mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Shqipëria raporton në OKB rreth Konventës CEDAW Print E-mail
Wednesday, 28 July 2010 22:00
Zv/Kodra: Rekomandimet e Komitetit të Ekspertëve udhëzues për përmirësimin e Strategjisë së Barazisë Gjinore

logo-mpcsshb-newsMë datë 26 Korrik 2010, në Selinë e OKB-së në New York, Qeveria shqiptare raportoi pranë Komitetit të Konventës për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimin ndaj Grave (CEDAW), të parashikuar sipas detyrimeve që rrjedhin nga ratifikimi i kësaj Konvente nga Parlamenti Shqiptar. Raporti i tretë Periodik Kombëtar i përgatitur nga Qeveria shqiptare përfshin periudhën 2003-2010 dhe përmban të dhëna nga fusha te ndryshme si, legjislacioni, arsimi, shëndetësia, të para në këndvështrimin e integrimit gjinor.

Shqyrtimi i Raportit të prezantuar nga delegacioni ynë u zhvilluan në formën e  dialogut konstruktiv midis ekspertëve të komitetit CEDAW dhe përfaqësuesve të Qeverisë shqiptare lidhur me zbatimin e masave legjislative dhe administrative të ndërmarra nga Qeveria deri tani për Eleminimin dhe Diskriminimit te Grave dhe arritjet në fushën e barazisë gjinore, masat kundër dhunës ne familje, trafikimit, arsimimit, punësimit.
Ekspertet e CEDAW, vlerësuan arritjet e Shqipërisë, si dhe kërkuan shpjegime të mëtejshme mbi disa çështje te veçanta, për te cilat morën përgjigjet përkatëse.   

Znj. Kodra prezantoi arritjet e deritanishme dhe masat që Qeveria shqiptare ka ndërmarre e do të ndërmarri në të ardhmen për përmirësimin e gjendjes dhe forcimin e statusit të gruas në jetën ekonomike, sociale e politike në vend. Në përfundim Zv/Ministrja e Punës theksoi se rekomandimet e Komitetit të ekspertëve të CEDAW do të shërbejnë edhe si udhëzues e orientues në përmirësimin e rishikimin e strategjisë së barazisë gjinore që është duke u rivlerësuar.

Delegacioni shqiptar u kryesua nga Znj. Filloreta Kodra, Zv. Ministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Në përbërje të tij kishte përfaqësues te Ministrisë se Punës, Ministrisë se Arsimit e Shkencës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website