logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Fjala e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në Seancë Plenare Parlamentare për Rishikimin e Buxhetiti Print E-mail
Monday, 19 July 2010 00:00
Ksera: Ndryshimet nuk prekin programet bazë të mbështetjes sociale

Misioni i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta mbështetet ne Programin Politik te Qeverise, në Sistemin e Planifikimit të Integruar, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim e Integrim, Kuadrin Makroekonomik 2010 – 2012, Instrumentat e Para-Aderimit ne BE (IPA), programet e zhvillimit, etj.

Ky mision vazhdon të bazohet në:
1-    Zhvillimin e politikave për nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen shoqërore
2-    Uljen e papunësisë e të varfërisë, nëpërmjet programeve aktive të punësimit e formimit profesional.
3-    Zhvillimin e programeve aktive e parandaluese të mbrojtjes shoqërore.
4-    Sigurimit të punës të denjë e shpërblimit të drejtë për të gjithë.
5-    Garantimit të mbrojtjes, sigurisë dhe shëndetit në punë.
6-    Krijimit të kushteve për mundësi të barabarta për punë, integrim, përfitime e shërbime, dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerë sociale, sektorin privat dhe shoqërinë civile.

Objektivat e MPÇSSHB për Vitin 2010
Për të kaluar më pas në zbërthimin e elementëve që do preken nga shkurtimet buxhetore dhe për t’ju informuar saktësisht se si dhe sa do ndikojnë këto shkurtime në objektivat e Ministrisë që drejtoj për vitin 2010, më lejoni që t’u prezantoj buxhetin e akorduar në fillim të vitit dhe ndryshimet e bëra atij pas rishikimit për çdo program.

Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve në vitin 2010 i është akorduar në total  fondi në vlerën 42 miliard e 596 milion lekë. Me buxhetin e rishikuar është në vlerën 41milionë e 426 milionë lekë, pra me një diferencë prej 1miliard e 170 milion lekë.
Dua të siguroj me këtë rast se ndryshimi i fondeve buxhetore nuk do të prekë dhe as deformojë sektorët bazë dhe prioritet që rendita më lart. Ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht me reduktimin e shpenzimeve operative, dietat, udhëtimet, telefonatat, kursimet në energji brenda dikastereve tona etj. Përfitim fondesh që ndihmojnë situatën kemi edhe nga realizimi transparent i tenderave për rikonstruksione, ku firma të ndryshme, në përputhje me tregun dhe situatën reale ekonomike kanë dhënë oferta përgjithësisht më të ulëta në krahasim me fondet e parashikuara për këtë arsye në buxhetin tonë.

1-Politika e programit të mbrojtjes sociale konsiston në zbutjen e varfërisë për familjet dhe individet në nevojë, zhdukjen e varfërisë ekstreme deri në fund të mandatit, shmangien e perjashtimit social, si dhe plotesimin e nevojave bazë nëpërmjet një sistemi pagesash dhe shërbimesh eficente.
Programit “Mbrojtja Sociale” i janë bërë këto ndryshime:
Në fillim të vitit janë akorduar 19.6 miliard lekë. Me buxhetin e rishikuar fondi shkon në 18.5 miliard lekë, me një diferencë prej 1.1 miliard lekë.

a.    Në Artikullin 602 “Mallra e Shërbime” është paksuar fondi prej 59.7 milion lekë, në 29.7 milion lekë, po ku nuk preken kuotat e ushqimeve, veshmbathjeve etj, të 27 Qendrave Rezidenciale te Perkujdesit Social. Nuk preken as detyrimet ndaj OSSH-se, ose të tretëve etj. Shkurtimet do të reflektojnë tek udhëtimet e dietat dhe shpenzimet administrative.

Në Artikullin 606 “Për të perndjekurit politik” është paksuar fondi prej 600 milion lekë.

Në Artikullin 606 “Kompensimi i energjise elektrike” është paksuar fondi prej 350 milion lekë.

MPÇSSHB në vitin 2010, nga Buxheti i Shtetit, iu akordua fondi prej 1 milard lekë për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit te energjise elektrike. Masa e kompensimit nga 500 lekë/muaj bëhet 640 lekë/muaj. Ky fond përllogaritet të mbulojë rreth 270.000 familje për kategoritë e mëposhtëme:
i. Për Familjet qe trajtohen me ndihme ekonomike dhe familje që përfitojnë pagese per antaret e tyre me aftësi të kufizuar.
ii. Kryefamiljare që përfitojnë pension pleqërie pleqërie dhe pension invaliditeti,
iii. Punonjes buxhetore me page bruto nen 35 mije lekë/muaj.

