Ksera: Projekligji një hap konkret në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barbarta, Spiro Ksera, prezantoi sot para Komisionit Parlamentar të Punës dhe Komisionit të Integrimit komentet e Ministrisë së Punës për Projektligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Në mbledhjen e përbashkët të dy komisioneve merrnin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Arsimit dhe Drejtësisë, Avokati i Popullit, përfaqësues të shoqërisë civile, etj. Ministri e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë Projektligj dhe që vjen në kohën e duhur, si përmbushje jo vetëm e detyrimeve që vendi ynë ka në kuadër të integrimit për garantimin e të drejtave të njeriut për të gjitha grupet dhe individët, por edhe si një kërkesë e brenshme për kompletimin e kuadrit ligjor në fushën e të drejtave të njeriut dhe të mosdiskriminimit.
Bashkangjitur keni fjalën e Ministrit Ksera: Në Republikën e Shqipërisë e drejta ndërkombëtare gëzon një pozitë të privilegjuar në raport me të drejtën e brendshme. Mbi këtë bazë, konventat ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, të cilat parashikojnë edhe dispozita për garantimin e të drejtave pa asnjë lloj diskriminimi të bazuar në kombësinë, origjinën etnike apo sociale, seksin, racën, ngjyrën, gjuhën, fenë, besimin, opinionin politik apo cdo opinion tjetër, pasurinë lindjen, paaftësinë, moshën ose cdo gjendje tjetër, janë pjesë e legjislacionit të brendshëm dhe shteti shqiptar angazhohet për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të përcaktuara në këto akte ndërkombëtare, në fushat ekonomike, sociale, kulturore, politike ose në cdo fushë tjetër, pa asnjë lloj diskriminimi. Inisiativa për hartimin e projektligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, nga një grup deputetësh është për t’u përshëndetur, pasi është një hap konkret në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut nën frymën e dokumentave ndërkombëtarë dhe njëkohësisht, një hap konkret i përmbushjes së standarteve të anëtarësimit në BE. Ky projektligj duhet përshëndetur për faktin se ka në objekt të tij mbrojtjen e kategorive më vulnerabël shoqërore nga të gjitha llojet e diskriminimit, paraqitet në momentin e duhur dhe rrit shkallën e përgjegjësisë së institucioneve shtetërore për të garantuar mosdiskriminimin në një shoqëri demokratike si kjo e jona. Per te ofruar mundesi te barabarta dhe mbrojtje nga diskriminimi për të gjitha grupet si në fushën e punësimit, marrëdhëniet e punës, shërbimet sociale, etj. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka hartuar dhe zbaton politika që parashikojnë jo vetëm krijimin e shanseve të barabarta ne akses për përfitime të drejtëpërdrejta apo shërbime, por dhe masa pozitive për disa grupe vurnerabël si, gratë, romët dhe egjiptianët, personat me aftësi të kufizuara, etj. masa që ne te shumten e rasteve jane te nevojshme per momente kritike ne te cilat ndodhen keto grupe. Që nga korriku 2008 po zbatohet një ligj specifik për mbrojtjen nga diskriminimi gjinor që është Ligji “Për barazinë Gjinore në Shoqëri” dhe projektligji “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” nuk e cenon atë, por është një instrument ligjor përforcues që merr përsipër të ngrejë edhe institucionin e “Komisionerit”, një institucion shumë i rëndësishëm ankimues e garantues i mbrojtjes nga diskriminimi, i munguar në Ligjin “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”. Por, vlerësoj të rëndësishme që, përveç strukturës së Komisionierit, projektligji të japë një përcaktim më të qartë të mekanizmit institucional që do të merret më politikbërjen, zbatimin dhe monitorimin e politikave mbrojtëse nga diskriminimi. Ky draft i paraqitur sot është në përputhje edhe me një sërë konventash (Konventat 43, 54, 78, 113) të Këshillit të Europës, dhe në mbështetje të legjislacionit shqiptar të punës në fuqi, Kodit të Punës dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, duke siguruar ngritjen e institucioneve në favor të mbrojtjes nga diskriminimi i drejtpërdrejtë apo jo i drejtpërdrejtë në punë. Në Nenin 9 të Kodit të Punës është parashikuar ndalimi i çdo lloj diskriminimi në fushën e marrjes në punë dhe të profesionit. Në kreun e dytë të këtij Projektligji është specifikuar ndalimi i diskriminimit në lidhje me ”trajtimin e punëmarrësve në vendin e punës”, duke përfshirë trajtimin e tyre gjatë vendosjes ose ndryshimit të kushteve të punës, shpërblimin, përfitimet dhe mjedisin e punës, trajtimin lidhur me trajnimet profesionale ose gjatë procesit disiplinor, ose lidhur me pushimin nga puna, ose zgjidhjen e kontratës së punës. Në Kodin e Punës është parashikuar trajtim i barabartë në punësim dhe në marrëdhënien e punës dhe në Nenin 115 të tij barazia në shpërblim ndërmjet sekseve. Po ashtu në Nenin 148 të Kodit të Punës janë parashikuar procedurat për pushimet kolektive nga puna, të cilat sigurojnë barazi në trajtimin e punonjësve që dalin të papunë jo për faj të tyre, lidhur me afatet e njoftimit, shpërblimet e përfituara, të drejtën për informim dhe konsultim, gjithmonë