|
2-18 Qershor 2010, Shqipëria merr pjesë në Konferencën Vjetore të ILO-s |
|
|
|
Wednesday, 23 June 2010 18:55 |
183 vende miratojnë Deklaratën që kërkon angazhim për eleminimin e formave të këqija të punës së fëmijëve deri në vitin 2016
Në datat 2-18 Qershor 2010 zhvilloi në Gjenëve punimet Konferenca e 99-të Vjetore e ILO – Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Për të ndjekur punimet e Konferencës dhe për të kontribuar në sesionet plenare dhe komitete përkatëse të saj një delegacion trepalësh i Qeverisë shqiptare, i kryesuar nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Zoti Spiro Ksera.
Pjesë e rendit të ditës së sesioneve plenare dhe komiteteve u bënë çështjet e krizës globale dhe rolit të partnerëve për minimizimin e pasojave të saj, puna e denjë për punonjësit e shtëpisë, politikat makroekonomike për nxitjen e një punësimi produktiv dhe pune të denjë, ndalimin e punës së fëmijëve, HIV and AIDS në botën e punës.
Konferenca vërejti se roli i ILO-s dhe partnerëve për minimizimin e pasojave të krizës global është gjetja e përqasjeve sistematike dhe institucionale për zgjidhje e për të organizuar punën e vet Organizatës, me qëllim që të ndiqet politika e vendeve për të arritur ndryshimin në kohën reale.
Punësimi dhe politikat nxitëse të tregut të punës, ishte një nga nënçështjet që u shtjelluan në komision. Më tepër se 100 shtete kanë ratifikuar Konventën Nr.122 të ILO-s mbi politikat e punësimit (Shqipëria është një nga këto vende) dhe kanë zhvilluar politika kombëtare për punësimin. Megjithatë lufta me papunësinë mbetet aktuale. Punësimi i plotë mbetet i parealizuar në pothuajse gjithë vendet. Kjo ndodh për shkak se vetëm përcaktimi i politikave të punësimit është i pamjaftueshëm. Faktori i parë në krijimin e vendeve të punës mbetet rritja ekonomike, e cila kondicionohet nga shumë faktorë të tjerë. I takon politikave efektive të punësimit të ndihmojnë në sigurimin e rritjes ekonomike që do të materializohet në vende të qendrueshme pune.
Një nga çështjet më të rëndësishme të kësaj Konference, ishte ndërmarrja e masave për ndalimin e punës së fëmijëve, ku të gjithë pjesëmarrësit ndanë shqetësimin për faktin se rreth 200 milionë fëmijë ende vazhdojnë të punojnë dhe më tepër se gjysma e tyre punojnë në kushtet e formave më të këqija të punës për fëmijë. Nevoja për të zhvilluar një progres në rritje për të arritur qëllimin e eleminimit të formave të këqija të punës së fëmijëve deri në vitin 2016, u theksua në deklaratën përfundimtare dhe u votua nga të gjithë pjesëmarrësit. Politikat europiane të punës së fëmijëve janë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, duke përfshirë të drejtën për të gëzuar arsimim dhe për të jetuar i lirë nga puna në fëmijëri. Konventat Nr.138 dhe Nr.182 (të ratifikuara nga Shqipëria) sigurojnë një kontribut të tre palëve në luftën kundër punës së fëmijëve dhe zbatimi efektiv i tyre nxit zhvillimin e qendrueshëm.
Për punën e denjë për punonjësit shtëpiake, u theksua se rëndësia ekonomike dhe shoqërore e tyre, kontributi në krijimin e kushteve të shëndetëshme për ta, janë drejtime të rëndësishme dhe që s’mund të nënvleftësohen. Duke mbajtur në konsideratë rëndësinë e tyre u vendos të votohej një instrument në formën e rekomandimit që do të përcaktojë nivelin e kushteve të punës së aplikuar në punën e shtëpisë. Ky instrument u quajt si pikënisje për të luftuar në të ardhmen të gjitha format abuzuese të punës së shtëpisë. Anëtarët e delegacionit shqiptar votuan pro këtij instrumenti.
Ministri Spiro Ksera shfrytëzoi pjesëmarrjen në këtë Konferencë për të zhvilluar takime dypalëshe me homologët e tij nga vendet e rajonit me të cilët diskutoi rreth ndërmarrjes së inisiativave konkrete për rritjen e bashkëpunimit në fushat e punësimit e formimit profesional.
|