mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministri i Punës në Konferencën “Zhvillimi dhe kohezioni social” Print E-mail
Friday, 28 May 2010 21:50
Ksera:  Ndërmarrje Sociale për t’u ardhur në ndihmë personave të përjashtuar dhe në nevojë

4-5-konferencn-zhvillimi-dhe-kohezioni-social“Vitet e fundit vendet europiane kanë miratuar ligje mbi ndërmarrjen sociale dhe, duke adoptuar modelin social dhe sistemet ndërkombëtare, Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta tashmë ka ngritur një grup pune i cili po punon për hartimin e Draft-Ligjit për ngritjen e Ndërmarrjeve Sociale në Shqipëri”, deklaroi sot Ministri i Punës, Spiro Ksera.
Ministri Ksera e bëri këtë deklaratë gjatë Konferencës “Së bashku për Evropën; Roli i bashkëpunimit të decentralizuar për zhvillimin në Shqipëri. Zhvillimi dhe kohezioni social”, organizuar nga Ambasada Italiane në kuadër të eventeve “Dy popuj, një det, një miqësi”.
Sipas Ministrit të Punës “Ligji i ri për ngritjen e Ndërmarrjeve Sociale do t’u vijë në ndihmë personave të përjashtuar dhe në nevojë dhe i hap rrugë zbatimit të politikave aktive për mbështetjen e grupeve në nevojë.”

Më poshtë, fjala e plotë e Ministrit Ksera.
“Kam kënaqësinë të falenderoj Qeverinë italiane për mbështetjen e dhënë dhe Ambasadorin z. Saba D’Elia, për kujdesin e vazhdueshëm që ka treguar për mbështetjen e projekteve, por edhe për mbështetjen që i ka dhënë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, për zbutjen e varfërisë dhe reformimin e sistemit të Mbrojtjes Sociale.
Siç jeni në dijeni, Qeveria ka ndërmarrë dhe po zbaton reforma të rëndësishme legjislative, strukturore dhe administrative për realizimin e objektivave politikë te programit të saj 2009-2013 për një Shqipëri Europiane, në të gjitha fushat e qeverisjes së vendit. Shqipëria aktualisht merr pjesë në Procesin e Stabilizim-Asociimit. Anëtarësimi në Bashkimin Europian kërkon plotësimin e kritereve politikë, ekonomikë dhe plotësimin e standarteve europiane në një numër të gjerë fushash e sektorësh. Qeveria shqiptare është angazhuar në përafrimin e legjislacionit dhe politikave të saj me ato të acquis communitaire (legjislacionit europian), në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe prioritetet e Partneritetit Europian.
Në këtë kuadër, Ministria e Punës dhe strukturat e së saj janë angazhuar në zhvillimin dhe implementimin e Strategjive gjithëpërfshirëse, shumëdimensionale për zbatimin e politikave për luftën kundër varfërisë ekstreme, fuqizimin e njerëzve/personave në nevojë, që janë në varfëri apo varfëri ekstreme, për reduktimin e varfërisë nëpërmjet politikave të mbështetjes aktive, për rritjen e mundësive për punësim të grupeve në nevojë, për përdorimin e programeve efiçiente të nxitjes së punësimit për këto grupe, për rritjen e bashkëpunimit me pushtetin vendor, koordinimin e veprimeve mes aktorëve duke zhvilluar sinergji, në bashkëpunim me OJF-të dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm; për promovimin dhe lehtësimin ku është e mundur, financiarisht i iniciativave private të marra në nivelet kombëtare dhe lokale.
Ndërhyrjet dhe përmirësimet e vazhdueshme të legjislacionit shqiptar, plotësimi me aktet nënligjore si dhe rregullimet e tjera për plotësimin e standarteve europiane synojnë sigurimin e të ardhurave të mjaftueshme minimale dhe shërbime sociale cilësore për grupet në nevojë.
Në vitet e fundit, vendet europiane kanë shpallur ligje mbi ndërmarrjen sociale, në të cilat kritere të ndryshme identifikojnë këtë model të ri sipërmarrës. Duke adoptuar modelin social dhe sistemet ndërkombëtare, MPÇSSHB ngriti një grup pune që po punon për hartimin e Draft-Ligjit për ngritjen e Ndërmarrjeve Sociale në Shqipëri. Draft-Ligji për Ndërmarrjet Sociale do të inkorporojë në përmbajtjen e vet edhe kontributet e konsulentëve e të ekspertëve të huaj italian për përmirësimin e targetimit, programimit dhe implementimit të Ligjit për Ndërmarrjet Sociale, në kuadrin e projektit Minori, të cilët me këtë rast gjej rastin t’i falenderoj për vlerësimet realiste dhe kontributet e tyre për hartimin e këtij Ligji të Ri.
Ligji i ri për ngritjen e Ndërmarrjeve Sociale u vjen në ndihme personave te përjashtuar dhe në nevojë dhe i hap rrugë zbatimit të politikave aktive për mbështetjen e grupeve në nevojë.
Ngritja e Ndërmarrjeve Sociale do të favorizojë hyrjen në punë të grupeve në nevojë, nëpërmjet prodhimit të të mirave dhe shërbimeve me dobi sociale ose interes kolektiv. Dimensioni social i këtij shërbimi synon në shërbimin për komunitetin, ose për një grup personash në nevojë, duke promovuar sensin e përgjegjësisë sociale në nivel lokal si dhe duke krijuar dinamika kolektive ose menaxhim pjesëmarrës.
Po kështu Ligji do të krijojë kushtet e nevojshme për të inkurajuar iniciativa të zhvillimit të aktiviteteve prodhuese, me qëllim që të realizojnë të ardhura për të mbështetur shërbimet e tyre sociale. Fitimi është një mjet për të arritur objektivat sociale, që duhet të jetë pjesë e misionit për përfshirjen sociale, punësimin dhe riintegrimin e grupeve në nevojë.
Një ndër aspektet më të rëndësishëm e më novatore të Ligjit për Ndërmarrjet Sociale është fakti se Ndërmarrjet sociale janë një hap më përpara se OJF-të, jo vetëm në ofrimin e shërbimeve të ndryshme social-shëndetësore, por dhe në strukturën dhe menaxhimin e tyre. Ato mund të lidhin kontrata me shtetin për menaxhimin e shërbimeve të ndryshme, duke garantuar një cilësi më të lartë e kosto më të ulët për buxhetin e shtetit. Aftësia e tyre për të punësuar grupe dhe individë në vështirësi social-ekonomike, do të ndikojë ne rritjen e numrit të popullsisë së zënë me pune, duke mundësuar kështu dhe riintegrimin e kësaj kategorie. Këto lloj aktivitetesh nuk duhet të konsiderohen si iniciativa të ndërmarjeve individuale private. Realizimi i të ardhurave nga aktivitetet prodhuese do të rris kapacitetet e Shoqatave e do t’i bëjë ato më pak të varura nga donacionet e mundshme e njëkohësisht do te rrisë mundësinë e tyre për t’u bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit, nga Njësitë e Qeverisjes Vendore apo Donatorë të ndryshëm.”
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website