulli” dhe kthimi i saj në shërbim të tipit ‘shtëpi-familje’. - Rikonstruksioni i Shtëpisë së të Moshuarve Tiranë. * Gjithashtu, vlerësimi i politikave dhe legjislacionit të mbrojtes sociale në drejtim të aftësisë së kufizuar bëri të mundur të arrinim në konkluzionin se hartimi i një ligji për përshirjen dhe aseksueshmërine e personave me aftesi të kufizuar do të garantojë mundësi të barabarta për të gjithe ata dhe do t’u mundësojë jetesë dhe vendimarrje të pavaruar me synim garantimin e jetes ne komunitet. Pas nënshkrimit të Konventës së OKB “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”, Qeveria ka hartuar plan pune 3-vjeçar deri në ratifikimin e saj, i cili përfshin përmirësimin e legjislacionit. Në këtë kuadër, Ministria po punon për hartimin e projektligjit integral “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”, i cili do të mundësojë garantimin e çdo të drejte për të gjitha kategoritë e aftësisë së kufizuar. Pagesat për aftësinë e kufizuar janë rritur nga viti në vit, si pasojë e rritjes së fondit të akorduar nga buxheti i shtetit dhe Vendimeve të njëpasnjëshme për rritje të pagesave dhe përfitimeve. * Nxitja dhe promovimi i barazisë gjinore, si dhe parandalimi i dhunës në familje, kanë patur vëmendjen maksimale të Qeverisë. Vitet e fundit Qeveria shqiptare ka marrë angazhime ligjore të rëndësishme ndërkombëtare dhe kombëtare për të luftuar diskriminimin dhe promovuar e bërë realitet barazinë gjinore. Shqipëria ka avancuar në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave në përputhje me rekomandimet e Opinionit të Komisionit Europian, fokusuar tek te drejtat e njeriut, mbrojtja e të drejtave të personave me orientim të ndryshëm seksual dhe identitet gjinor. Nga viti 2007 ka filluar ngritja e strukturave të reja për t’i ardhur në ndihmë viktimave të dhunës në familje, duke krijuar rrjetin e insitucioneve shtetërore që veprojnë në mënyrë të koordinuar për t’i ardhur në ndihmë viktimave të dhunës në familje. Për të mbështetur viktimat e dhunës në familje një vit më parë u mundësua ngritja dhe vënia në funksionim e Qendrës së parë Kombëtare për viktimat e dhunës në familje. Kemi një avancim të denoncimit të dhunës në kuadër të procesit gjyqësor civil, në zbatim të ligjit, por mekanizmi më i mirë jo vetëm për të parandaluar, por edhe ndëshkuar këtë fenomen shqetësues është dënimi i dhunës nëpërmjet proçesit penal. Me ndryshimet më të fundit te Ligjit “Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore”, për herë të parë si kategori perfituese e ndihmes ekonomike u parashikuan edhe viktimat e trafikimit pas daljes nga institucionet e përkujdesit. * Komuniteti rom dhe përmirësimin i jetesës së tij është prioritet i politikave të Qeverisë. Ministria e Punës i mbështet romët nëpërmjet ofrimit të formimit profesional falas në qendrat publike të formimit profesional, si dhe trajtimit me prioritet në programet e nxitjes së punësimit. Rreth 1500 familje Rome trajtohen me ndihme ekonomike, me një fond prej 6.2 milion lekë. Shqetësim sigurisht që mbeten fëmijët e rrugës ku një numër i konsiderueshëm i përkasin komunitetit rom. Për evidentimin e tyre, me qëllim parandalimin e rasteve të trafikimit të të miturve dhe shfrytëzimin e tyre, në bashkëpunim me Drejtoritë e Policisë dhe njësitë vendore po identifikohen fëmijët që lypin dhe po merren masat për vlerësimin e situatës së tyre social-ekonomike me qëllim mbështetjen e familjeve nga programet e mbrojtjes sociale. Tashmë Shqipëria është anëtare në Deklaratën “Dekada e Romëve” dhe po punohet për garantimin e një jetese pa diskriminim dhe në dinjitet të plotë në Shqipëri të këtij komuniteti. Sigurisht që sfidat janë të mëdha. * Në programin e Qeverisë së Shqipërisë 2009-2013 nënvizohet angazhimi për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, si një nga objektivat e rëndësisë së veçantë, e cila është shprehur me thellimin e reformës legjislative dhe institucionale, për të krijuar një mjedis mbrojtës dhe gjithëpërfshirës për fëmijët. Kjo reformë ka kulmuar me miratimin e Ligjit “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës” në vitin 2010 dhe me krijimin e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, institucion në varësi të MPÇSSHB që monitoron respektimin e të drejtave të fëmijëve në vend. Në zbatim të Ligji po punohet për ngritjen dhe forcimin e Sistemi i Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve duke filluar nga struktura qendrore deri dhe ato vendor. Një javë më parë u miratua “Plani i Veprimit për Fëmijë 2012-2015”, dokument i cili përmbush një nga detyrimet e rekomandimit 11 të BE-së, në përmbushje të detyrimeve të shtetit shqiptar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Plani i Veprimit për Fëmijë 2012- 2015 synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm qeveritarë (qendrorë e lokalë), donatorëve, shoqërisë civile dhe komunitetit, për të marrë vendime të orientuara për të garantuar respektimin e të drejtave të fëmijëve. Rishikimi i skemës së mbështetjes me ndihmë ekonomike është tregues domethënës se mbrojtja e fëmijëve nga varfëria dhe përjashtimi social është në qendër të politikave të kësaj Qeverie. Nga skema e përfitimit të ndihmës ekonomike tani përfitojnë edhe fëmijët jetimë dhe kryefamiljarë. Zgjodha këtu t’ju prezantoj disa elemente të reformave që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren në fushën e politikave sociale nga Qeveria, të cilat synojnë mbrojtje më të mirë të çdo individi dhe mbështetje për çdo individ dhe kategori në nevojë. Kontributi juaj në këtë fushë është i mirëpritur dhe tepër i vlefshëm. Faleminderit dhe gëzuar Ditën tuaj! |