|
Ministria e Punës, tryezë për reformimin e skemës së mbrojtjes sociale |
|
|
|
Friday, 28 May 2010 22:20 |
Kodra: Mbështetja ekonomike të shkojë tek familjet dhe individët në nevojë
“Rritja e efektivitetit dhe funksionimi sa më i mirë I skemës së ndihmës ekonomike është prioritet i Ministrisë së Punës, Çëshjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, dhe po punohet për zbatimin sa më të mirë të saj”, deklaroi zv/ ministrja Filloreta Kodra gjatë një takimi të organizuar nga Ministria me temë “Përmirësimet e mëtejshme ligjore të legjislacionit të ndihmës ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri”. “Jemi këtu për të identifikuar problemet dhe ky është vetëm fillimi i këtij procesi. Ndihma ekonomike duhet të shkojë aty ku janë edhe nevojat”, theksoi Kodra. Më tej Zv/Ministrja e Punës u ndal në ndryshimet dhe përmirësimit që i janë legjislacionit kohët e fundit. Kodra u ndal edhe në objektivat për të ardhmen si, realizmi i një studimi të legjislacionit për papaftësinë, vlerësimi i klasifikuar i paaftësië, hartimi dhe zbatimi i politikave aktive për rehabilitim profesional, me qëllim punësimin e personave me paaftësi, etj. Kodra theksoi se tashmë ka filluar puna për përmirësimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes sociale dhe përafrimin e tij me legjislacionin evropian. Sipas Zv/Ministres, reformimi i sistemit të mbrojtjes sociale synon të ndikojë drejtëpërdrejtë në reduktimin e varfërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për familjet dhe grupet në nevojë, ku përfshihen edhe fëmijët. Qëllimi i këtij takimi ishte dalja me rekomandime konkrete në lidhje me objektivat që do të shërbejnë për hartimin e politikave për ndryshim në legjislacionin ekzistues të mbështetjes sociale. Në takim merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse politikbërëse dhe zbatuese të legjislacionit në fushën e mbrojtjes sociale. |