mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
MASH, MPÇSSHB dhe Qeveria e Konfederatës Zviceriane nënshkruajnë dy marrëveshje në fushën e arsimit dhe formimit profesional Print E-mail
Friday, 28 May 2010 22:04
Ksera: Qeveria e angazhuar për përmbushjen e detyrimeve

10-5-marveshje-shqiperi-zvicer-formimi-profesionalNë Ministrin e Arsimit dhe të Shkencës u nënshkruan dy marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës – z. Myqerem Tafaj dhe Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta – z. Spiro Ksera, dhe Qeverisë së Konfederatës Zviceriale, përfaqësuar nga Ambasador Yvana Enzler.

Marrëveshja e parë e nënshkruar sot ishte ajo mbi Edukimin Alternativ dhe Trajnimin Profesional, faza e gjashtë, e cila do të zgjasë tre vjet dhe parashikon asistencën teknike për institucionet shqiptare në fushën e edukimit të Romëve, me qëllim përforcimin dhe zgjerimin e përfshirjes sociale të minoritetit rom, nëpërmjet arsimit në sistemin arsimor formal, duke kontribuar për fuqizimin e këtij komuniteti dhe nxitjen e të drejtave të tij.

Projekti parashikon mbështetjen e shkollave publike në Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Berat, me qëllim rritjen e numrit të fëmijëve romë që ndjekin arsimin e detyrueshëm, trajinimin e trajinuesve në gjuhën Rome, ofrimin e trajinimeve të çertifikuara në profesione të përshtatshme, etj. Për përmbushjen e objektivve të fazës së gjashtë të projektit, Qeveria Zviceriane bie dakort të japë një grant prej 2 220 000 CHF, ndërsa Këshilli i Ministrave, nëpërmjet MASH merr përsipër të koontribuojë në financimin e mësuesve, mbulimin e orëve suplementare të tyre dhe sigurimin e ambienteve, dhe nëpërmjet Ministrisë së Punës, dhënien e asistencës teknike për familjet rome për regjistrim dhe përfshirje në skemat e mbështetjes me ndihmë ekonomike, sigurimin e kurseve profesionale për anëtare të komunitetit Rom falas në qendrat publike të formimit profesional, etj.

Marrëveshja e dytë, parashikon zhvillimin e Fazës e II të Programit Mbështetës (AlbVET) për Arsimin dhe Trajinimin Profesional në Shqipëri (ATP). Për zbatimin e këtij Programi, Qeveria e Konfederatës së Zvicrës merr përsipër ofrimin e një granti prej 2 600 000 CHF (franga zviceriane), ndërsa Ministria e Arsimit dhe Ministria e Punës, marrin përsipër aprovimin e programeve bazë për zbatimin e projekteve të të nxënit në shkollat dhe qendrat profesionale.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjeve, nënshkruesit vlerësuan rëndësinë e marrëveshjeve në zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri. 

Duke e marrë fjalën, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera falenderoi Qeverinë Zviceriane për mbështetjen që vazhdon të japë në zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri, duke theksuar se kjo mbetet jo vetëm një nga synimet e Qeverisë shqiptare, por edhe një nga mjetet e ndërhyrjes në tregun e punës dhe që ndikon direkt në përafrimin e kërkesës me ofertën, rritjen e punësimit dhe uljen e papunësisë, veçanërisht në grupet që u përkasin kategorive në nevojë dhe vështirësi.

“Projekti që i vjen në ndihmë arsimimit dhe formimit profesional të komunitetit rom është në përputhje me objektivat e Qeverisë për mbështetjen e këtij komuniteti dhe në përmbushje të Planit të Veprimit të Dekadës Rome, u shpreh Ministri Ksera. Qeveria shqiptare kohët e fundit ka ndërmarrë një sërë nismash ligjore në mbështetje të këtij komunitetit të cilat garantojnë të drejtat e tyre për rritjen e mirëqënies dhe integrimin në jetën social-ekonomike të vendit, nisma këto që, nga ana tjetër, përmbushin detyrimet për liberalizimin e vizave dhe integrimin europian të vendit.”

Ministri i Punës vlerësoi shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit në zhvillimin e arsimit dhe formimit professional në Shqipëri dhe siguroi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website