logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Këshilli i Ministrave miraton Vendimin që mbështet me ndihmë ekonomike jetimët dhe viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare Print E-mail
Tuesday, 07 February 2012 17:56
Rritet masa e përfitimit për familjet e varfra

Ndryshimi i ligjit “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, në vitin 2011 i hapi rrugë zgjerimit të kategorive dhe individëve të cilët mbështeten nga programet sociale. Kështu tashmë me ndryshimet ligjore dhe pas miratimit të Vendimit në zbatim të Ligjit sot nga Këshilli i Ministrave me ndihmë ekonomike do të mbështeten edhe jetimët dhe viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare.

Vendimi i miratuar sot parashikon që mbështetja për dy kategoritë e mësipërme të jetë në masën 3.000 lekë në muaj.

Në vijim të masave të marra nga Policia e Shtetit në zbatim të Ligjit “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, vlerësohet se gjatë periudhës Janar-Shtator 2011, janë evidentuar dhe trajtuar nga strukturat e policisë 700 raste të dhunës në familje.

Bazuar në këto të dhëna parashikohet që efekti financiar për mbështetjen me ndihmë ekonomke të viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare të jetë 25.2 milion leke për vitin 2012.

Projektvendimi parashikon mbështetjen e jetimëve, të cilet nuk janë në institucione, por jetojnë  pranë të afërmëve të tyre. Për këta fëmijë propozohet të marrin ndihmë ekonomike në masën 3.000 lekë në muaj, kjo për faktin se në kuadër të deinstitucionalizimit të shërbimeve për fëmijët, prioritet po i jepet qëndrimit të tyre sa më pranë familjeve biologjike që mund të jetë të afërmit e tyre duke u shoqëruar edhe me të ardhur si ndihmë ekonomike.

Kjo ndihmë ekonomike do të vazhdojë të jepet deri në punësimin e tyre. Gëzojnë Statusin e Jetimit 1300 fëmijë nga të cilët 350 janë të moshës mbi 18 vjeç dhe përfitojnë ndihme ekonomike dhe do të përfshihen  rreth 1.000 persona me një efekt prej 36 milion lekë për vitin 2012.

Gjithashtu, në projektvendim eshte propozuar rritja e kufirit te përfitimit të ndihmës ekonomike e cila shkon në 8.000 lekë në muaj, e cila favorizon mbështetjen e familjes me shumë anëtar ku përfshihen edhe familjet rome.

Efektet nga zbatimi i këtij vendimi fillojnë nga 1 Shkurti i vitit 2012.
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH