mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Zv. Ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Znj.Filloreta Kodra, takon Zv. Ministrin e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore të Kinës, Z. Wang Xiaochu Print E-mail
Friday, 28 May 2010 22:41
logo-mpcsshb-newsZv/Ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë, znj. Filloreta Kodra, e cila ndodhet për një vizitë pune në Kinë, zhvilloi sot një takim me Zv. Ministrin e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore të Republikës Popullore të Kinës, Z. Wang Xiaochu.

Në qendër të takimit dhe bisedës mes dy zv/ministrave ishin politikat e ndërmarra nga Qeveritë dhe Ministritë përkatëse për eleminimin e efekteve të krizës financiare globale mbi punësimin si dhe nevoja e bashkëpunimit mes dy vendeve ë fushën e punësimit dhe të sigurimeve shoqërore.

Duke e marrë fjalën, Z. Wang Xiaochu bëri një prezantim të prioriteteve kryesore të Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe të Sigurimeve Shoqërore të RP të Kinës, arritjeve të kësaj Ministrie, në kuadër të zbatimit të programit të Qeverisë si dhe në përballimin e sfidave të krizës financiare globale, në ndikimin e saj ndaj punësimit të qytetarëve.  Z. Ëang theksoi që prioritetet kryesore të kësaj Ministrie janë nxitja e punësimit, përmirësimi i sistemit të sigurimeve shoqërore si dhe menazhimi i punonjësve të administratës. Sipas z.Xiaochu, “me paketën e masave për menazhimin e krizës financiare globale të ndërmarrë nga Qeveria, u arrit që përqindja e papunësisë urbane të mbetej në nivelin e 4.2%.”  Gjithashtu Z. Ëang informoi që në skemën e sigurimeve shoqërore janë të përfshirë 1.2 miliard njerëz, skemë e cila është vënë në zbatim prej 20 vjetësh dhe ka rezultuar shumë e suksesshme.  

Zv/Ministrja Kodra falenderoi Z. Xiaochu për pritjen dhe prezantoi objektivat e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe të arritjeve dhe sfidave që ka kjo ministri.

Kodra theksoi që Shqipëria, po ashtu, përballet me sfidën e punësimit të qytetatëve të saj dhe veçanërisht të të rinjve dhe se politikat e Qeverisë janë të fukusuara në krijimin e kushteve për të ndryshuar raportin e arsimimit të përgjithshëm ndaj atij profesional, në favor të këtij të fundit. “Kjo do të ishte një fushë me interes bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, pasi në Kinë ky raport është në nivele 50% me 50%”, u shpreh zv/Ministrja Kodra.

Zv/Ministrja e Punës së Shqipërisë i dorëzoi Z. Xiaochu draft-Protokollin e Përbashkët të Bashkëpunimit në fushën e Punës dhe  të Sigurimeve Shoqërore, i cili do të përbëjë bazën e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në të ardhmen në fushat me interes reciprok.
Zv/Ministri kinez u shpreh që e sheh me interes nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi për të mundësuar shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet dy vendeve.
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website