mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Panairi i Punës i Dhomës Amerikane të Tregëtisë Print E-mail
Friday, 28 May 2010 22:29
Ksera: Informatizimi i shërbimeve të punësimit do afrojë ofertën me kërkesën në tregun e punës

18-5-panair-dhomes-amerikane“Informatizimi i shërbimeve të punësimit do të sjellë afrimin në kohë reale të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, ndaj dhe ne jemi duke punuar me intensitet me qëllim që ta përfundojmë sa më shpejt këtë proçes”, deklaroi Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, në Panairit të Punës, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë.
Sipas Ministrit të Punës “gjithë këto vite panairet kanë kontribuar në drejtim të punësimit e ripunësimit të shumë të rinjve si dhe kanë shërbyer si ura lidhëse ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve”.

Duke u ndalur tek politikat Qeveritare, Ksera vuri në dukje se “një rëndësi mjaft e madhe në politikat aktive që zbaton Ministria e Punës i jepet fuqisë së re punëtore, ku në programet e nxitjes së punësimit ze një përqindje të konsiderueshme punësimi i të rinjve”. 

”Duke përfituar nga prania e konsiderueshme e punëdhënësve në këtë aktivitet, i ftoj ata, por jo vetëm, që të rrisin bashkëpunimin me zyrat tona të punësimit për të përfituar nga shërbimet që ofrohen në to dhe, njëkohësisht, për të kontribuar edhe në punësimin e punëkërkuesve të papunë të regjistruar në zyrat tona”, u shpreh Ministri.

Sipas Ministrit të Punës “Panairet e Punës janë aktivitete shumë të rëndësishme dhe mund t’i konsiderojmë si “bursa të punës”, në të cilat bëhet përputhja e kërkesës dhe ofertës për vendet e reja të punës. Nëpërmjet tyre u krijohet mundësia e integrimit në tregun e punës mjaft punëkërkuesve të papunë, si dhe punëdhënësve të plotësojnë vendet e lira të punës me personel të kualifikuar”.

Ministri Ksera vizitoi pavionet e panairit dhe kontaktoi me perfaqësues të subjekteve që prezantuan oferta pune në Panair si dhe me të rinjëtë të cilët merrin pjesë në panair për të aplikuar për vendet e lira të punës, duke i siguruar se Ministria e Punës do të jetë partnerë me të gjitha subjektet që veprojnë në tregun e punës.
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website