Dhënia e këtij kompensimi ka disa kerkesa per tu zbatuar si,
j. kontrata e energjise elektrike te jete ne emer te kryefamiljarit,
jj. të mos ketë detyrime te prapambetura,
jjj. të mos ketë anetar te tjere te punesuar apo te vetpunesuar
jjjj. të ketë një kontrate te furnizimit te energjise elektrike etj

MPÇSSHB e ka shperndare fondin e kompensimit te energjise elektrike per te gjitha kategorite qe e perfitojne ate dhe fondi prej 350 milion leke qe pakesohet eshte si rezultat i diferences se fondeve nga mosplotesimi i kerkesave te siperpermendura.
Nga kompensimi i energjise elektrike ne masen 640 lekë/muaj, per vitin 2010 kane perfituar:
i. 56.000 familje te NE dhe familje qe perfitojne pagese per anetaret e tyre me aftesi te kufizuar
ii. 82.000 kryefamiljare pensioniste qe perfitojne pension pleqerie dhe pension invaliditeti
iii. 20.000 punonjes buxhetore me page nen 35.000 leke/muaj

b.    Ne Artikullin 606 “Nga fondi i pashperndare” eshte paksuar fondi prej 100 milion leke (te reja)       

II. Politika e programit të tregut të punës synon nxitjen dhe mbeshtetjen e sherbimeve per nje punesim te plote e produktiv dhe te zgjedhur lirisht, duke permbushur te drejten e te gjithe shtetasve per punesim fitimprues, per keshillim dhe kualifikim profesional, per mbeshtetjen me te ardhura, duke zhvilluar politika aktive te tregut te punes ne perputhje me udhezimet e punesimit te BE; rritje e punesimit te ligjshem brenda dhe jashte vendit, reduktimin e migrimit ilegal dhe punesimit ne ekonomine informale.

Programi “Tregu i Punës” i janë bërë këto ndryshime: Buxheti i akorduar në fillim të vitit ishte 1 miliard e 639 milion lekë. Me buxhetin e rishikuar fondet për këtë program shkojnë në 1 miliard e 615 milionë lekë, me një diferencë prej 24 milionë lekë më pak.

a.    Ne Artikullin 602 “Mallra e Sherbime”  eshte paksuar fondi prej 20.2 milion leke (te reja)
Paksimi i fondeve nuk prek aktivitetin kryesor te Sherbimit Kombetar te Punesimit, gjithashtu nuk pengon mospagimin e detyrimeve ndaj OSSH, ALBTELEKOMIT etj. Do realizohen me pak udhetime e dieta, por ato qe do behen do kene efektivitet dhe do kursehet ne kancelari, ne bisedat telefonike, ne energjine etj.

b.    Ne Artikullin 603 “Nxitja e Punesimit”  eshte paksuar fondi prej 50 milion leke. (te reja) Vlera e fondit të pakësuar mbetet Brenda Ministrisë pasi ky pakësim prej 50 milion leke i shtohet programit te pageses se papunesise. Pakësimi nuk ndikon ne mosplotesimin e objektivave te projekteve aktive te tregut te punes edhe për një fakt tjetër pasi MPÇSSHB ka realizuar Memorandumin e Mirkuptimit me Partneret Sociale te Shqiperise dhe Organizaten Nderkombetare te Punes per “Programin e Punes se Denje” dhe ne vazhdimesi Projekti ILO “Asistence per forcimin e punesimit ne Shqiperi” eshte parashikuar qe per 5/mujorin e fundit te vitit 2010 te financojë programet e tregut aktiv të punës me 180 mije USD. Jane realizuar te gjitha etapat e ketij projekti dhe me nenshkrimin e marrveshjes do te filloje implementimi i ketyre programeve aktive.

c.    Në vazhdim të argumentimit të mësipërm të ndryshimit të fondeve buxhetore, saktësoj se në Artikullin 606 “Pagesa e papunesise” është shtuar fondi  prej 50 milion leke.  Kjo zhvendosje fondesh eshte e domosdoshme per arsye se eshte rritur numuri i personave te trajtuar me pagese papunesie për shkaka të :

c/1  Privatizimi i OSSH
c/2  Privatizimi I ALBTELEKOM-it
c/3  Reformat ne sektorin shtetëror si dhe të punonjësve civile të reparteve ushtarake.

d.    Ne Artikullin 231 “Investime” është paksuar Rikonstruksioni i Zyrës se Punës Devoll me vlerë 1.7 milion lekë. Per kete investim na dolen probleme me pronesine e nje pjese te objektit.

e.    Ne Artikullin 231 “Investime” është paksuar Blerja e kabineteve per QFP ne vleren 10.9 milion leke.

E theksojme që, paisja me kabinete dhe laboratore për Qendrat tona te Formimit Profesional, eshte nje domosdoshmeri per funksionimin sa me efiçent te tyre. Qendrat tona te Formimit Profesional jane paisura me kabinete, por keto kabinete jane blere, ne vite, nga Projektet e Huaja, si CARDS e donatore te tjere, si Qeveria Gjermane, Italiane etj. Ne fillim te vitit 2010, u programua qe me fonde buxhetore te akorduara MPÇSSHB, tenderimi per blerjen e kabineteve do te realizohej nga Ministria e Brendeshme. Ky dikaster, per specifiken qe kane paisjet e kabineteve, pasi nje kabinet mund te kete mbi nje 120 artikuj, na u pergjigj negativisht. Për shkak se tashmë ndodhemi edhe pak të vonuar në kohë për të realizuar procedurat e tenderimit, në konsensus me Ministrinë e Finanacave, u ra dakort që të parashikohet kompletimi i këtyre qendrave me kabinete dhe laboratorë vitin që vjen. Kjo sigurisht pas vlerësimit të përbashkët se pajisja e qendrave tona të formimit profesional me bazën materiale të nevojshme është domosdoshmëri. Ndërkohë, ne do të vazhdojmë t’u bëjmë kërkesë donatorëve dhe projekteve te ndryshme, per te na mundësuar pajisjet e nevojshme.

