mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Një delegacion i Ministrisë së Punës në Sesionin e OKB-së Print E-mail
Tuesday, 13 July 2010 21:58
Krijohet struktura e re pranë OKB-së për barazinë gjinore

logo-mpcsshb-newsNë fillim të korrikut në Nju Jork të SHBA zhvilloi punimet sesioni i lartë i Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara. Në këtë sesion të rëndësishëm të dedikuar çështjeve të barazisë gjinore dhe fuqizimit të gruas morën pjesë edhe dy përfaqësuese të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Temat kryesore të diskutimeve në këtë sesion ishin rishikimi vjetor ministerial mbi “Zbatimin e qëllimeve globale dhe angazhimeve në kuadër të barazisë gjinore dhe fuqizimit të gruas” si dhe diskutimi tematik për 2010 mbi “Trendet aktuale globale dhe kombëtare si dhe sfidat dhe impakti i tyre në barazinë gjinore dhe fuqizimin e gruas”.

Në sesion u prezantuan progresi i bërë në fushën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të gruas nga vende të ndryshme të botës, si dhe u ngritën debate në lidhje me integrimin e politikave për të arritur objektivat e zhillimit; rritjen e bashkëpunimit e të gjithë aktorëve; impakti i krizës globale në alokimin e burimeve; arritja e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit dhe përcaktimi i një axhende për bashkëpunimin për zhvillim për arritjen e tyre.

Asambleja e Përgjithshme miratoi njëzëri krijimin e një strukture të re me kompetenca të përforcuara, përgjegjëse për përshpejtimin dhe përmirësimin e statusit të grave në botë.

Ky entitet i cili emërtohet “Njësia e OKB-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave", dhe që do të quhet ndryshe "UN Ëomen” është rezultat i reformës së përgjithshme të OKB-së dhe përbën një prej komponentëve të cilit Asambleja e Përgjithshme dhe Sekretari i Përgjithshëm i kanë dhënë mbështetje të plotë. Struktura e re do të kryesohet nga një personalitet në rangun e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm, nën autoritetin e drejtpërdrejtë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Entiteti i ri  i cili bashkon katër struktura egzistuese të sistemit të OKB-së që merreshin me promovimin e të drejtëve të grave (DAW, INSTRAW, UNIFEM dhe OSAGI),  do të stimulojë në mënyrë efektive përpjekjet e OKB-së për të promovuar barazinë gjinore.

Vendi ynë mori pjesë aktive në diskutimin e projekt-rezolutës dhe vlerësoi angazhimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në ngritjen e kësaj strukture të re, e cila do të bëjë të mundur përforcimin e përpjekjeve për të pasur një zë të përbashkët në çështjet e barazisë gjinore.
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website