mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministri i Punës inspekton zonat e përmbytura në Shkodër Print E-mail
Tuesday, 12 January 2010 19:51
Ksera: Strukturat sociale në dispozicion dhe mbështetje të banorëve

Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Ministrisë, zv/Ministrja Filloreta Kodra, dhe drejtorët e përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror – Mihal Naçi, Shërbimit Kombëtar të Punësimit – Thoma Miço, etj., inspektoi sot zonat e përmbytura në Shkodër dhe rrethina për t’u njohur me situatën dhe nevojat e banorëve.

Gjatë këtij inspektimi grupi i ministrisë së Punës u takua me banorët e evakuuar nga zonat e përmbytura, ku u njoh me gjendjen e tyre dhe nevojat për ndihmë, që nga ato psikosociale, veshëmbathje, ushqime, etj. Banorët vlerësuan reagimin e menjëhershëm të strukturave shtetërore për menazhimin e situatës dhe për t’u ardhur në ndihmë. Ministri i garantoi ata se të gjitha strukturat do të vazhdojnë të jenë pranë tyre për t’i mbështetur për kalimin e situatës, si dhe se strukturat përgjegjëse janë urdhëruar për të garantuar shpërndarjen pa probleme dhe në kohë të pagesave të ndihmës ekonomike, paaftësisë etj.

Më pas, grupi i drejtuar nga Ministri i Punës zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencës të ngritur në Prefekturën e Shkodrës, me Prefektin si dhe me strukturat lokale, të cilat informuan për masat e marra në përballimin e situatës si dhe nevojat e identifikuara deri tani në zonat e përmbytura.

Po ashtu, Ministri Ksera zhvilloi një takim të zgjeruar me strukturat rajonale të Shërbimit, Social dhe Shërbimit të Punësimit të Shkodrës, të cilave u kërkoi pjesëmarrje aktive në monitorimin e situatës, identifikimin në kohë të nevojave, ofrimin e menjëhershëm të ndihmës psikosociale për të shpërngulurit si dhe informimin në kohë reale të strukturave qendrore rreth problematikës, me qëllim marrjen e masave për përgjigjen në kohë ndaj menazhimit të situatës dhe përmbushjes së nevojave.

Me qëllim identifikimin në kohë të nevojave, u caktua një punonjës i zyrës rajonale të shërbimit social të Shkodrës si anëtar i përhershëm i shtabit të emergjencës, të ngritur në Prefekturë. Po ashtu, Ministri caktoi një grup pune me përfaqësues të zyrës rajonale sociale për monitorimin e situatës së emergjencës në zonat e përmbytura.

Ministria e Punës tashmë ka vënë në dispozicion për strehimin e familjeve të shpërngulura ambientet e godinave në pronësi të shërbimit social, të cilat funksionojnë në qarkun e Shkodrës, dhe strukturat e saj janë pjesë e menazhimit të situatës, duke iu gjendur banorëve në përballimin e nevojave emergjente.
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

FLASH


Poll

Jepni mendimin tuaj