


| MINISTRIA E PUNËS PREZANTON STRATEGJINË E KUJDESTARISË PËR FËMIJËT NË NEVOJË |
|
|
| Friday, 26 September 2008 15:26 |
|
Në këtë tryezë merrnin pjesë Ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, Përfaqësuesja e UNICEF në Shqipëri, Carrie Auer, përfaqësues të pushteti qendror e vendor, të sistemit gjyqësor, si dhe të organizatave EveryChild, Bethany, etj. të cilat kanë kontribuar në harimin e dokumentit dhe do të marrin pjesë në fazën e implementimit të tij. Duke e marrë fjalën, ministri Barka theksoi: “Kujdestaria vlerësohet si një shërbim bashkohor, por edhe shumë kompleks dhe delikat. Për realizimin e këtij shërbimi angazhohen shumë aktorë dhe ndikojnë faktorë tradicionalë, të cilët duhen harmonizuar me krijimin e një shërbimi të institucionalizuar, mbështetur mbi standarde dhe procedura të mirëpërcaktuara.” Duke u ndalur në implementimin e Strategjisë, Barka theksoi se “duke vlerësuar kompleksitetin e shërbimit të kujdestarisë dhe angazhimin e nje spektri të gjerë aktorësh, fillimisht objektivat e kësaj strategjie do të pilotohen në dy rrethe, në Tiranë dhe Shkodër. Në kujdestari në periudhën pilot do të vendosen 80 fëmijë. 60 fëmijë do të jenë nga familje në nevojë dhe që rrezikojnë të institucionalizohen, ndërsa 20 fëmijë të tjerë, nga shtepitë e fëmijeve që mund të shkojnë pranë të afërmve në komunitet.” Më pas, ekspertet Suzana Sakiqi dhe Agim Xhumara u ndalën në hapat që do të hidhen për implementimin e këij shërbimi. Drejtori i Politikave Sociale në Ministrinë e Punës, Nexhmedin Dumani prezantoi edhe hapat që po ndërmerren për bërjen efektiv të këtij dokumenti të rëndësishëm. Dumani theksoi se deri në dhjetor të këtij viti do të përfundoje plotësimi i akteve ligjore dhe nenligjore në mbështetje të këtij dokumenti dhe në janar të 2009 do të fillojë zbatimi i kujdestarisë në Tiranë dhe Shkodër. Grupet e fëmijëve që do të përfshihen janë: fëmijët e familjeve më të varfëra, të cilët jetojnë me ndihmë ekonomike, fëmijët që u mungon kujdesi prindëro, etj. •Kujdestaria, si shërbim alternativ që i ofrohet fëmijës që jeton në familje me probleme ekonomike dhe sociale ose fëmijës të lindur jashtë martese. Vendosja e tyre në familje që i mirëpresin këta fëmijë dhe kanë dëshirë të jetojnë me ta për aq kohë sa familjet dhe prindërit e tyre të zgjidhin problemet, është e përshtatshme dhe ndihmon për t’iu rikthyer fëmijëve atmosferën e jetesës në një familje normale. Ndërkohe, për të gjithë grupet e fëmijëve me probleme një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë mundësi t’i shmangen institucionalizimit, të deinstitucionalizohen dhe të riintegrohen në jetën familjare nëpërmjet shërbimit të kujdestarisë duke ndjekur hapat e kësaj strategjie. Shërbimi i Kujdestarisë është ofrimi i një mbrojtje të veçante nga shteti për fëmijët e mitur, kur prindërit e tyre janë në pamundësi për të ushtruar përgjegjësinë prindërore për shkak se të dy prindërit kanë vdekur ose nuk njihen, janë shpallur të pagjetur, u është hequr zotësia për të vepruar si dhe për çdo shkak tjetër të pranuar nga gjykata. Gjykata vendos për kujdestarinë e fëmijës, për sistemimin e tij në një institucion të përkujdesjes apo në një familje alternative, me qëllim që t’i ofrohet fëmijës një mjedis familjar, kushte për mirërritje, përkujdesje fizike dhe mbështetje emocionale. Shërbimi i kujdestarisë ofron sistemimin e fëmijës në familje kujdestare sipas specifikës dhe nevojës së rastit në përiudhë: Afatshkurtër – jo më të gjatë se 12 muaj; Afatgjatë – nga 12 muaj deri kur fëmija arrin moshën e pjekurisë; Sistemim emergjent i fëmijës. Vlerësimi i familjes kujdestare Në vlerësimin e familjes kujdestare do të merren parasysh personaliteti tërësor i familjes, funksionimi i saj, pjekuria emocionale, cilësia e marrëdhënieve bashkëshortore, mundësia për t’u kujdesur për fëmijën/ fëmijët në nevojë, gadishmëria për të qenë një familje kujdestare si dhe shkaqet për të pasur këtë rol. Aplikuesit për të qenë prindër kujdestarë nuk duhet të jenë më pak se 25 vjeç dhe më shumë se 50 vjeç. Familja kujdestare duhet të ketë të ardhura të vazhdueshme dhe në masë të mjaftueshme për të plotesuar nevojat e familjes. Fëmija gjithahstu do të mbështetet financiarisht gjatë kohës së qëndrimit të tij në familjen kujdestare. Pagesa për përmbushjen e nevojave të tij do të jetë e përmuajshme. Sipas kalkulimeve paraprake parashikohet që kostoja për një fëmijë të vendosur në kujdestari të jetë 110 000 lekë/në vit. |
| Last Updated ( Friday, 26 September 2008 15:30 ) |