mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
NJOFTIM PËR KONKURIM Print E-mail
Thursday, 20 November 2008 09:30
Njoftim për konkurim në postin e punës,
Koordinator pranë Drejtorisë së Politikave
të Shanseve të Barabarta në MPÇSSHB


Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në zbatim të Programit të Përbashkët “Një OKB” për barazinë gjinore, shpall konkurs për dy vende pune me kontratë njëvjeçare,  Koordinator pranë Drejtorisë së Politikave të Shanseve të Barabarta në MPÇSSHB. 

Kërkesa të veçanta për Kandidatët
Diplomë universiteti në studimet shoqërore ose humane, kanë përparësi studimet pasuniversitare për çështje gjinore ose të ngjashme.
Përvoja e punës me institucionet qeveritare si dhe puna për çështjet gjinore dhe kërkimet në këtë fushë përbën përparësi
  • Të ketë njohuri për proceset gjinore dhe qeverisëse në Shqipëri
  • Të ketë aftësi për punë të pavarur si dhe të punës në grup
  • Përvojë si trajnues, dhe aftësi për lehtësimin e seminareve, trajnimeve.
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe aftësi prezantimi dhe të të folurit në publik
  • Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter dhe njohuri të komunikimit në internet
  • Të flasë dhe të shkruaj rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze
Aplikanti duhet të paraqesë dokumentet e mëposhtme  pranë Drejtorisë së 
Shërbimeve të Brëndshme në MPÇSSHB, deri me datë 2.12.2008


Kërkesë me shkrim,CV, Dëshmi penaliteti, Diploma e shkollës së lartë e noterizuar, Certifikatë e përdorimit të kompiuterit, Certifikatë ose dëshmi për  gjuhën e huaj, dhe çdo dëshmi tjetër që ka të bëjë me kualifikime dhe trajnime të ndryshme që lidhen me plotësimin e kërkesave të veçanta, botime, artikuj n.q.s kanë të tilla, Libreza e punës e fotokopjuar dhe e noterizuar,Certifikatë e gjëndjes civile personale.
Testimi do të bazohet në vlerësimin e dosjeve si dhe në intervisten me gojë.
Lista e Personave që  plotësojnë kërkesat e mësipërme do të shpallen në  vënd të dukshëm në Hollin e katit të I-rë  të MPÇSSHB ,  2 ditë pas datës së mbylljes së pranimeve.
PAGA e pozicionit: është e barazvlefshme me kategorine III-b (59050 + 201 leke per cdo vit vjetersi)
Njoftimi të botohet në formatin  1/4 e faqës së brëndshme bardh e zi për dy ditë radhazi .                    

Last Updated ( Thursday, 20 November 2008 09:35 )
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj