mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ohër, Konferencë Trepalëshe Rajonale mbi rolin e Këshillave Social-Ekonomik në kohë krizash Print E-mail
Tuesday, 06 July 2010 12:58
Ksera: Sigurimi i progresit të qëndrueshëm social-ekonomik të vendit kërkon rritjen e bashkëpunimit Qeveri - Partnerë Socialë

ohri-konfNë datat 30 qershor – 1 korrik, në Ohër të Maqedonisë u mbajt Konferenca Tripalëshe  mbi Rolin e Këshillave Social-Ekonomik ne vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë në kohë krizash, në të cilin morën pjesë përfaqësues të qeverive, punëdhënësve dhe punëmarrësve të këtyre vendeve. Ministri i Punës së Shqipërisë, Spiro Ksera, në funksionin edhe të Kryetarit të Këshillit Kombëtare të Punës, mori pjesë në punimet e konferencës dhe e përshëndeti atë.
Në fjalën e tij, Ministri Ksera vlerësoi se “Konferenca është një ngjarje me rëndësi të veçantë, pasi mundësoi mbledhjen së bashku të përfaqësuesve të qeverive dhe të organizatave të punëmarrësve dhe të punëdhënësve, të cilët janë pjesë konstituive e Këshillave Trepalëshe, me qëllim që nëpërmjet rrahjes së mendimeve, shkëmbimit të përvojave dhe porpozimeve e rekomandimeve t`i jepen impulse te reja zhvillimit dhe forcimit të dialogut social në institucionet e tij trepalëshe”.
Ministri shqiptar i Punës theksoi se “Qeveria Shqiptare i konsideron partnerët socialë si faktor të rëndësishëm në zhvillimin ekonomiko-social të vendit, në krijimin dhe konsolidimin e frymës së mirëkuptimit të ndërsjelltë si dhe për arritjen dhe ruajtjen e paqes së punës dhe paqes sociale”.

Sipas Ministrit Ksera, Ministria e Punës ka qenë institucioni që, për herë të parë, në historinë e Shqipërisë, promovoi, mbështeti dhe jetësoi  idenë e trepartitizmit. Minsitri theksoi se “krahas Këshillit Kombëtar të Punës, janë krijuar dhe funksionojnë edhe organizma të tjerë konsultativë, si Këshilli Konsultativ Trepalësh i Arsimit dhe Formimit Profesional, pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe pranë Zyrave të Punësimit funksionojnë Këshillat Konsultative Trepalëshe, në të cilat zhvillohen konsultime kryesisht lidhur me programet dhe projektet, kushtet e punës dhe mundësitë për shtimin e politikave aktive të punësimit”.

“MPÇSSHB i ka kushtuar vëmendje të veçantë bashkëpunimit me partnerët socialë dhe përfshirjes së tyre në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj. Dëshmi e këtij angazhimi është, veç të tjerave, organizimi kohët e fundit i  aktiviteteve, me pjesëmarrjen e partnerëve socialë, lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë dhe barazinë gjinore. Partnerët socialë janë përfshirë dhe kanë dhënë kontributin e tyre  në diskutimin, hartimin dhe promovimin e Dokumentit të Strategjisë së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe të Ligjit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, deklaroi Ksera.

Sipas Ministrit të Punës së Shqipërisë, Ksera, “në kuadrin e integrimit të Shqipërisë në strukturat e BE, për garantimin e suksesit në kryerjen dhe thellimin e reformave dhe sigurimin e progresit të qëndrueshëm ekonomiko-social të vendit, bëhet i nevojshëm përmirësimi i funksionimit dhe rritja e efektivitetit te organizmave trepalëshe dhe po bëhen përpjekje për forcimin në vazhdimësi të bashkëpunimit Qeveri - Partnerë Socialë, veçanërisht për çështjet më të rëndësishmë në interes të përbashkët”.
Ministri Ksera falenderoi Organizatën Ndërkombëtare të Punës, veçanërisht Zyrën Rajonale të ILO-Budapest, Qeverinë Austriake, përfaqësuesit e vendeve të rajonit, të organizmave trepalëshe të vendeve europiane, për kontributin e përbashkët në zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të dialogut social dhe institucioneve të tij në vendet e Rajonit.
Në Konferëncë morën pjesë edhe homologët e Ministrive të Punës së Rajonit si dhe përfaqësuesit më të lartë të partnerëve. Në delegacionin shqiptar, merrnin pjesë edhe përfaqësuesi i punëdhënsve dhe njëherësh nënkryetar i KKP, Avenir Kika, si dhe përfaqësuesi i sindikatëve dhe nënkryetar i Këshillit, Gezim Kalaja.
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website