mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministri Ksera pret një delegacion të Ministrisë së Punës së Kosovës Print E-mail
Tuesday, 23 February 2010 19:29
ksera-delegacion-kosovsMinistri i Punës, Spiro Ksera, priti sot një delgacion të Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies së Kosovës, me të cilin diskutoi rreth nivelit të bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe nevojës për rritjen e këtij bashkëpunimi.

“Jam i gatshëm dhe i hapur për të bashkëpunuar me të gjitha strukturat e Ministrisë së Punës së Kosovës”, u shpreh Ministri Ksera, duke theksuar se pas takimeve të zhvilluar me zv/Ministrin dhe Ministrin e Punës së Kosovës është rënë dakort që një grup pune i përbërë nga specialistë të të dy institucioneve të përgatisin një draft-marrëveshje për të institucionalizuar dhe shtrirë bashkëpunimin në të gjitha fushat që mbulohen nga institucionet homologe.

Më tej, Ministri Ksera e informoi delegacionin kosovar rreth punës që po bëjnë institucionet shqiptare për përmbushjen e të gjitha detyrimeve për liberalizmin e vizave si dhe përfundimin në një kohë sa më të shkurtër dhe cilësinë më të lartë të pyetësorit të BE.

Drejtori i Punës dhe Punësimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqënies Sociale të Kosovës, falenderoi Ministrin Ksera për angazhimin dhe theksoi se për një shtet të ri si ai i Kosovës nevojitet mbështetje e institucioneve të konsoliduar të Shqipërisë.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se bashkëpunimi i nisur tre vjet më parë në fushën e formimit profesional, në të cilën Ministria e Punës e Kosovës ka vënë në shërbim të zyrave të punës së Tropojës dhe Kukësit kapacitete e qendrave të formimit profesional të Gjakovës dhe Prizrenit duhet të vazhdojë dhe shtrihet edhe në fusha të tjera.
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website