


| Durrës: Shërbim Punësimi për të Rinjtë pranë Zyrës së Punësimit |
|
|
| Wednesday, 07 December 2011 16:02 |
|
Bitro: Shërbimi do të rrisë punësimin e të rinjve Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Durrës, më 7 Dhjetor 2011, promovoi fillimin e funksionimit të Shërbimit të Punësimit të të Rinjve (ShPR) pranë Zyrës së Punësimit Durrës. Themelimi i qendrave të punësimit dhe këshillimit u përgjigjet prioriteteve kombëtare të Qeverisë të parashtruara në Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Rininë, ku parashikohet krijimi i një rrjeti qendrash rinore multi-funksionale në të gjithë prefekturat e vendit. Për këtë qëllim, UNICEF - në kuadër të Programit të Punësimit dhe Migrimit të Rinisë (YEM), që mundësoi ngritjen e ShPR në Shkodër dhe Kukës - me kërkesë të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta mbështeti rritjen dhe forcimin e shërbimeve egzistuese të punësimit në Fier, Durrës dhe Elbasan. ShPR/YES është krijuar për të qenë zhvillues dhe edukues si për individin ashtu edhe për komunitetin. ShPR/YES ofron njohuri, informacion dhe aftësi. Komponentë të rëndësishëm janë krijimi i rrjeteve dhe organizimi i veprimtarive për komunitetin. Vëmendje e veçantë i jepet përkufizimit të punës që është e dëmshme për shëndetin dhe zhvillimin normal të të rinjve, si dhe kufizimeve për shkak të moshës dhe kalimit nga punësimi jo-formal në atë formal. Shërbimi i Punësimit të të Rinjve siguron:
Në promovimin e këtij shërbimi të ri morën pjesë dhe përshëndetën edhe përfaqësues të UNICEF, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, përfaqësuesit më të lartë të Qarkut Durrës. Drejtori i Kabinetit të Ministrit të Punës, z.Kleves Bitro, theksoi rëndësinë e këtij shërbimi dhe ndikimin e tij në rritjen e punësimit të të rinjve dhe garantimit të punës së denjë për ta. |