logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Parlament per viktimat e trafikimit 11.03.2010 Print E-mail
Fjala në Seancë Plenare
Për projektligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”

11 mars 2010

Për herë të parë mbështetje për viktimat e trafikut
Rritja e mirëqënies së qytetarëve, nëpërmjet rritjes së mbështetjes ekonomiko-sociale veçanërisht të shtresave në nevojë, mbetet prioritet i kësaj Qeverie. Pikërisht këtij objektivi madhor i shërbejnë edhe ndryshimet e propozuara për miratim Kuvendit në Ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”.

Në kuadër të përmbushjes së objektivave të saj dhe, njëkohësisht, të përmbushjes së detyrimeve për liberalizimin e vizave, Qeveria shqiptare miratoi pak kohë më parë ndryshimet ligjore të cilat parashikojnë përfshirjen, për herë të parë, në skemën e përfitimit të ndihmës ekonomike edhe të një kategorie të re, të viktimave të trafikimit.

Miratimi sot i ndryshimeve ligjore që parashikon projekligji “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” i hap rrugën mbështetjes me pagesa të viktimave të trafikut pas daljes së tyre nga qendrat redidenciale të shërbimeve të përkujdesit social.

Në thelb të ndryshimeve të paraqitura për miratim qëndron përmirësimi i legjislacionit ekzitues, nëpërmjet zgjerimit të grupeve përfituese, dhe sigurimin e përfshirjes sociale e mosdiskrimin e Viktimave të Trafikimit. Një risi tjetër e ndryshimeve të propozuara është edhe se, për herë të parë, Qeveria merr përsipër që me fonde buxhetore të mbështesi qendrat rezidenciale jopublike që ofrojnë shërbime për viktimat e trafikimit.

Financimi i Qendrave rezidenciale te viktimave te trafikimit do të bëhet nëpërmjet  trasferimit të fondeve buxhetore qendrore në organet e qeverisjes vendore dhe, prej tyre, ne Qendren ku do te ofrohet sherbimi. Kjo menyre e transferimit te fondeve eshte bere në kuadër të procesit te decentralizimit te sherbimeve në njësitë e qeverisjes vendore.

Gjithashtu, projektligji parashikon krijimin e një njësie për mbikqyrjen e administrimit të qendrës, e cila do të jetë pjese e struktures se Sherbimit Social Shteteror dhe do te funksionoje prane Qendres rezidenciale te trajtimit te viktimave te trafikimit.


Ndryshimet e propozuara shoqërohen me një kosto financiare që shkon 3.3 milione leke në vit për mbështetjen me ndihmë ekonomike të rreth 100 viktimave të trafikut që trajtohen mesatarisht në qendrat e pritjes, fonde këto të parashikuara në buxhetin afatmesëm.

Në praktikë ka lindur nevoja e garantimit të përfshirjës së disa grupeve si përfitues të ndihmës ekonomike. Për këtë qëllim, Ministria e Punës po punon intensivisht, në bashkëpunim edhe me strukturat vendore, për identifikimin më të mirë, jo vetëm të grupeve në nevojë, por edhe të çdo familjeje dhe individi, me qëllim që ndihma që shteti akordon për nxjerrjen nga varfëria të kategorive të nevojë dhe pamundësi, fondi i të cilës ka ardhur në rritje nga viti në vit, të shkojë jo vetëm atje ku duhet, por edhe në masën e duhur.

Objektivi i Qeverisë për minimizimin e varfërisë dhe zhdukjen e varfërisë ekstreme do të jetë një pa dyshim premtim i mbajtura të kësaj Qeverie në fund të mandatit.
 

Kontakti

kontakt-3-2012

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH

Kerkoni ne website