mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministria e Punës-PNUD, marrëveshje për Ratifikimin e Konventës së OKB për të Drejtat e PAK Print E-mail
Thursday, 15 July 2010 16:42
Ksera: Përshtatshmëria e ambjenteve në përputhje me Konventen përbush të drejtën e përdorimit të shërbimeve bazë nga përsonat me aftësi të kufizuara

kserra-pnud-07-10“Integrimi i personave me aftësi të kufizuar vazhdon të mbetet një nga sfidat permanente sociale në vendin tonë, si dhe një prioritet i institucioneve shtetërore përgjegjëse për njohjen e garantimin e të drejtave të tyre si dhe trajtimin si pjestarë të barabartë të shoqërisë”, u shpreh sot Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, në aktivitetin për firmosjen e Marrëveshjes së përbashkët mes Qeverisë shqiptare, përfaqësuar nga Ministria e Punës, dhe Agjensisë së Kombeve të Bashkuara, PNUD.

Marrëveshja Për Promovimin e të Drejtave të Pesonave me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri, e firmosur nga Ministri Spiro Ksera dhe Përfaqësuesja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend – zonja Gulden Turkoz-Cosslet, bazohet në realizimin e një Programi dyvjeçar mbështetës për strukturat qendrore, vendore dhe shoqërinë civile për realizimin e ratifikimit të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ratifikimi i Konventës së OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (KDPAK) merr një rëndësi të veçantë në përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të njeriut, por edhe në kuadër të procesit të integrimit Evropian të vendit, pasi Komunitetet Europiane e kanë nënshkruar këtë Konventë në vitin 2007 dhe një numër i konsiderueshëm i shteteve anëtare të BE-së tashmë edhe e kanë miratuar. Me përfundimin e miratimit të Konventës nga të gjitha vendet anëtare dhe nga BE-ja, Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar do të bëhet pjesë e legjislacionit europian dhe e të gjitha vendeve anëtare dhe atyre aspirante.

Në dhjetor të vitit 2009, Qeveria shqiptare ndërmori hapin e rëndësishëm të nënshkrimit të KDPAK-së dhe tashmë po përballet me detyrën e shqyrtimit se deri në çfarë pike legjislacioni, politikat, strukturat institucionale dhe realiteti mbështesin objektivat e Konventës, çfarë duhet ndryshuar dhe përmirësuar për t'i hapur rrugën ratifikimit. Qeveria ka krijuar një grup pune ndërministror për të punuar për ratifikimin e Konventës.

Sipas Ministrit Ksera “Nënshkrimi i Konventës i hapi rrugë fillimit të procesit të ratifikimit, proces i cili po ecën në rrugën e duhur”.
“Rishikimi i direktivave ligjore dhe institucionale për përputhshmërinë e ambjenteve, në përputhje me Konventen e OKB-se për PAK si dhe realizimi i përshatshmërisë së ambienteve, sipas Ministrit të Punës, do të sjellë krijimin e autonomisë individuale dhe të drejtën e përdorimit të shërbimeve bazë nga PAK”.

Duke vlerësuar rëndësinë e Marrëveshjes së nënshkruar me PNUD në realizmin në një kohë sa më të shkurtër të procesit të Ratifikimit dhe implementimit të Konventës, Ministri falenderoi Kombet e Bashkuara për mbështetjen që vazhdojnë t’u japin institucioneve shqiptare në të gjitha fushat, vecanërisht në ato të të drejtave të njeriut.  

Sipas përfaqësues së OKB, znj Cosslet, “veprimtaritë e projektit frymëzohen dhe përputhen plotësisht me parimet e OKB dhe BE për promovimin e mundësive të barabarta dhe mosdiskriminimin e personave me aftësi të kufizuara”.
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website