|
Ministri Ksera pret homologun turk, Omer Dinçer |
|
|
|
Tuesday, 24 August 2010 16:07 |
Diskutohet bashkëpunimi në fushën e formimit profesional mes dy vendeve
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, priti në një takim Ministrin i Sigurisë Sociale të Turqisë, z. Omer Dinçer. Në qendër të këtij takimi ishte bashkëpunimi dypalësh mes Ministrive homologe në fushën e formimit profesional.
Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se bashkëpunimi i vendeve të rajonit në të gjitha fushat do t’i shërbejë zhvillimit dhe integrimit të përbashkët të këtyre vendeve në familjen evropiane.
Ministri Dinçer e ftoi Ministrin shqiptar të Punës për një vizitë zyrtare në Turqi, gjatë të cilës do të negociohen dhe nënshkruhen marrëveshjeje dypalëshe bashkëpunimi mes dy ministrive në fushat që ato mbulojnë, ftesë e cila u mirëprit nga Ministri Ksera.
|