mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Raportimi i Shqipërisë në Sesionin e 46 të Komitetit për Eleminimin e Diskriminimit ndaj Grave, në OKB Print E-mail
Tuesday, 03 August 2010 00:00
Kodra: Qeveria shqiptare i ka konsideruar të drejtat e grave si pjesë integrale e të drejtave të njeriut

logo-mpcsshb-news“Shqipëria ka arritur progres në fushën e hartimit të legjislacionit për barazinë gjinore dhe dhunës në familje, ngritjen e strukturave përgjegjëse si dhe janë marrë masa pozitive për përparimin e grave në fushat e punësimit, arsimimit, shëndetësisë”, u shpreh sot Zv/Ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, znj.Filloreta Kodra.

Znj.Kodra këtë deklarim e ka bërë sot gjatë një takimi me gazetarët, ku dha një informacion të detajuar rreth Raportimit të Shqipërisë në OKB për zbatimin e Konventës CEDAW. 

Në datat 12-30 korrik 2010, në selinë e OKB në Nju Jork, u mbajt Sesioni i 46 i Komitetit për Eleminimin e Diskriminimit ndaj Grave, në të cilin shtatë vende (mes të cilave Shqipëria, Australia, Rusia, Turqia) kanë raportuar përpara 23 ekspertëve të OKB rreth masave legjislative, administrative dhe gjyqësore të ndërmarra nga qeveritë përkatëse për përmirësimin e statusit të grave në këto vende, në përputhje me Konventën CEDAW (Konventa për Eleminimin e Diskriminimit ndaj Grave).
Shqipëria e ka rafikuar Konventën e OKB (CEDAW) në vitin 1993 dhe ky ishte raporti i tretë.

Delegacioni shqiptar, që mbrojti Raportin para eksperteve të OKB kryesohej nga Zv/Ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Filloreta Kodra, e cila deklaroi t se, gjatë raportimit u nënvizua se "Qeveria shqiptare i ka konsideruar të drejtat e grave si pjesë integrale e të drejtave të njeriut dhe ka ratifikuar dokumentat më të rëndësishme ndërkombëtare, duke synuar vendosjen e standarteve të barazise gjinore sipas kërkesave dhe rekomandimeve të këtyre dokumentave".

Zv/Ministrja Kodra sqaroi se “gjatë raportimit, delegacioni shqiptar i informoi ekspertët rreth progresit të bërë në këto vite (2003-2009) në hartimin e legjislacionit të ri dhe specifik për barazinë gjinore dhe marrjen e masave të posacme për arritjen e barazisë gjinore në shoqeri, të tilla si: aplikimi i kuotës neutrale gjinore në masen 30% gjatë zgjedhjeve për Kuvendin; në programet për nxitjen e punësimit të punëkërkueseve femra, aplikuar nga Ministria e Punës; në programet e formimit profesional falas për gratë në nevojë; udhëzimet e Minisrisë së Arsimit për rritjen e përfaqësimit të grave në sistemin e menaxhimit dhe drejtimit në shkolla”.

Duke u ndalur në pyetjet që bënë ekspertët e OKB rreth zbatimin e neneve 7-9 të Konventës, të cilat kanë të bëjnë me pjesmarrjen e grave në jetën politike dhe publike, znj. Kodra vuri në dukje se u vlerësua pozitiv miratimi i Ligjit për Barazi Gjinore dhe vendosja e kuotës 30% si dhe miratimi i kësaj kuote në Kodin Zgjedhor. 


Sipas Kryetares së delegacionit, interesimit të ekspertëve rreth statistika për realizimin e kuotës, iu sqarua se kuota 30% u respektua, pasi kjo ishte një kuotë e vendosur për listat e kandidatëve dhe se “aplikimi i kuotës solli dyfishimin e grave në Kuvend nga 7% në 2005 në 16,4 % në 2009”.

Ekspertët treguan interes rreth përqindjes së pjesëmarrjes së grave në sistemin e drejtësisë dhe diplomacisë, u shpreh Kodra. Në përgjigje të këtij interesimi delegacioni shqiptar informoi ekspertët se vetëm muajin e fundit janë emëruar 5 zonja ambasadore.
Ne raportuam se “në Këshillin e Lartë të Drejtësisë 21,4 për qind janë femra, dhe gjithashtu kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Prokurori i Përgjithshëm janë femra”, deklaroi zv/Ministrja. “Po ashtu, anëtare të Gjykatës së Lartë janë 42,8 për qind, antarë të Gjykatës Kushtetuese 12,5 për qind; gjyqtare 32 përqind gjyqtare, ndërsa kryetare gjykatash janë 25% (dhjetori 2009)”, që sipas Zv’Ministres Kodra janë tregues së vëmendjes së treguar për rritjen e përfaqësimit të grave në të gjithë sektorët dhe nivelet.

“Gjatë raportimit u kërkuan dhe u dhanë statistika lidhur me numrin e grave në sistemin arsimor. Kështu, delegacioni shqiptar informoi se ‘Në Universitete stafi akademik përbëhet nga 43,6% femra përkundrejt 56.4% meshkuj. Ndërkaq gra me grada shkencore janë 38% (për vitin 2008). Nga 10 rektorë asnjë nuk është grua, zv/rektore nga 10 janë 3 gra ose 23%, ndërsa në nivelin e dekanëve gra janë 11 ose 27%  e kësaj kategorie’”, sqaroi Kodra.
Po ashtu, zv/Ministrja e Punës bëri me dije edhe nismat që po ndërmerren për përmirësime ligjore të cilat parashikojnë që viktimat e dhunës në familje gjatë proceseve gjyqësore të trajtohen falas si dhe penalizmin e fenomenit të dhunës në familje.

Ekspertët e OKB shqyrtojnë raportin Zytar për CEDAW si dhe një Raport hije te prezantuar nga eskpertet e pavarur të shoqërisë civile të vendit që raporton.
Pas përfundimit të raportimit, pritet që grupi i ekspertëve të OKB të prezantojë nje raport rreth zbatimit të konventës nga vendet raportuese si dhe rekormandimet përkatëse për marrjen e masave konkrete për realizmin e atyre detyrimeve që nuk janë permbushur.
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website