mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
1 Tetor - Ministria e Punës prezanton dokumentin politik më të rëndësishëm për moshën e tretë. Print E-mail
Wednesday, 01 October 2008 12:35
Megjithëse Shqiperia ka popullsinë më të re në Europë përqindja e popullsisë mbi moshën 60 vjeç është në rritje graduale. Parashikohet që ajo të përbëjë 12.2 përqind të popullsisë deri në vitin 2010 dhe në  2020 kjo moshë parashikohet të përbëjë rreth 15% të popullsisë së përgjithshme nga  9.4 përqind që zinte në vitin 2000.

Pikerisht per t’i paraprire problemeve qe do te sjelle rritja e numerit te personave te moshuar vitet e ardheshme, statusit aktual te tyre me mungese te ardhurash ekonomike sherbimesh shendetesore, pamundesia per te qene pjese aktive ne tregun e punes, ne zbatim te programit te Qeverise shqipatre dhe te detyrimeve qe rrjedhin nga dokumentat nderkombetare, vjen kjo iniciative e Ministrise se Punes.

Situata aktuale sociale, ekonomike, shëndetësore e personave të moshuar ku shifrat statistikore flasin për një nivel të lartë te varfërisë në këtë target grup, për të ardhura të pakta që nuk mbulojnë shpenzimet  për minimumin jetik,  për një numër të kufizuar të institucioneve të përkujdesit social rezidenciale dhe ditore, publike dhe jopublike dhe me një shtrirje të kufizuar territoriale, për numër të kufizuar të barnave të rimbursuara, për mungesë të përfshirjes së tyre në jetën kulturore dhe shkencore, në proçeset vendimmarrëse, për rritje të dhunës në të gjitha format e saj (fizike, psikologjike, ekonomike, etj.) ndaj këtyre personave brenda në familje dhe në shoqëri, të mundësive të pakta për tu punësuar kur ekziston dëshira për të kontribuar në shoqëri,etj.

Emigracioni i të rinjve, strukturimi i familjes dhe ndryshimet në stilin e jetesës, po rritin përditë e më shumë numrin e të moshuarve të vetmuar dhe që kanë nevojë për shërbime sociale.
Shërbimet për të moshuarit ofrohen në pesë qendra shërbime rezidenciale publike në qytetet Shkodër, Tiranë, Kavajë Fier dhe Gjirokastër ku janë sistemuar 456 klientë të moshuar të vetmuar dhe me probleme social-ekonomike .
Po ashtu, për të moshuarit janë ngritur edhe shërbime në qendra ditore dhe shërbime në shtëpi më pranë komunitetit nga OJF-të. Me projektin “Shpërndarja e shërbimeve sociale në komunitet” janë ngritur edhe disa shërbime multidisiplinare ku ofrohen sherbime ditore edhe për të moshuarit
Në lidhje me përfshirjen e personave të moshuar në tregun e punës shifrat janë shumë të ulta dhe kjo rezulton më tepër në zonat urbane dhe  në mënyrë të veçantë në sektorin publik. Në zonat rurale numri i personave të moshuar të punësuar është shumë më i lartë dhe kjo lidhet me fenomenin e emigrimit dhe migrimit të brendshëm që ka bërë që personat e moshuar të mbeten forca kryesore e punës në këto zona. Ky fenomen është më i dukshëm në zonën juglindore , e  verilindore malore të vendit .
Po të analizojmë të dhënat e punësimit me kohë të plotë dhe të pjesshëm për personat të moshës mbi 55 vjec, vërehet që numri i të punësuarve meshkuj është më i lartë se i femrave. Nga grafikët e mëposhtëm duket qartë se për sa i përket  grup-moshës  55-59, 60-64 dhe 65+ vjeç janë meshkujt që kanë % më të lartë në punësimin e pjesshëm, dhe të plotë dhe kjo për faktin se:
Shumë gra të moshës 55 e lart  janë më të angazhuara me detyrimet familjare si: punët e shtëpisë; përkujdesjen për fëmijet, nipërit dhe mbesat ose për persona të tjerë të familjes
Gratë e kësaj moshe kanë shumë më pak mundësi gjetjen e një pune qoftë me kohë të plotë ose të pjesshme për shkak të moshes, pra janë të diskriminuara për shkak të moshës dhe gjinisë.

Per te garantuar nje dokument cilesor dhe koherent ne analize jane mare te gjitha raportet dhe studimet si kombetare po ashtu edhe nderkombetare, te pershatatura me studimin e anlizes ne terren per kete kategori. Eshte  e rendesishme te theksohet se pervec ekspertizes institucionale dokumenti do te paraprihet nga marrja e mendimeve te te gjithe grupeve apo perfaqesimeve te interesuara.

Keshtu ka perfunduar faza e pare e nje një vëzhgimi të ndërmarrë në të 12 prefekturat e vendit  i cili synon të plotësojë tablon e situatës aktuale të personave të moshuar me më shumë të dhëna statsitikore. Aktualisht jemi në nxjerrjen e përfundimeve paraprake që do të reflektohen më pas në një raport më të gjërë.
Në përvojën e përparuar botërore si dhe në rekomandimet e Konferencave ndërkombëtare  për moshimin, në detyrimet që rrjedhin nga dokumentat ndërkombëtare të miratuar nga shteti shqiptar, nga proçesi i përafrimit të Legjislacionit Shqiptar me Legjislacionin e BE.
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj