logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Pesë ministri Marrëveshje “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” Print E-mail
Friday, 14 November 2008 14:19
Ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si përfaqësues i institucionit përgjegjës koordinues, i ngarkuar nga Ligji ” Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, u shpreh se “Marrëveshja ka si qëllim angazhimin e Ministrive tona dhe bashkërendimin e përpjekjeve të përbashkëta për zbatimin e Ligjit, me qëllim jo thjesht identifikimin, por parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje, në të gjitha format që ajo shfaqet. Kjo Marrëveshje i vë institucionet tona para përgjegjësisë institucionale që, parandalimi i dhunës të realizohet me anë të masave ligjore.”
Sipas Ministrit të Punës, nënshkrimi i Marrëveshjes, që i hap rrugë ngritjes së një institucioni koordinues, realizohet në zbatim të Ligjit dhe marrja e masave institucionale është detyrimi ynë që del edhe nga konkluzionet e Raport-Progresit më të fundit të Bashkimit Evropian.”.

Ministri i Punës, Anastas Duro, i ftoi përfaqësuesit e Ministrive përkatëse të firmosin Marrëveshjen dhe bashkëpunojnë ngushtësisht për parandalimin e fenomenti të dhunës në familje.

Marrëveshja e nënshkruar sot nga përfaqësuesit e pesë ministrive i hap rrugë ngritjes së një mekanizmi bashkërendimi e koordinimi përgjegjësish të të gjitha institucioneve të ngarkuara nga Ligji. Ministria e Punës, si institucioni përgjegjës për zbatimin e Ligjit, nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes, angazhohet të drejtojë dhe bashkërendojë punën me të gjitha institucionet e tjera, të garantojë mbrojtjen me masa ligjore të pjesëtarëve të familjes viktima të dhunës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, grave, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.

Ligji ngarkon me detyra të gjitha strukturat dhe instancat e tjera dhe Marrëveshja e i qartëson më mirë detyrimet institucionale të çdo ministrie, të cilave u del për detyrë jo vetëm t’i njohin këto detyrime, por edhe t’i zbatojnë, në bashkëpunim të ngushtë me njëra-tjetrën. Roli i çdo institucioni, tashmë, nuk është thjesht evidentues, por edhe hartues dhe zbatues masash konkrete që ndikojnë në parandalimin e dhunës në familje.

Ligji ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” ka hyrë në fuqi në 1 Qershor të vitit të kaluar dhe plotësimi me akte nënligjore, nga njëra anë, dhe institucionalizimi i bashkëveprimit të strukturave përgjegjëse, nga ana tjetër, do ta bëjnë më efektiv zbatimin e tij. Që me hyrjen në fuqi te Ligjit, numri i rasteve të denoncuara për ushtrim dhune në ambientet familjare është rritur, kjo si pasojë e rritjes së ndërgjegjësimit të viktimave, por edhe strukturave përkatëse për mbrojtjen e viktimave, falë edhe një fushate të gjerë dhe intensive informuese. Gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti, numri i rasteve të denoncuara për ushtrim dhune në mjediset familjare arrin në 612, ku dominojnë rastet e dhunës mes bashkëshortëve.
Last Updated on Friday, 14 November 2008 14:35
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH