mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Mblidhet Komiteti Ndërministror për Romët Print E-mail
Friday, 28 May 2010 21:32
29-4-komitet-nderministror-per-rometNë Minsitrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta u mblodh sot grupi ndërministror për romët, i drejtuar nga zv/Ministrja e Punës, znj. Filloreta Kodra dhe në të cilin marrin pjesë zëvëndësministrat e ministrive përgjegjëse për zbatimin e Strategjisë, Dekadës dhe Planit të Veprimit për romët.

Në takimin e radhës së Komitetit mori pjesë edhe Ministri Spiro Ksera i cili u shpreh se Plani i Veprimit të Dekadës Rome është një dokument i rëndësishëm, i cili duhet të shërbejë si plan pune për çdo institucion që ngarkohet me përgjegjësi konkrete nga ky plan. Sipas Kserës, çdo institucion duhet të njohi dhe të respektojë detyrat e tij, pasi tashmë Shqipëria tashmë ndodhet në fazën e implementimit të legjilsacionit dhe se institucionet ndërkombëtare mbikqyrin në çdo hap nivelin e këtij implementimi.

Zv/Ministrja Kodra u shpreh se tashmë jemi në kohë për të filluar bashkëpunimin mes të gjitha institucioneve për të plotësuar të gjitha detyrimet. ”Ministria e Punës është e angazhuar të plotësojë detyrimet e saj si dhe të luajë rolin e koordinatorit për institucionet e tjera në fushën e njohjes dhe të zbatimit të të drejtave të Minoritetit rom dhe marrjen e masave për përmirësimin e jetës së tij”.
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website