|
Ministri i Punës takohet me përfaqësues të Shërbimit Kombëtar të Punësimit të Austrisë |
|
|
|
Thursday, 08 July 2010 00:00 |
Ksera: Prioritet yni, zhvillimi dhe modernizimi i formimit profesional
Rritja e performancës së shërbimeve të punësimit me qëllim arritjen e objektivit për rritjen e punësimit dhe uljen e papunësisë në nivelin e vendeve të Bashkimit Evropian, ishte në qendër të bisedës së zhvillua sot në takimin që ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, zhvilloi me një delegacion të Shërbimit Kombëtar të Punësimit të Austrisë dhe grupit Bit Media.
Ministri i Punës shprehu kënaqësinë për interesin e treguar nga pala austriake për të bashkëpunuar me Shërbimin shqiptar të Punësimit dhe e vlerësoi si shumë të rëndësishëm nisjen e bashkëpunimi mes Shërbimeve të dy vendeve. “Rritja e punësimit dhe ulja e papunësisë në nivelin e vendeve të Bashkimit Evropian është një nga objektivat më të rëndësishëm të kësaj Qeverie dhe, në këtë kuadër, prioritet yni mbetet zhvillimi i formomit profesional, shtrirja e tij në të gjithë gjeografinë e vendit, përmirësimi i korrikulave të profesioneve, ngritja e kabineteve të reja dhe modernizimin i atyre ekzistuese në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh Ministri. Duke u ndalur tek bashkëpunimi mes dy Shërbimeve, Ksera theksoi se “një nga fushat e bashkëpunimit duhet të jetë rritja e profesionalizmit të punonjësve të Qendrave të Formimit nëpërmjet organizmit të trajinimeve të përbashkëta me punonjësit e tyre”. Ministri Ksera i informoi bashkëbiseduesit se “pas ngritjes së një qendre të lëvizshme, e cila ofron formim profesional për Zonën Verilindore të vendit, e cila është edhe zona me papunësi më të lartë në vend, kemi planifikuar dhe po punojmë për ngritjen e dy qendrave të tjera në këtë zonë, të cilat të mund të plotësojnë nevojat e këtij rajoni”, duke kërkuar edhe ndihmën e përfaqësuesve austriakë për realizmin sa më shpejt të kësaj nisme. “Po ashtu, tani kemi filluar me intensitet punën për informatizimin e të gjitha shërbimeve, ku shërbimet e punësimit janë prioritare dhe vlerësojmë se përfundimi i këtij procesi do të ndikojë edhe në rritjen e performancës së shërbimeve dhe në lehtësimin e ndërmjetësimeve mes punëdhënësve dhe punëmarrësve”, u shpreh Ministri.
Ksera i siguroi përfaqësuesit e delegacionit austriak se Ministia e Punës dhe strukturat e saj do të krijojnë të gjitha hapësirat për rritjen e bashkëpunimit me Shërbimin Kombëtar të Punësimit të Austrisë dhe do të përfitojnë nga eksperienca më e mirë, për ofrimin e shërbimeve cilësore.
“Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Austri, u shpreh këshilltari për çështjet ndërkombëtare në Shërbimin Kombëtar të Punësimit (AMS), zoti Werner Schelling, është institucioni elitë në Austri për sa i përket performancës së tij dhe ne jemi krenarë për punën tonë.” “Jemi të gatshëm ta ndajmë eksperiencën tonë edhe me institucionet simotra dhe t’i mbështesim ato me asistencë”, siguroi Schelling. Shërbimi Kombëtar i Punësimit të Austrisë ka marrëdhënie të ngushta dhe bashkëpunon me simotrat e saj në vendet e Rajonit të Evropës Juglindore dhe, përfaqësuesit e saj shprehën interes dhe e vlerësuan të rëndësishëm fillimin e një bashkëpunimi të ngushtë edhe me Shërbimin Kombëtar të Punësimit në Shqipëri. Duke iu përgjigjur këkesës së Ministrit Ksera për asistencë në zhvillimin e formimit profesional, zoti Schelling vuri ne dukje se “kaulifimi i punëkërkuesve kohët e fundit ka njohur zhvillim të madh dhe Austria i kushton vëmendje të madhe këtij komponenti dhe ka ç’të ofrojë në këtë fushë”.
Manfred Brandner, përfaqësues i Bit Media (Austri) dhe bashkëpunëtor prej 25 vjetësh me SHKP të Austrisë, theksoi se e ne vlerësonte shumë të rëndësishëm bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencës në fushën e formimit profesional me qëllim hartimin dhe zbatimin e projekteve të cilat i përshtaten nevojave të rajonit ku ato aplikohen. “Jemi të gatshëm të afrojnë asisitencën tonë për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve në kuadër të programeve që mbështeten nga fondi Social Evropian dhe ato të IPA-s” siguroi Brandner.
Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Politikave të Punësimit në Ministri dhe Drejtori i Pëgjishhëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit të Shqipërisë.
Prej dy ditësh delegacioni i Shërbimit Kombëtar të Austrisë dhe Bit Media po zhvillojnë aktivitete dhe takime me Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe pritet që së shpejti të fillojë edhe bashkëpunimi konkret mes tyre. |