


| Barka prezanton progresin e Ministrisë gjatë periudhës janar-gusht 2008 |
|
|
| Monday, 08 September 2008 18:09 |
Ministria e Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta vjen ne analizen e kësaj periudhe me detyra ![]() pergjithesisht te realizuara.Nder arritjet me te spikatura, do të deshiroja te nenvizoja: i) Reformimin e Programit te Ndihmes Ekonomike dhe performancen me te larte ne zbatimin e ketij Programi, si pika me e dobet e tij; ii) Rritja e burimeve financiare te sistemit te mbrojtjes shoqerore u shoqerua me minimizmin e abuzimeve, evazionit dhe korrupsionit ne sistem, duke krijuar nje sinergji midis rritjes se vemendjes se Qeverise per sistemin, politikat dhe sherbimet sociale dhe rritjes se pergjegjesise se insitucioneve dhe agjensive menaxhuese e zbatuese te sistemit, politiave dhe programeve; iii) Rritja e burimeve financiare per mbeshtetjen e programeve per parandalimin, kujdesin dhe integrimin e grupeve ne nevoje te shoqerise, me fokus te vecante ne PAK; iv) Avancimi i procesit te decentralizimit te sherbimeve sociale, duke kombinuar rritjen e kompetencave, me rritjen e pergjegjesive e detyrimeve si edhe rritjen e burimeve per sherbimet sociale te mobilizuara nga qeverisja vendiore; v) Ruajtja e ritmeve te uljes se papunesise dhe rritja e impaktit te sherbimeve te punesimit ne punezenien dhe uljen e papunesise; vi) Dyfishimi i burimve financiare per Programin e Nxitjes se Punesimit, performanca me e mire e zbatimit te ketij programi dhe rritja e impaktit te tij ne uljen e papunesise dhe varferise; vii) Thellimi i punes per modernizmin e sistemit te formimit profesional dhe fillimi i investimeve te rendesishme ne disa qendra formimi; viii) Rritja e rolit te Ministrise si ndermjetesuese dhe problem-zgjidhese e konflikteve dhe marredhenieve ne pune; ix) Miratimi i akteve ligjore e e nenligjore bashkekohor ne perputhje me standartet e BE ne fushat e shanseve te abrabarta, paaftesise, punesimit, sherbimeve sociale tj. POLITIKAT E MBROJTJES SOCIALE Vazhdojnë të jenë prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Punë,s gjë që reflektohet edhe në objektivat e përmbushura, veçanërisht: A. Në fushën e asistencën sociale Në fillim të vitit u miratuan dy VKM që përmirësojnë kriteret e shpërndarjes së NE dhe kontrollin e saj dhe impakti pasqyrohet në drejtimet e mëposhtme: 1. Identifikim më i mirë i numrit të familjeve të varfëra nga njësitë vendore, bazuar mbi hartën e varfërisë, sipas treguesve të Anketës për matjen e nivelit të varfërisë dhe Regjistrimit të Përgjithshëm të Popullsisë; 2. Ne vitin 2008 parashikojmë që popullsia nën vijën e varfërisë të arrijë në 14 % , nga 16.9% në vitin 2007; 3. Fondet e NE të akorduara nga qeveria ne fillim të vitit 2008 arriten ne 3.3 miliard leke nga 2.6 miliard qe ishin vitin e kaluar, pra 27% më shumë. 4. Ndihma Ekonomike per here te para nga 1 Korriku i këtij viti u indeksua me 10%. Kjo masë do të ndikojë në zbutjen e varfërisë. Masa mesatare e NE për familje në vitin 2008 dyfishohet në krahasim me vitin 2007. B. Programi i pagesës për personat me aftësi të kufizuara. U miratuan 7 VKM të cilat garantojnë më shumë pagesa e shërbime per personat me AK: 1. 57 mijë Persona me Aftësi të Kufizuar mendore e fizike, përfshirë dhe kujdestarët e tyre, duke filluar nga 1 Korriku marrin 8.700 lekë në muaj nga 8.000 që kanë marrë deri tani, ose 10% më shumë; 2. 