mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Takim i nivelit të lartë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eleminimin e Punës së Fëmijëve Print E-mail
Friday, 11 June 2010 22:00
Ksera: Karton të Kuq të gjithë institucioneve që nuk do të realizojnë detyrimet për eleminimin e punës së fëmijëve

11-6-takim-eleminimin-puns-fmijveKështu ka deklaruar Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, në Takimin e Nivelit të Lartë që u mbajt sot në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eleminimin e Punës së Fëmijëve, organizuar nga Zyra e ILO-IPEC (Organizatë Ndërkombëtare ë Punës-Programi për Eleminimin e Punës së Fëmijëve) në Shqipëri, Ministria e Punës dhe sindikatat e arsimit në vend .
“Shqipëria duhet të jetë shteti i parë i cili të realizojë objektivin e ILO që, deri në 2016, t’i japë fund formave më të këqija të punës së fëmijëve në të gjithë botën, u shpreh Ministri i Punës, dhe kjo mund të arrihet nëse ne bashkojmë forcat në luftën kundër këtij femoni të shëmtuar të shoqërisë dhe angazhohemi që secili të realizojë detyrimet e veta.”

Ministri vuri në dukje “përpjekjet serioze që po bën Shqipëria për të kaluar në një faze të re të rritjes ekonomike dhe integrimit evropian, por, theksoi ai, jemi të vetëdijshëm se ekonomia informale vazhdon të ekzistojë dhe të krijojë terren për punësimin e fëmijëve dhe braktisjen e shkollës, veçanërisht nga fëmijë që i përkasin grupeve në nevojë si, komuniteti Rom, fëmijë me paaftësi fizike e mendore, fëmijë që nuk e gëzojnë kujdesin prindëror, etj., duke bërë që pikërisht këta fëmijë të jenë më të rrezikuar, pasi risqet për përfshirjen e tyre në format më të këqija të punës si, shfrytëzimi dhe trafikimi, janë shumë më të mëdha se për fëmijët e tjerë”.

Duke qenë se fenomeni i punësimit të fëmijëve është një fenomen kompleks ministri kërkoi bashkëpunimin dhe koordinimin e punës së të gjithë institucioneve.

Sipas Ministri të Punës, ky bashkëpunim ka rezultuar i sukseshëm në zbatimin e Projektit të mbështetur nga ILO-ILEC, nëpërmjet ngritjes së Komiteteve në rajonet ku është shtrirë Sistemi i Monitorimit të Punës së Fëmijëve si Tirana, Korça, Berati, Elbasani, Shkodra.

Duke u ndalur tek puna e bërë nga Komitetet Lokale, Ksera theksoi se ato kanë ofruar shërbime për 702 fëmijë të përfshirë në format më të këqija të punës apo në risk dhe për 1500 prindër, duke u ofruar informacion mbi pasojat e fenomenit të punës së fëmijëve, shërbimet sociale ekzistuese, mundësitë për punësim. “Ministria po sheh mundësinë e shtrirjes së këtij modeli në të gjithë vendin”, u shpreh Ministri i Punës.

Sipas përfaqësuesit të sindikatave të arsimit, Xhafer Dobrushi, zbatimi i Projektit Sistemi i Monitorimit të Punës së Fëmijëve ka dhënë rezultate konkrete. “Në katër vitet e fundit, u shpreh Dobrushi, ka patur një ulje të lehtë të numrit të fëmijëve që braktisin shkollat”. Problem, sipas tij, mbeten zona të tilla si rrethinat e Tiranës, të cilat janë të populluara me banorë të ardhur dhe ku braktisja është shqetësuese sidomos tek vajzat, por më në risk për të braktisur shkollën mbeten djemtë. Dobrushi kërkoi shtrirjen e shkollave pilot të konsideruara “Zona pa punë fëmijësh”, si ajo e ngritur në Levan të Fierit, ku në fund të çdo muaji familjeve të fëmijëve që i kthehen shkollës u akordohet një paketë ushqimore.

Koordinatorja Kombëtare për Projektin Monitorimi i Punës së Fëmijëve, Etleva Vërtopi, vlerësoi angazhimin e strukturave shtetërore për njohjen dhe menaxhimin e fenomenit shqetësuas të punës së fëmijëve, veçanërisht të Ministrisë së Punës. Sipas Vërtopit, me qëllim që niveli i përhapjes së fenomenit të njihet realisht, Ministri i Punës ka shprehur kërkesë për realizmin e një studimi kombëtar për punën e fëmijëve, i cili ka filluar të realizohet nga INSTAT dhe Ministria e Punës, me mbështetje të ILO-IPEC.
Në fund, Vërtopi prezantoi rekomandimet që dolën në këtë takim për Udhërrëfyesin Shqiptar kundër Punës së Fëmijëve, ndër të cilat, përafrimi i moshës së arsimit të detyruar me moshën minimale për punë (aktualisht 16 vjeç), rishikimin e kuadrit ligjor dhe dokumentave politikë ekzistues, duke përfshirë në to edhe punën e fëmijëve, forcimin e strukturave të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, për rritjen e efikasitet të inspektimeve në identifikimin e punës së fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre, rishikimin e korrikulave shkollore të arsimit të detyrueshëm, me qëllim bërjen sa më atraktiv dhe tërheqës të procesit mësimor për fëmijët që kanë braktisur shkollën apo në rrezik për ta braktisur.
Udhëzuesi i miratua në parim nga Tryeza.
Në takim morën pjesë dhe sollën shqetësimet, eksperiencat dhe propozimet e tyre përfaqësues të institucioneve shtetërore përgjegjëse, të pushtetit vendor, të sindikatave, organizatave vendase dhe të huaja që ushtrojnë aktivitetin në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijës.

Aktivitete me rastin e Ditës Botërore po mbahen sot në më shumë se 60 vende të botës, me pjesëmarrjen e qeverive, punëdhënësve, punëmarrësve, përfaqësive të OKB, organizatave jo-fitimprurëse dhe shoqërisë civile. Shumë aktivitete do të fokusohen në tërheqjen e vëmendje nëpërmjet fushatës së “Kartonit të Kuq kundër punës së fëmijëve”, duke e lidhur këtë fushatë me nisjen e Kampionatit Botëror të Futbollit.
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website