f.    Në Koston Lokale (që është kontributi i MPÇSSHB për projektin e huaj që ka bërë investim në QFP Elbasan dhe QFP Shkodër) është paksuar vlera prej 1.9 milion leke (të reja). Ky paksim do realizohet vetem për një vlerë të kostos lokale të ndërtimit, nga projekti i huaj për QFP Shkodër, vlerë e cila do të likujdohet nga të ardhurat që realizon kjo qendër. 

III. Politika e programit të sigurimeve shoqerore konsiston ne garantimin e mbrojtjes me te ardhura te personave ne lidhje me humbjen e aftesise per pune per shkak te semundjes, moshe, invaliditeti, etj; rritjen e vazhdueshme e perfitimeve nga pensionet dhe rritjen e pensioneve te fshatit me ritme me te larta se ato te qytetit, deri ne barazimin e tyre; përmirësimi i skemes së detyrueshme me skema suplementare; forcimi i qëndrueshmërisë financiare te sigurimeve shoqerore.
Me buxhetin e rishikuar nuk ka ndryshime.

IV. Politika e programit te inspektimit ne pune
synon dhenien e ndihmes ne zhvillimin e ekuilibruar ekonomik dhe shoqeror te vendit dhe ne ngritjen e nivelit ekonomik permes ofrimit te shërbimeve te drejta, efektive dhe efiçente ne mbështetje të ligjit, te mbrojtjes se punetoreve dhe konkurrencës së drejtë ndërmjet punedhenesve.
Programit “Inspektimi në punë” i janë bërë këto ndryshime: në fillim të vitit 2010 është akorduar fondi në vlerën 17.5 milionë lekë. Me buxhetin e rishikuar fondi shkon në 169.2 milionë lekë, me një diferencë prej 6.3 milionë lekë më pak.

a.    Ne Artikullin 602 “Mallra e Sherbime”  është paksuar fondi prej 4.8 milion lekë.
Paksimi i fondeve nuk do prekë aktivitetin kryesor te Inspektoriatit Shtetëror të Punës, gjithashtu nuk prek mospagimin e detyrimeve ndaj KESH-it, ALBTELEKOM-it etj. Do realizohen me pak udhetime e dieta, por ato qe do behen do jene me efektivitet dhe do kursehet ne kancelari, në bisedat telefonike, në energjinë etj.

b.     Në Artikullin 231 “Investime” është paksuar fondi prej 1.5 milion lekë.
Tenderimi i objektit Rikonstruksionit te Ambjenteve për ISHP është realizuar nga ana e MPÇSSHB dhe vlera prej 1.5 milion lekë i perket diferencës së tenderimit.

V. Politika e programit të shanseve të barabarta konsiston ne pergatitjen e politikave qeveritare mbi barazine gjinore, integrimin gjinor, parandalimin dhe minimizimin e fenomenit te dhunes ne familje; mbrojtjen dhe mbeshtetjen e viktimave te dhunes ne familje, monitorimin dhe vleresimin e zbatimit te politikave, strategjive ndersektoriale per perfshirjen sociale te te gjitha grupeve ne nevoje, respektimin e te drejtave te femijve, personave me aftesi te kufizuar dhe komunitetit rom, nepermjet koordinimit te te gjithe aktoreve; nxitjes se permiresimit te legjislacionit kombetar per grupet e mesiperme, duke e perafruar ate me standartet e BE.
Me ndryshimin e buxhetit nuk ndryshon.

VI. Politika e programit të planifikim, menaxhim & administrim synon mbeshtetjen e misionit te MPÇSSHB, qellimin dhe objektivat e ketij institucioni me sherbime profesionale, planifikim dhe zhvillim ligjor, zhvillim te burimeve njerezore, si dhe infrastrukture fizike, duke perfshire ketu sherbimet e IT dhe sherbimet financiare, monitoruese dhe audituese.

Programi “Planifikim, menaxhim dhe administrim“ në fillim të vitit 2010 buxheti për këtë program ishte 170.9 milionë lekë. Me buxhetin e rishikuar shkon në vlerën 157 milionë lekë. Me një diferencë prej 13.9 milonë lekë.

Pakësimi i fondeve nuk prek aktivitetin kryesor të Aparatit te MPÇSSHB, gjithashtu ky paksim nuk pengon mospagimin e detyrimeve ndaj OSSH, ALBTELEKOM etj. Do realizohen me pak udhetime e dieta, por ato qe do te realizohen do te kene efektivitet dhe do kursehet në kancelari, në bisedat telefonike, në energjine etj.
 

Kontakti

kontakt-3-2012

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH

Kerkoni ne website