14 mije te verber dhe kujdestaret e tyre marrin, nga 1 Korriku, 8.700 lekë në muaj nga 8.000 që kanë marrë deri tani. 3. 2 mijë Persona para–tetraplegjik marrin, nga 1 Korriku, 8.700 lekë në muaj nga 8.000 që kanë marrë deri tani. 4. 2.000 para- tetraplegjikë, nga 1 korriku 2008 perfitojne 12.000 leke per paketen e tyre higjeno-sanitare, nga 9.000 leke qe ishte deri tani ose me 33% me shume. 5. Per Invalidët e punës, nga 1 korriku 2008, u rrit masa e subvencionimit të karburantit, në 6.000 lekë në muaj nga 4.000 që marrin aktualisht. Pra 50% më shumë. 6. Të gjitha kategorite e Invalidëve te punës, përvec indeksimit të pensionit bazë perfitojne edhe disa pagesa të permiresuara: ? Pagesa për Aftesinë e Kufizuar të Invalidëve të punës u indeksua me 10%; ? Invalidët e punës që vuajnë nga sëmundjet profesionale dhe të aksidentuar në punë, te grupit te pare dhe të dytë, nga 1 korrik 2008 perfitojne një rritje të pagesës me 35%. C. Për sherbimet sociale ? Vazhdon mbështetja me fonde dhe ekspertizë per 19 institucione rezidenciale që i kanë kaluar tashmë pushtetit vendor dhe 9 institucione rezidenciale te de-institucionalizuara per personat me aftesi te kufizuara. ? Po bashkëpunojmë me njësitë vendore për sigurimin e vazhdimesine dhe qendrueshmerine e 45 shërbimeve komunitare, të ngritura nga projekti i BB. ? Vazhdon licensimi i OJF-ve që kanë shërbime që lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien e përfituesve dhe deri tani janë licensuar 110 të tilla. ? Perfundoi plotesimi i sherbimeve komunitare me pajisje elektronike dhe orendi te cilat do te ndikojne ne realizimin e standtareve te reja te miratuara. ? U furnizuan me pajisje dhe orendi 45 qendra komunitare sherbimesh te mbeshtetura nga projekti, te cilat do te ndikojne ne realizimin e standrateve te reja dhe do te sjellin cilesi me te mire sherbimesh. ? Perfundoi rikonstruksioni dhe pajisja e 5 qendrave rezidenciale, qe do te ndikoje drejperdrejt ne permiresimin e jetes se te moshuarve, femijeve jetime dhe femijeve me AK, qe perfitojne sherbim ne keto qendra. POLITIKAT E PUNËSIMIT Niveli zyrtar i papunesise te regjistruar per vitin 2007 figuron ne shifren 142.871 vete, e shprehur ne perqindje ne raport me forcat e punes 13.2%, ndersa tani kjo shifer arrin ne 140.011 mije ose 13.1%. Vazhdon te njohë ulje numri i të papunëve në vend si pasojë e punës së mirë të bërë nga zyrat e punës në zbatim të programeve të nxitjes së punësimit, ndërmjetësimit, por edhe sepse shumë individë që trajtohen nga skemat e ndihmes ekonomike apo të pagesës së papunësisë pasi nuk pranojnë punët që iu ofron Zyra e Punes, tregues i punësimit të tyre ende informal, u hiqet statusi i punëkërkuesit. • Nga të dhënat e zyrave të punës rezulton se ështe rritur me 10% numri i personave fizike te punesuar ose te vetepunesuar në krahasim me një vit më parë. • Ështe rritur numri i subjekteve te huaja qe ushtrojne aktivitet ne vendin tone. Ne 237 ndërmarrje me kapital te perbashket është rritur numri i të punësuarve nga 6913 në 9540. • Është pothuaj dyfishuar numri i të punësuarve në transport dhe telekomunikacion (nga 8 568 në 16 735) dhe ne aktivitetin bankar (nga 4072 ne 7408), si dhe mbitrefishuar ne arsim e shendetesi (nga 2 158 ne 7 502). Programet e nxitjes se punesimit per vitin 2008 Fondi i celur per vitin 2008 eshte ne shifren 200 milion leke dhe tashmë janë celur 158 projekte me fond total 199,5 milion leke, ku