mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Festohet Dita Kombëtare e Fëmijëve Jetimë Print E-mail
Friday, 28 May 2010 22:36
Ksera deklaron: Fëmijët përbëjnë prioritet madhor të Programit Social të Qeverisë Berisha

20-5-dita-nderkombetare-jetimeve20 Maji, Dita Kombëtare e Jetimëve, është përkujtuar sot në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Shërbimi Social Shtetëror, në Shtëpinë e Foshnjes Hana dhe Rozafa në Tiranë.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë Ministri i Punës – Spiro Ksera, Presidentja e Organizatës “Fëmijët Shqiptarë” – znj. Liri Berisha, përfaqësues të institucioneve të shërbimeve sociale, të Unicef në Shqipëri, të organizatës Bethani, fëmijë, edukatorë etj.

Ministri i Punës u shpreh se “fëmijët janë jo vetëm në qendër të sistemit të përkujdesit social, por përbëjnë prioritet madhor të Programit Social të Qeverisë Berisha dhe politikave aktive e dinamike të MPCSSHB”.

Duke u ndalur tek institucionalizmi i fëmijëve, Ministri Ksera u shpreh “Ne nuk mund të jemi të kënaqur që kemi fëmijë që jetojnë përkohësisht në institucione sepse, megjithë përmirësimet e dukshme të kushteve në to, ato nuk janë forma më e mirë e shërbimit. Ndaj sfida jonë është që sa më pak fëmijë të kemi në institucione aq më mirë është për fëmijët, shtetin dhe shoqërinë shqiptare.”

Më tej Ministri promovoi bashkëpunimin që Ministria dhe Shërbimi Social kanë filluar me një grup studentësh vullnetarë për të shërbyer në qendrat sociale. Janë rreth 100 studentë që do t’i bashkangjiten personelit të qendrave publike në të gjithë vendin, duke ofruar ndihmën e tyre, por edhe duke përfituar nga një eksperiencë e cila, do t’u hapi rrugët për të siguruar një punë në profesion kur të përfundojnë studimet.

Zonja Berisha vlerësoi politikat që u vijnë në ndihmë fëmijëve dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë e Punës dhe institucionet e tjera, për përmirësimin e jetës së tyre.

Aktiviteti vazhdoi me një koncert të artistik të përgatitur nga fëmijët e Shtepisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”.
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website