logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Takimi me partneret per Ligjin per Sigurine dhe Shendetin ne Pune 14.04.2010 Print E-mail
Rritja e ndërgjegjësimit mbi sfidat e implementimit të
Ligjit të Sigurisë e Shëndetit në Punë

Fjala në takimin me partnerët socialë
Tiranë më, 14 prill 2010
Hotel Tirana Internacional


Sot Shqipëria, Qeveria dhe të gjitha institucionet janë të angazhuar në realizimin e një ëndrre të madhe, atë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në kuadër të procesit të integrimit përmirësimi i legjislacionit dhe përafrimi i tij me atë të BE mbetet sfida kryesore, por jo e vetme.

Hartimi dhe miratimi i ligjeve të standarteve evropiane është një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit, por jo i vetmi, pasi është e domosdoshme që paralelisht të merren masat institucionale për garantimin e implementimit të tij, me qëllim që impakti i përmirësimeve ligjore të jetë i plotë dhe i drejtëpërdrejtë.

Pikërisht kjo është arsyeja që sot jemi mbledhur këtu jo vetëm përfaqësues të institucioneve politikbërëse e zbatuese, por edhe përfaqësues të partnerëve sociale – punëdhënës e punëmarrës, për të diskutuar rreth sfidave në implementimin e Ligjit “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”.

Garantimi i sigurisë e shëndetit në punë është një nga fushat prioritare të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe hartimi e miratimi, dy muaj më parë, i këtij ligji shënon një hap të rëndësishëm në përmbushjen e detyrimeve për plotësimin e bazës ligjore në këtë fushë.

Garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë, mbrojtja e punonjësve në marrëdhëniet e punës, mbrojtja e shoqërisë dhe e mjedisit nga efektet e pafavorshme të punës, janë objektiva të politikbërjes së MPÇSShB.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përmban dispozita që theksojnë detyrimin për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë në vendin e punës, po ashtu, Shqipëria ka ratifikuar, Konventën 155 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës “Për sigurinë në punë, shëndetin dhe mjedisin e punës” (1981) dhe Protokollin e saj.

Deri më sot, Siguria dhe Shëndeti në punë në legjislacionin kombëtar ka gjetur zbatim në Kodin e Punës, ku në zbatim të tij dhe të Ligjit për Inspektoriatin Shtetëror të Punës, janë miratuar Vendime nga Këshillit të Ministrave, që synojnë zbatimin e masave mbrojtëse në sektorë të veçantë.

Për të plotësuar kuadrin ligjor, Shqipëria mori iniciativën e shkrimit të Dokumentit të politikave për sigurinë dhe shëndetin në punë, miratuar me VKM nr. 500, date 6.5.2009, ku në “Strategjinë sektoriale të punësimit e  planin e Veprimit”, shtohet kapitull “Dokumenti i politikave për sigurinë dhe shëndetin në punë”.
Në kuadrin e implementimit të këtij dokumenti, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ndërmori nismën, për herë të parë, të hartimit të draftligjit “Për sigurinë dhe shëndetit në punë”, i cili, pas kalimit të të gjitha procedurave ligjore, tashmë është kthyer në Ligj.
Ky Ligj ka për objekt garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë të punëmarrësve dhe përcaktimin e përgjegjësive të punëdhënësve për të arritur një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së shëndetit të punonjësve ndaj rreziqeve në punë, duke hartuar masa koherente, të koordinuara dhe efikase për parandalimin e rreziqeve në punë.

Për herë të parë, Ligji fut nocioni i detyrimit të punëdhënësit për vlerësimin e rreziqeve që burojnë nga ushtrimi i aktivitetit që në fazën e hartimit të projektit të ndërmarrjes dhe marrjen e masave parandaluese si dhe kontrollin e efektivitetit të këtyre masave.

Risi e këtij ligji është detyrimi i punëdhënësve për të hartuar dokumentin e vlerësimit dhe parandalimit të rrezikut, i cili përmban masat me karakter teknik, organizativ, higjeno-sanitare, që do të zbatohen sipas kushteve specifike të vendeve të punës.

Ngritja e shërbimeve të mbrojtjes dhe parandalimit dhe Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në nivel ndërmarrje, shërbime të cilat nuk kanë ekzistuar as si nocion deri më sot në legjislacionin shqiptar, janë një tjetër risi e Ligjit. Këto struktura të dialogut social dypalësh në nivel ndërmarrje do të shërbejnë për zbatimin e masave parandaluese dhe do të sigurojnë pjesëmarrjen e balancuar të punëmarrësve në hartimin e dokumentit të vlerësimit dhe parandalimit të  rreziqeve që burojnë nga puna.

Nocioni i shërbimeve të specializuara jashtë ndërmarrjes, të kualifikuara për të kryer shërbime mbrojtjeje dhe parandalimi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, të cilave iu drejtohet punëdhënësi kur kapacitet e ndërmarrjes janë të pamjaftueshme për të organizuar aktivitete mbrojtjeje dhe parandalimi, futet për herë të parë nga Ligji “Për sigurinë dhe Shëndetin në Punë”.

Ligji përcaktontë drejtat dhe detyrimet e punëmarrësve që rrjedhin ose që lidhen me të drejtën themelore të punonjësve për mbrojtje, duke rregulluar veprimet që duhen bërë në situata emergjence ose rast rreziku.

Në kre të veçantë, Ligji përcakton masat për të siguruar kontrollin e shëndetin të punëmarrësit në funksion të rreziqeve që kanë lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë, nëpërmjet mjekut të punës.

Ligji në fushën e hetimit të aksidenteve në punë për herë të parë fut klasifikimin në katër shkallë të aksidenteve, duke u bazuar në pasojat që shkakton aksidenti dhe numrin e personave të dëmtuar.

Ligji përcakton edhe autoritetet shtetërore përgjegjëse, duke parashikuar ngritjen e një Këshilli Ndërministror për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë, një organ këshillimor që do të ngrihet me urdhër të Kryeministrit, si dhe detyrimet e Inpektoriatit Shtetëror të Punës, si institucion përgjegjës për kontrollin e zbatimit të tij.

Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji po përgatiten aktet nënligjore në zbatim të tij, të cilat do të detajojnë dhe konkretizojnë një sërë dispozitash të rregulluara në këtë ligj.

Implementimi i legjislacionit të ri për sigurinë dhe shëndetin në punë është i një rëndësie të veçantë dhe ne vlerësojmë se ai do të arrihet edhe në saj të bashkëpunimit dhe kooperimit të partnerëve socialë me Inspektoratin Shtetëror të Punës.

Takimi ynë i sotëm për të diskutuar dhe rrahur mendimet rreth implementimit të Ligjit dhe domosdoshmërisë së përmirësimit të sigurisë dhe shëndetit në punë është i pari, por jo i fundit në ndërmarrjen tonë për të thelluar bashkëpunimin dhe partneritetin me përfaqësitë e punëdhënësve e punëmarrësve me qëllim diskutimin dhe zgjidhjen e të gjitha problematikave që lidhen me marrëdhëniet e punës.
 

Kontakti

kontakt-3-2012

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH

Kerkoni ne website