jane punesuar 2 183 punëkërkues të papunë. Projektet po implementohen në Berat, Devoll, Durres, Fier, Korce, Lac, Lezhe, Vlore, Tirane, Shkoder, Pogradec, Mat, Mirdite dhe aktitivitet kryesore të mbështetura janë konfeksione, rrobaqepesi, kepucari, perpunim druri, ndertim, prodhim materiale ndertimi, industri nxjerrese, etj. Formimi profesional Qëllimi ynë mbetet zhvillimi i sistemit të formimit profesional në perputhje me kerkesat e tregut te punës. - 10 Drejtori Rajonale të Formimit Profesional Publik fuksionojnë në të gjithë vendin dhe në to janë formuar mbi 4500 persona, nga të cilët 1700 në kurse profesionesh. - Kanë vazhduar investimet me fondet e buxhetit të shtetit në Drejtoritë Rajonalë të Formimit Profesinal Publik në Elbasan dhe Fier, të cilat janë drejt përfundimit. Gjithashtu po me këto fonde kanë filluar investimet në Durrës dhe është miratuar projekti për rikonstruksionin e qëndrës së formimit professional në Gjirokastër. Fondet e vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit për investime në qendrat publike profesionale për këtë vit janë 108 milionë lekë. Në Korçë kane filluar punimet per rikonstruksionin e qendrës me fondet e Projektit CARDS (BE). Gjatë këtyre muajve ka vazhduar të funksionojë Qendra e Lëvizshme për Zonën Verilindore në Kukës, Pukë dhe Bajram Curri. MARRËDHËNIET E PUNËS Është punuar në fushën e nxitjes dhe zhvillimit t? dialogut social, ku gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar dy mbledhje t? K?shillit Komb?tar t? Pun?s, institucioni më i lartë vendimmarrës tripalësh. Forcimi i dialogut social kërkon organizata te forta të punëdhënësve dhe të punëmarrësve, ndaj vëmendja jonë është përqendruar në rritjen e nivelit te kualifikimit të përfaqësuesve të partnerëve socialë dhe thellimin e njohurive të tyre në fushën e legjislacionit të punës. 1. Parandalimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve kolektive të punës Minimizimi i mosmarr?veshjeve kolektive t? pun?s, si nj? nd?r m?nyrat themeltare p?r t? ndikuar n? ruajtjen e paqes sociale n? vend, ka qenë në qendër të punës sonë. Si reflektim i masave t? marra v?rehet se gjat? k?saj periudhe ka patur nj? rritje t? k?rkesave q? partner?t social? i kan? drejtuar Ministrisë dhe Zyrave Rajonale dhe Vendore t? Pun?simit p?r nd?rhyrje n? trajtimin dhe zgjidhjen e mosmarr?veshjeve kolektive t? pun?s. Nd?rmjet?simet kan? patur p?r objekt zgjidhjeje ç?shtje t? tilla si: rritja e pagave t? punonj?sve, dh?nia e pag?s n? natyr?, konsultime mes pal?ve me q?llim zbutjen e efekteve sociale si pasoj? e ristrukturimit t? disa nd?rmarrjeve dhe pushimet kolektive q? pasojn? k?t? proçes (punonj?sit e Albpetrol- Sh.A, Agjensia e Sh?rbimeve Detare, Instituti i Monumenteve t? Kultur?s, Sh?rbimi Gjeologjik Shqiptar), kushtet e pun?s, siguris? n? pun?, etj. Gjat? kësaj periudhe janë regjistruar 30 mosmarr?veshje kolektive, nga të cilat: • 53% e konflikteve jan? zgjidhur n?p?rmjet procedurave t? nd?rmjet?simit; • 20% n?p?rmjet procedurave t? pajtimit • 17% jan? n? proces gjyq?sor • 10% jan? zgjidhur n?p?rmjet bisedimeve dypal?she pun?dh?n?s-pun?marr?s. Paqja sociale e arritur gjat? k?saj periudhe, gjat? s? cil?s nuk ?sht? rregjistruar asnj? rast greve (referuar p?rcaktimit ligjor p?r ligjshm?rin? e grev?s) ?sht? nj? tregues i r?nd?sish?m i q?ndrimit bashk?punues t? partner?ve social? dhe efikasitetit t? nd?rhyrjes nga ana e strukturave institucionale t? nd?rmjet?sim/ pajtimit. 