|
Alma Marku, Drejtore e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen në MPÇSSHB deklaron ngritjen e Qendrës Kombëtare për Rehabilitimin e Viktimave të Dhunës në Familje |
|
|
|
Thursday, 29 July 2010 15:38 |
Marku: Njësitë vendore të marrin masat për ngritjen e qendrave në të gjithë vendin
Tani, Shqipëria ka edhe një Qendër Kombëtare për Rehabilitimin e Viktimave të Dhunës në Familje, nisma e parë shtetërore kjo për nga lloji i shërbimeve që i ofrohet kësaj kategorie, pas plotësimit të bazës ligjore, ngritjes së strukturave, trajnimin e tyre ndaj fenomenit të dhunës në familje dhe ofrimit të asistencës për viktimat.
Qendra është parashikuar të ofrojë për viktimat në marrëdhëniet familjare shërbime këshillimi, psikosociale, programe rehabilitimi, asistencë mjekësore e juridike, në përputhje me standartet e Këshillit të Evropës si dhe do të shërbejë si qendër kombëtare e trajnimit të specializuar për punonjësit që veprojnë në këtë fushë.
Qendra Kombëtare për Rehabilitimin e Viktimave të Dhunës në Familje është e para, por jo e fundit e cila do të ofrojë shërbime për viktimat, dhe presim që njësitë e qeverisjes vendore, të sensibilizuara rreth nivelit të shtrirjes së këtij fenomeni dhe në zbatim të detyrimit ligjor, të fillojnë punën për ngritjen e qendrave rajonale, apo lokale.
Po, ashtu, Ministria gjatë kësaj periudhe ka vazhduar punën për forcimin e mekanizmave institucionalë për menaxhimin e këtij fenomeni si dhe rritjen e ndërgjegjësimit ndaj dukurisë së dhunës dhe domosdoshmërinë e denoncimit të saj. Nga analizat periodike rezulton se shtimi i rasteve të denoncuara, vjen si rezultat i këtij sensibilizimi si dhe i garantimit nga strukturat e policisë të masave mbrojtëse të Ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti janë evidentuar dhe trajtuar nga strukturat e policisë 801 raste të dhunës në familje. Po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm konstatojmë se ka rritje me 255 raste të evidentuara dhe trajtuara nga strukturat e policisë.
Vihet re, që ndryshe nga vitet e kaluara ku rastet më të shumta të denoncimit i përkisnin rrethit të Tiranës, rritja e sensibilitetit dhe ndërgjegjësimit ka sjellë edhe shtrirjen gjeografike të denoncimeve në të gjitha rajonet e vendit.
Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta do të vazhdojë të punojë për parandalimin dhe luftën kundër dhunës në familje, duke bërë edhe koordinimin e të gjitha institucioneve të tjera Qeveritare ose jo, përgjegjëse për zbatimin e Ligjit 9669 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhnëiet familjare”.
|