|
Trajinim 1800 punonjësve të shëndetësisë për trajtimin e viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare |
|
|
|
Monday, 12 July 2010 21:36 |
Ksera: Prioritet fuqizimi i strukturave për të evidentuar rastet e dhunës në familje dhe për të siguruar mbështetje për viktimat
“Qendra Kombëtare e Rehabilitmit të Viktimave të Dhunës në Familje ka një muaj që ka përfunduar dhe në të pritet të trajtohen dhe rehabilitohen viktimat e dhunës në familje”, u shpreh Ministri i Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabrata, Spiro Ksera, sot në ceremoninë për shpërndarjen e çertifikatave të personelit mjekësor të trajinuar për trajtimin e iktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare.
Ministri Ksera i uroi të çertifikuarit dhe shprehu besim se ata do të shfaqin të tërë profesionalizmin e tyre në evidentimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, edhe kur ato janë të fshehura.
Trajnimi i personelit të strukturave të policisë, prokurorise, gjykatës, personelit shëndetësor është detyrim që lind nga zbatimin me përpikmëri i objektivave që rrjedhin nga Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje 2007-2010 si dhe Ligji për Barazinë Gjinore në Shoqëri, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2008.
Nëpërmjet programit të trajnimit të personelit shëndetësor në çështjet e parandalimit, diagnostikimit, trajnimit dhe referimit rasteve të dhunës me bazë gjinore, mbështetur nga UNFPA, janë trajnuar deri më sot 800 punonjës shëndetësor dhe deri në fund të vitit 2010 parashikohet të trajnohen 1800.
Në ceremoninë e shpërndarjes së çertifikatave merrnin pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, Zv/Ministrja e Punës, Filloreta Kodra, Përfaqësuesja e përhershme e OKB në Shqipëri, etj.
Më poshtë, fjala e plotë e Ministrit Spiro Ksera. “E nderuara Shkëlqesia Juaj Zonja Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Tiranë, I nderuar Z. Ministër i Shëndetësisë, Të nderuar pjesëmarrës,
Më lejoni t’ju shpreh kënaqësinë time që marr pjesë në këtë ceremoni të shpërndarjes së çertifikatave për personelin shëndetësor të janë trajnuar në diagnostifikimin, trajtimin dhe referimin e rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
Angazhimi i Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta pasqyrohet në zbatimin me përpikmëri të objektivave që rrjedhin nga Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje 2007-2010 si dhe Ligji për Barazinë Gjinore në Shoqëri, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2008.
Në këtë kuadër, përfshirja e çështjeve gjinore dhe dhunës në familje në politikat publike ka qenë një ndër drejtimet kryesore të punës disa vjeçare të Ministrisë.
Që me hyrjen në fuqi të Ligjit “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në bashkëpunim me Ministritë e linjës dhe me organizatat ndërkombëtare si, UNIFEM, UNFPA, etj. ka filluar procesin e krijimit dhe fuqizimit të strukturave sa më të afta për të evidentuar rastet e dhunës në familje dhe për të siguruar mbështetje për viktimat nga kjo dhunë.
Punonjësit e shëndetësisë janë specialistët e parë që vihen në kontakt me viktimat e dhunës familjare dhe, për këtë arsye, trajnimi i tyre mbi mënyrat se si do t’i vijnë në ndihmë viktimave dhe si evidentojë rastet e dhunës në familje edhe kur ajo është e fshehur, eshte shumë e rëndësishme.
Sa më të përgatitur të jenë strukturat e psikologut, punonjësve social dhe atyre të shëndetit parësor në trajtimin e viktimave të dhunës, aq më e lehtë do të jetë puna për rehabilitimin e tyre.
Nëpërmjet këtij programi trajnimi të personelit shëndetësor në çështjet e parandalimit, diagnostikimit, trajnimit dhe referimit rasteve të dhunës me bazë gjinore janë trajnuar deri më sot 800 punonjës shëndetësor për problemet e dhunës në familje apo me bazë gjinore dhe deri në fund të vitit 2010 parashikohet të trajnohen 1800 punonjës shëndetësor.
Qendra Kombëtare e Rehabilitmit të Viktimave të Dhunës në Familje ka një muaj që ka përfunduar dhe në të pritet të trajtohen dhe rehabilitohen viktimat e dhunës në familje, të cilat do të evindetohen dhe referohen nga ju që tashmë jeni specialitë për problemet e dhunës. Punonjësit e shnëdetësisë, në bashkëpunim me strukturat e tjera përgjegjëse si Policia e Shtetit, punonjësit e shërbimit social, etj. jo vetëm do të verifikoni dhe evidentoni rastet, por edhe do të ofroni asistencën dhe ndihmën e parë ndaj tyre.
Trajinimi i punonjësve të të gjitha strukturave përgjegjëse për indentifikimin dhe trajtimin e viktimave të dhunës në familje është një tjetër detyrim ligjor i përmbushur nga strukturat përgjegjëse.
Ministria e Punes, si institucioni pergjegjes, shpreh angazhimin e vet për përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore në mbrotje të viktimave të dhunës në familje.” |