


| Shqipëria merr pjesë në Sesionin e 54 të Komisionit mbi Statusin e Grave, të OKB |
|
|
| Monday, 08 March 2010 10:36 |
|
Zv/Ministrja e MPÇSSHB, Filloreta Kodra, prezanton rezultatet e punës së Qeverisë në promovimin e barazisë gjinore Zëvendësministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Znj. Filloreta Kodra, dhe Koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Zonja Gulden Turkoz- Cosslet, morën pjesë në sesionin e 54 të Komisionit mbi Statusin e Grave, që u mbajt në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York. Të ftuar të veçantë në tre panele të këtij forumi mbarëbotëror, përfaqësuesit e Shqipërisë patën rastin të ndajnë me të pranishmit eksperiencën e Shqipërisë në çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimin e gruas. Në daten 2 Mars 2010, një panel i veçantë u organizua nga UNIFEM me focus punën e përbashkët të programeve të OKB-së në çështjet e barazisë gjinore. Zonja Kodra në prezantimin e saj u fokusua në angazhimin e Qeverisë shqiptare në implementimin e Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Kundër Dhunës në Familje. Takimi vlerësoi si shumë të suksesshme eksperiencën shqiptare në bashkëpunimin e Qeverisë me programin “Një OKB” në fushën e barazisë gjinore. Takimi theksoi dhe vlerësoi faktin që prioritetet e përcaktuara në dokumentet strategjike të Qeverisë shqiptare janë duke u mbështetur nga Program i Përbashkët i OKB-së mbi Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje, duke theksuar rolin drejtues të Qeverisë në koordinimin e punës së agjensive të ndryshme të OKB-së. Në seancën plenare të komisionit të statusit të grave të mbajtur në datën 4 Mars, delegacioni shqiptar prezantoi arritjet në zbatimin e platformës së Pekinit dhe arritjen e Objektivave të Mijëvjeçarit. Fjala e Shqipërisë në këtë sesion u mirëprit dhe u vlerësua nga shumë prej shteteve anëtare që morën fjalën në këtë sesion. Aktiviteti i tretë i rëndësishëm ishte pjesmarrja në panelin e fondit të OKB-së Kundër Dhunës ndaj Gruas, ku Shqiperia paraqiti eksperiencën e organizatave shqiptare në ngritjen e sistemit të referimit kundër dhunës në nivel lokal. Zëvendësminstrja Kodra vlerësoi se eksperiencat e përfituara nga puna konkrete në terren, po ndihmojnë Qeverinë shqiptare në insitucionalizimin e mekanizmave të luftës kundër dhunës në rang vendi. |