


| Ministri i Punës, prezanton në Parlament realizmin e detyrimeve për liberalizimin e vizave |
|
|
|
Sencë Plenare, 15 korrik 2010 E mora fjalën sot në diskutimin për çështje jashtë rendit të ditës për të informuar qytetarët shqiptarë për aktivitetin e Ministrisë së Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për arsye se këto dy ditë ekspertët e Bashkimit Europian inspektojnë në terren zbatimin e Strategjisë për Riintegrimin e Shtetasve Shqiptarë të Kthyer në Vend 2010-2015 dhe Planit të saj të Veprimit. E veçoj si të rëndësishme për t’ju informuar se, në procesin e liberalizimit të vizave, zbatimi i kësaj Strategjie është një detyrim shtesë i Qeverisë Berisha për të realizuar edhe raportin përfundimtar, për të plotësuar ëndrrën e gjithë shqiptarëve për lëvizjen e lirë në shtetet e hapësirës “Shengen”. Pavarësisht se Strategjia u realizua në një kohë rekord dhe është e njohur nga ekspertët, ata u bazuan tek parimi i Shën Thomait për t’i parë gjërat nga afër në terren. U realizuan takime në Drejtorinë e Përgjithshme të Migracionit, Kthimit dhe Riintegrimit dhe Sekretariatin teknik në Ministrinë e Punës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësismit edhe në Drejtorinë e Punësimit të qarkut Vlorë dhe Fier. Inspektimi u realizua edhe në Shërbimin Social Shtetëror të këtyre dy qarqeve. Padyshim rezultatet e inspektimit ishin jashtëzakonisht të mira dhe më lejoni këtu të falenderoj të gjithë grupin e punës për realizimin e Strategjisë në një kohë rekord dhe, në veçanti, specialistët e këtyre shërbimeve për përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë që treguan. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka nisur një fushatë shumë të gjerë informuese dhe sensibilizuese për qytetarët, pasi zbatimi i Planit të Veprimit të kësaj strategjie krijon besim tek strukturat e Bashkimit Europian kundrejt vendit tonë. Po kështu, u realizua informatizimi dhe dixhitalizimi i gjithë zyrave vendore dhe rajonale. Kjo në përmbushje të detyrimeve në mënyrë që lejet e punës për të huajt të jenë pjesë e një sistemit kombëtar dhe të kemi konsultim “on line” të këtyre lejeve. Në këtë sistem tashmë kemi edhe “Regjistrin Elektronik Kombëtar për të Huajt” që është një aplikacion i cili funksionon në rrjet. Duke iu referuar problemeve të Barazisë Gjinore dhe Dhunës në familje dhe në zbatim të Strategjisë dhe Planit të saj të Veprimit, por edhe në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga dokumentat ndërkombëtarë të ratifikuar si Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminit ndaj Grave dhe rekomandimit të Komitetit të Ministrave të Shteteve anëtare të Këshillit të Europës, por edhe të suksesit të sistemit të referimit të rasteve të dhunës, u ngrit dhe funksionon Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të Viktimave të Dhunës në Familje. Kjo qendër është nga më modernet në rajon, e plotësuar dhe kompletuar me të gjitha ambjentet e nevojshme. Ftoj të gjithë aktorët, por në vecanti deputetët të bëhen pjesë e sistemit të referimit për të minimizuar stereotipet e dhunës familjare. Gjithë këtë periudhë po bëhet një debat nga ana e opozitës mbi problematikën e shtresave në nevojë. Më lejoni që t’ju informoj se procesi i kompesimit të energjisë elektrike vazhdon për të gjithë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe punonjësit buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë. Duke iu referuar shifrave, kemi 82 mijë pensionistë kryefamiljarë që nuk kanë antarë të familjes të punësuar që përfitojnë nga skema e kompesimit të energjisë elektrike. Po kështu, nga skema e kompesimit të energjisë elektrike përfitojnë edhe 20 mijë familje punonjësish buxhetorë me pagë bruto nën 35 mijë lekë, 56.000 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe familje që përfitojnë pagesë për antarët e tyre me aftësi të kufizuara. Për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar, nga buxheti i shtetit fondi është rritur nga 6 miliardë lekë në vitin 2005, në 11,7 miliardë lekë në vitin 2010, pra me 95%.
Nga studimi i Bankës Botërore realizuar në vitin 2002 për anketën e varfërisë, popullsia nën nivelin e varfërisë ishte rreth 800 000 mijë banorë, 135 mijë familje apo 25% e popullsisë; |
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| Last Updated on Thursday, 15 July 2010 17:38 | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||