2. Kontraktimi kolektiv Ësht? v?rejtur rritje e kontraktimit kolektiv n? nivel nd?rmarrjeje, krahasuar me t? nj?jt?n periudh? t? nj? viti m? par?. Jan? regjistruar 340 kontrata kolektive t? lidhura n? nivel nd?rmarrjeje, 100 kontrata m? shum? se nj? vit m? par? n? sektor?t e arsimit, sh?ndet?sis?, transportit, gjeologji-minierave, agrikultur?s dhe ushqimit, nd?rtimit, metalurgjis?, mbrojtjes, konfeksioneve etj. SIGURIA DHE SHËNDETI NË PUNË Objektivat kryesore në këtë fushë per vitin 2008 kanë qenë: 1. Konsolidimi organizativ i Inspektoriatit Shteteror te Punes 2. Rritja e nivelit te zbatueshmerise te Legjislacionit te Punes ne te gjitha aktivitetet ekonomike ku ushtrohet kontroll nga strukturat e sherbimit te inspektimit 3. Permiresimi i performances dhe i treguesve te proçesit te inspektimit si dhe rritja e efiçences te kontrollit 4. Permiresimi i kapaciteteve te burimeve njerezore i shoqeruar me nje proçes te vazhdueshem trajnimi dhe i mbeshtetur financiarisht nga BE 5. Konsolidimi institucional ne kuadrin e perafrimit te legjislacionit per sigurine dhe shendetin ne pune Tashmë është miratua Vendimi “Per organizimin dhe funksionimin e Inspektoriatit Shteteror te Punes”, i cili rregullon organizimin dhe funksionimin e Inspektoriatit Shteteror te Punes ne strukturat rajonale dhe vendore. Nepermjet tij do te permiresohen kapacitetet e burimeve njerezore, pasi proçesi i rekrutimit ne strukturat e sherbimit te ISHP-se do te behet me konkurim ashtu siç eshte parashikuar dhe ne ligjin e Statusit te Nepunesit Civil. Prej mese 2 vjetesh objektivi kryesor i ISHP-se ka qenë kontrolli i subjekteve ekonomike, ne te cilet per pasoje te proçeseve teknologjike, paraesin rrezik per ndodhjen e aksidenteve. Gjate ketij 7 mujori per here te pare per moszbatim te kushteve te sigurise ne pune dhe mosmarrjen e masave per te siguruar mjedis pune te sigurt per punemarresit, Inspektoriati ka bllokuar 2 aktivitete, Uzinën e Celikut ne subjektin Kurum, ne Elbasan, dhe subjekti Ital Crome ne Burrel Gjithashtu jane kontrolluar 43 miniera dhe kariera dhe 60 aktivitete te llojit elektricitet, gaz uje. Informimi dhe keshillimi i punedhenesve ka qene nje tjeter objektiv per kete periudhe, pa synuar te merren masa ekstreme ne lidhje me gjobitjen e subjekteve. Masat ekstreme jane marre ne ato sektore ku jane konstatuar mungesa e marrjes se masave parandaluese ndaj aksidenteve ne pune si p.sh ne sektorin e ndertimit ku jane vendosur rreth 43% e numrit te pergjithshem te gjobave, ne sektorin e prodhimit 23,2%, ne tregti dhe sherbime 13,9% e numrit te pergjithshem te gjobave. POLITIKAT MIGRATORE Është miratuar tashmë Ligji i ri “Për të huajt” dhe nga Grupi Ndërministror janë përgatitur aktet nënligjore, në zbatim të tij. Është përgatitur dhe është përfunduar Projektmarrëveshja Dypalëshe e Punësimit me Italinë dhe Protokolli i saj i Zbatimit. Të dy këto instrumente, pasi kaluan nëpër kanalet zyrtare janë gati për nënshkrim. Eshtë përgatitur Projektmarrëveshja Dypalëshe e Punësimit me Greqinë dhe është dërguar për mendim në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Që prej dy muajsh, në zyrat e punës në të gjithë vendin janë ngritur sportelet e emigracionit, ku shtetasve shqiptarë dhe të huaj u ofrohet informacioni i nevojshëm për emigrim të rregullt në 36 vende. SHANSET E BARABARTA A) Ne Janar 2008 u krijua Sektori