sipas kategorive në varësi të vjetërsisë në punë. E sanskionuar është e drejta për t’u organizuar ne sindikata që buron nga Kushtetuta dhe Konventat Nr 87 e 98 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, të ratifikuara nga vendi ynë. Meqënëse prioritetet e qeverisë shqiptare i referohen edhe minoriteteve, ky projektligj përforcon hapësirat demokratike të zhvillimit në një ambjent të sigurtë të zbatimit të konventës kuadër për minoritetet që sic dihet është dokument themelor nga i cili rrjedhin edhe detyrime konkrete. Ky projektligj është një dëshmi tjetër e vullnetit të qeverisë shqiptare për përmbushjen korrekte të detyrimeve dhe ruajtjen e të gjitha vlerave që mbartin minoritetet. Në këtë projektligj gjen vend të vecantë edhe kujdesi për komunitetin rom. Projektligji ka marë parasysh gjendjen e vështirë në të cilën gjendet minoriteti rom dhe sanksionon një përpjekje më shumë për rritjen e standardeve të tyre të jetesës. Sic dihet qeveria shqiptare dhe Ministria e Punës është angazhuar për zbatimin e strategjisë kombëtare “Për përmirësimin e kushteve të jetesës së minoritetit rom” dhe është nënshkruar tashmë dokumenti i dekadës rome me politka dhe buxhet konkret. Hartimi i Strategjisë u bazua në njohjen e situatës social- ekonomike, vlerësimin e problemeve dhe u realizua në sajë të bashkëpunimit të Qeverisë, përfaqësuesve të minoritetit rom, shoqërisë civile duke evidentuar kërkesat e minoritetit rom dhe kapacitetet, por edhe mundësitë reale realizuese të shtetit. Projektligji është shtysë për mbështetjen e akteve dhe iniciativave të ndryshme mbi moshën e tretë. Ai përforcon Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.763 datë 11/06/09 ku Qeveria Shqiptare miratoi Dokumentin Ndërsektorial Zhvillues të Moshimit. Plotësimi i hapësirave të mëtejshme në realitetin shqiptar e kthen projektligjin në një veprim specifik që përmirëson mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të të moshuarëve dhe eleminimin e diskriminimit te tyre. Projektligji është në koherencë edhe me Planin e Veprimit Ndërkombëtar të Madritit (2002) ku drejtimet kryesore shtrihen në kujdesin për personat e moshuar, shëndeti dhe mirëqënia për ta dhe garantimi i një mjedisi lehtësues e mbështetës. Po ashtu, për t’u ardhur në ndihmë grupeve vulnerabël dhe vecanërisht personave me aftësi të kufizuara është nënshkruar nga qeveria shqiptare Konventa Ndërkombëtare mbi të drejtat e tyre dhe projektligji që kemi përpara mbështet politikat konkrete që kemi marë dhe do ndërmarrim për të rritur aksesin e tyre në tregun e punës. Kodi i Familjes në Nenin 215 te tij jep përkufizimin e përgjegjësisë prindërore, cila është tërërsia e detyrimeve dhe të drejtave që kanë për qëllim të sigurojnë mirëqënien emocionale, sociale dhe material të fëmijës, duke u kujdesur për të duke mbajtur raporte vetjake për të , duke i siguruar atij mirërritjen edukimin, arsimimin, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurive të tij. Ndërkohë që projektligji në fjalë me dispozitat përkatëse të tij dhe me aktet nënligjore që do të dalin në zbatim të tij, synon ti japë një mbrojtje më të posaçme diskriminimit për shkak të përgjegjësisë prindërore Ministria e Punës ka hartuar dhe zbaton masa pozitive për mbështetjen edhe të grupeve të tjera vulnerabël. Këtu do të përmendja masat pozitive të ndërmarra për nxitjen e punësimit të femrave, kjo pasi niveli i papunësisë në këtë kategori është identifikuar më i lartë se tek meshkujt. Identifikimi i kësaj problematike solli domosdoshmërinë e hartimit të nje akti pozitiv per te siguruar gjithperfshirje ne punesim dhe integrim te femrave ne tregun e punes. Programi për nxitjen e punësimit të grave, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, synon te nxise punedhenesit shqiptare te punesojnë punekerkues te papune femra. Kjo mbeshtetje konsiston ne financimin nëpërmjet buxhetit të mases se detyrimeve per sigurime shoqerore dhe për femrat mbi 35 vjec, te trafikuarat, gra nga komuniteti rom dhe femra me aftësi të kufizuara, si dhe kompesimi i një pjese të pagës deri në nivelin e pagës minimale. Ky program mbështetet nga Buxheti i Shtetit për Ministrinë e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe ka filluar zbatimin e tij në vitin 2004. Nje akt tjeter pozitiv i hartuar nga Ministria eshte edhe Urdheri “Per Tarifat e Sistemit te Formimit Profesional”, ne te cilin parashikohen tarifa falas per grupet e vecanta qe jane punëkërkues të papunë të regjistruar ne zyrat e punesimit dhe duan te ndjekin kurse te profesioneve te formimit profesional, te ofruara nga Drejtorite Rajonale te Formimit Profesional Publik (DRFPP). Ne kete target grup jane perfshire komuniteti rom, vajzat dhe grate e trafikuara, personat qe kane vuajtur denimin me burgim, jetimet dhe personat me aftesi te kufizuar. Duke e mbyllur dëshiroj që të përshëndes të gjithë nismëtarët e hartimit të kësaj platforme që zgjeron mbrojtjen sociale të shtetit dhe u jep përgjigje të qartë të gjithë atyre që vazhdojnë të qëndrojnë skeptikë ndaj politikave të kësaj qeverie. |