


| Deklaratë shtypi e zv/Ministres Filloreta Kodra |
|
|
|
Ne kete moment te shumepritur per te gjithe shqiptaret, kur liberalizimi i vizave dhe integrimi europian jane me afer se kurre, opozita e Edi Rames po sillet ne menyren me te keqe antiatdhetare dhe dhe antieuropeiste. AntiKauza e hapjes se kutive te votimit eshte kerkesa me absurde e degjuar ndonjehere, sepse eshte vete opozita certifikuesja e madhe e zgjedhjeve te 28 qershorit, pasi 20 mije komisionere socialiste nga qendra e votimit e deri ne komisionin qendror te zgjedhjeve firmosen pa ankesa te gjithe procesin zgjedhor. Opozita duhet te kthehet sa me pare ne parlament per te vene ne vend nderin e neperkembur te votuesve te saj qe po perdoren vetem ne funksion te interesave personale te nje kryetari te coroditur e ne panik, qe per shkak te etjes se pakufishme per pushtet eshte gati coje ne gremine Shqiperine. Edi Rama perpara cdo gjeje tjeter do te duhet te perballet publikisht me faktet rrenqethese lidhur me jeten e tij te dhunshme personale. Sot te gjithe shqiptret jane njohur me keto fakte shume te renda te bera publike nga maxhoranca dhe ato pa dyshim perbejne nje nga faqet e turpit per Edi Ramen i cili me heshtjen e tij i ka vertetuar e pranuar plotesisht ato. Edi Rama do te duhej me se paku tu kerkonte falje publike ketyre zonjave qe jane perballur direkt me dhunen e tij. Ai duhet te heqe dore njehere e mire nga psikologjia e dhunes ndaj ligjit dhe institucioneve, qe po injekton ne shoqerine e politiken shqiptare duke u bere frymezues i rrezikshem i nje vije politike punisto-mafioze qe shqiptaret e kane flakur tej qe pas instalimit te pluralizmit ne Shqiperi. Opozita shqiptare nuk mund te mbetet peng nepsit per pushtet,e coroditjes dhe konfuzionit psikologjik te Edi Rames sepse Shqiperia kerkon liberalizim vizash e integrim dhe jo talebanizmin e Edi Rames. |