Per masat ndaj dhunes ne Familje, i cili është përgjegjës për hartimin e akteve ligjore te nevojshme per parandalimin dhe reduktimin e dhunes ne familje dhe programeve sociale, parandaluese, promovuese per reduktimin e dhunes ne familje. B) U përgatit nga Ministria Ligji ‘Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”, qëllimi kryesor i të cilit është mbrojtja e qytetarëve nga çdo lloj diskriminimi mbi bazë gjinie si dhe garantimi i mundësive dhe shanseve të barabarta për të dy gjinitë, për të arritur standarte më të larta në fushën e barazisë gjinore. Ligji u miratua në Korrik 2008 nga Parlamenti. C) Hartimi i akteve nenligjore te ligjit Nr. 9669 “Per masat ndaj dhunes ne marredheniet Familjare” dhe hartimi i akteve nenligjore ka qenë prioritet në këtë periudhë dhe rezulton se deri tani nga institucionet përgjegjëse janë përgatitur disa akte të nevojshme nënligjore. Në nivel qendror dhe rajonal janë ngritur sektorë/seksione “Për mbrojtjen e të miturve dhe dhunës në familje” pranë çdo Drejtorie Policie Qarku. D) Me qëllim krijimin e strukturave të afta për ofrimin e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje, në bashkëpunim me UNDP, kemi organizuar trajnime të punonjësve të policisë, të shërbimit shëndetësor, të shërbimeve sociale pranë Bashkive e Qarqeve. Përmirësimi i Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët Në bashkëpunim me ekspertë është punuar për përmirësimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët. Hartimi i SKZHI dhe ndryshimi i strategjive sektoriale të shëndetit, arsimit, mbrojtjes sociale, diktuan ndryshimet në planin e veprimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijët 2005-2010. Hartimi i ligjit intergral për të drejtat e fëmijëve Në maj 2008, MPÇSSHB me mbështetjen e UNICEF, mori angazhimin për hartimin e një ligji të ri për fëmijët. Në qershor u ngrit grupi teknik i punës për hartimin e draft–ligjit. Hartimi i këtij ligji do të krijojë hapsirë më të mirë ligjore për ngritjen dhe funksionin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, duke përfshirë ngritjen e njësive për të drejtat e fëmijëve në nivel qarku dhe bashkie. Ka një eksperiencë të mirë të strukturave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në nivel vendor, ku tashmë ato janë ngritur në 4 qarqe (Elbasan, Vlorë, Kukës, Korcë) dhe në 9 bashki (Elbasan, Tiranë, Pogradec, Korcë, Fier, Gjirokastër, Kukës, Kuçovë, Durrës). Gjatë vitit 2008, me mbështetjen e UNICEF, do të ngrihen edhe 3 njësi të reja në Sarandë, Peshkopi, Shkodër. Mbështetje e ngritjes së strukturave për mbrojtjen e fëmijëve në nivel vendor Një grup pune me përfaqësues të Sekretariatit Teknik për Fëmijët, UNICEF, fondacioni Terre des hommes, Save the Children, Ëorld Vision, Partnerë për Fëmijët, po punon për përgatitjen e protokollit të punës për funksionimin e strukturave për mbrojtjen e fëmijëve në nivel bashkie dhe e moduleve të trainimit për këto struktura. Shërbimi i kujdestarisë Një muaj më parë u miratua nga Këshilli i Ministrave Dokumenti për implementimit e shërbimit të kujdestarisë dhe Plani i Veprimit për zbatimin e saj 2008-2010. Sherbimi i kujdestarisë do të pilotohet gjatë 2008-2010 ne dy bashki (Tirane, Shkoder) dhe deri ne vitin 2013 synohet shtrirja e ketij sherbimi edhe ne njësitë e tjera vendore ne perputhje me nevojat dhe mundësitë e buxhetit. |
| Last Updated ( Monday, 08 September 2008 18:27 ) |