|
Në Durrës mbahet Konferenca e Rajonale e ekspertëve ligjore të legjislacionit të punës |
|
|
|
Wednesday, 08 September 2010 20:36 |
Bashkëpunim Rajonal për përmirësimin e legjislacionit të punës në përputhje me standartet ndërkombëtare
Legjislacioni i punës mbi bisedimet kolektive në sektorin publik dhe privat në vendet e Rajonit dhe bashkëpunimi për përmirësimin e tij në përputhje me standartete ndërkombëtare ishte tema kryesore e diskutuar në dy ditët e Konferencës Rajonale të organizuar nga ILO – Organizata Ndërkombëtare e Punës, në qytetin e Durrësit.
Në këtë Konferencë morën pjesë ekspertë ligjorë, përfaqësues të ministrive të punës së vendeve të Rajonit, të cilët diskutuan rreth situatës aktuale të legjislacionit dhe praktikës në secilin vend për bisedimet dhe kontratat kolektive si dhe rreth domosdoshmërisë së rritjes së bashkëpunimit rajonal me qëllim përmirësimin e situatës dhe arritjen e standarteve ndërkombëtare, një hap i domosdoshëm në procesin e integrimit të vendeve të rajonit në familjen evropiane.
Duke e marrë fjalën në Konferencën e Shtatë Rajonale, Drejtori i Përgjithshëm i Politikave në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ilir Ibrahimi, theksoi “aktivitete të tilla janë të dobishme, pasi shkëmbimi i informacionit dhe pikëpamjeve mbi legjislacionin dhe praktikën mbi bisedimet kolektive dhe ballafaqimi i tyre me standartet ndërkombëtare do t’i shërbejë përmirësimit dhe përqasjes së tyre me standartet ndërkombëtare dhe praktikat më të përparuara demokratike”.
Kjo është Konferenca e shtatë dhe në cdo konferencw janë diskutuar fusha specifike që mbulohen nga legjislacioni i punës.
Në të shtata Konferencat kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Punës së Shqipërisë, të cilët kanë sjellë eksperiencën shqiptare dhe e kanë vënë theksin në rëndësinë e shkëmbimit të eskperiencave dhe në domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mes vendeve të Rajonit për përmirësimin e legjislacinit të punës në përputhje ne standartet ndërkombëtare. |