mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministri i Punës viziton qendrat sociale jopublike në Elbasan Print E-mail
Sunday, 07 February 2010 00:13
Ksera: Subvencionim i kuotës ushqimore të klientëve në qendrat jopublike kujdesit shoqëror

ministri-ksera-elbasanGjatë një vizite në qytetin e Elbasanit, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, u shpreh se gjatë këtij viti do të ketë një fond të veçantë për nxitjen e punësimit për këtë qytet, që arrin në 10 milionë lekë të reja. Këtë vit një rëndësi e veçantë do t’i jepet qendrave të formimit professional, ku qyteti i Elbasanit zë vendin e parë me një qender model, ku janë investuar me shumë se 2,2 milionë dollarë.

Ministri Ksera ka zhvilluar vizita edhe në qendrën antitrafikim “Tjetër Vizion” dhe qendrën e femijeve “Orët Fatlume”.

Gjatë këtyre vizitave, Ministri Ksera është shoqëruar nga Prefekti i Qarkut Elbasan, dhe sipas Ministrit të Punës takime dhe vizita të tilla do të vijojnë në të gjithë vendin dhe do të kenë për qëllim koordinimin e përpjekjeve mes institucioneve shtetërore dhe njësive të pushtetit lokal për zbatimin e politikave efektive mbi zbutjen e varfërisë, reformën në sistemin e ndihmës ekonomike dhe mbështetjen e formimit profesional, për të orientuar në veçanti moshat e reja drejt kërkesave të tregut.

Vizita në Qendrën e Formimit Profesional ka shërbyer për të parë nga afër kushtet e qendrës dhe mënyrën e administrimit të një investimi prej 2.2 milionë USD. Punonjësit kërkuan kthimi e saj në një Qendër Kombëtare të Formimit Profesional. Gjithashtu, temë e dikutimeve ka qenë mënyra e licensimit të profesioneve dhe kuadrit të rregullave dhe atij ligjor që mundeson disiplinimin e profesioneve. Formimi profesional mbetet mënyra me efikase për të orientuar të rinjtë drejt nevojave të ekonomisë së tregut. Për Elbasanin këtë vit janë parashikuar 10 milionë lekë fonde për nxitjen e punësimit, një hap ky inkurajues për të gjitha ndërmarrjet dhe bizneset që do të përfshihen në këto programe.

Vizita në qendrën e antitrafikimit “Tjetër Vizion” kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore për të monitoruar dhe reduktuar në maksimumin e mundshëm fenomenin e trafikut të qënieve njerëzore. Ministria e Punës, në bashkëpunim me ministritë e linjës, por edhe ekspertë të huaj do të vazhdojnë të kontribojnë në përmirësimin e legjislacionit dhe në forcimin e rolit të shoqërisë civile. Ministria e Punës është duke parë mundësinë e bashkëartimit të rregullave mbi funksionimin e ndërmarrjeve sociale, një risi tjetër kjo në fushën e shërbimeve sociale.

Vizita në Qendrën “Orët Fatlume” është zhvilluar në një atmosferë shumë miqësore me stafin që kujdeset për fëmijët në nevojë. Ministri Ksera premtoi se do të ndihmojë Qendrën me kabinete informatike, ndërsa ka informuar se shteti do të subvencionojë kuotën ushqimore të fëmijëve dhe të moshuarve që gjenden në qendrat private ose shtetërore të kujdesit shoqëror. Kjo do të behet me kalimin e ligjit të ri në Parlament.
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

FLASH


Poll

Jepni mendimin tuaj