


| Komision i Punes Pligjin antidisk - janar 2010 |
|
|
|
Për projektligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi” Senancë Plenare, 18/01/2010 Inisiativa për hartimin e projektligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” është për t’u përshëndetur, pasi është një hap konkret në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut nën frymën e dokumentave ndërkombëtarë dhe, njëkohësisht, një hap konkret i përmbushjes së standarteve të anëtarësimit në BE. Në objektin e projektligjit qëndron mbrojtja e kategorive më vulnerabël shoqërore nga çdo lloj diskriminimi duke rritur shkallën e përgjegjësisë së institucioneve shtetërore për të garantuar mosdiskriminimin në një shoqëri demokratike si kjo e jona. Per te ofruar mundesi te barabarta dhe mbrojtje nga diskriminimi për të gjitha grupet si në fushën e punësimit, marrëdhëniet e punës, shërbimet sociale, etj. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka hartuar dhe zbaton politika që parashikojnë jo vetëm krijimin e shanseve të barabarta ne akses për përfitime të drejtëpërdrejta apo shërbime, por dhe masa pozitive për disa grupe vurnerabël si, gratë, romët, personat me aftësi të kufizuara, etj. masa që ne te shumten e rasteve jane te nevojshme per momente kritike ne te cilat ndodhen keto grupe. 1- Që nga korriku 2008 po zbatohet një ligj specifik për mbrojtjen nga diskriminimi gjinor, Ligji “Për barazinë Gjinore në Shoqëri”, dhe projektligji “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” është një instrument ligjor përforcues që merr përsipër të ngrejë edhe institucionin e “Komisionerit”, një institucion shumë i rëndësishëm ankimues e garantues i mbrojtjes nga diskriminimi, i munguar në Ligjin “Për Barazinë Gjinore në Shoqëri”. Por, vlerësoj të rëndësishme që, përveç strukturës së Komisionierit, projektligji të japë një përcaktim më të qartë të mekanizmit institucional që do të merret më politikbërjen, zbatimin dhe monitorimin e politikave mbrojtëse nga diskriminimi. 2- Projektligji është në përputhje edhe me Konventat 43, 54, 78, 113 të KE, dhe në mbështetje të legjislacionit shqiptar të punës, Kodit të Punës dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, duke siguruar ngritjen e institucioneve në favor të mbrojtjes nga diskriminimi i drejtpërdrejt apo jo i drejtpërdrejt në punë. Në Nenin 9 të Kodit të Punës është parashikuar ndalimi i çdo lloj diskriminimi në fushën e marrjes në punë dhe të profesionit. Në Nenin 12 të Kreut të dytë të këtij Projektligji është specifikuar ndalimi i diskriminimit në lidhje me ”trajtimin e punëmarrësve në vendin e punës”, duke përfshirë trajtimin e tyre gjatë vendosjes ose ndryshimit të kushteve të punës, shpërblimin, përfitimet dhe mjedisin e punës etj.. Në Kodin e Punës është parashikuar trajtim i barabartë në punësim dhe në marrëdhënien e punës dhe specifikisht, në Nenin 115, sanksionohet barazia në shpërblim ndërmjet sekseve. Po ashtu Kodit i Punës parashikon procedurat për pushimet kolektive nga puna, duke siguruar barazi në trajtimin e punonjësve që dalin të papunë jo për faj të tyre, lidhur me afatet e njoftimit, shpërblimet e përfituara, të drejtën për informim dhe konsultim, në varësi të kategorive dhe vjetërsisë në punë. E drejta për t’u organizuar ne sindikata buron nga Kushtetuta dhe Konventat Nr 87 e 98 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, të ratifikuara nga vendi ynë. 4- Po ashtu, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë grupeve vulnerabël dhe për të rritur aksesin e tyre në tregun e punës, Ministria e Punës ka hartuar dhe zbaton masa pozitive për mbështetjen e tyre. Këtu do të përmendja masat pozitive të ndërmarra për nxitjen e punësimit të femrave, kjo pasi niveli i papunësisë në këtë kategori është identifikuar më i lartë se tek meshkujt. Identifikimi i kësaj problematike solli domosdoshmërinë e hartimit të nje akti pozitiv per te siguruar gjithperfshirje ne punesim dhe integrim te femrave ne tregun e punes. Programi për nxitjen e punësimit të grave, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, synon te nxise punedhenesit shqiptare te punesojnë punekerkues te papune femra. Kjo mbeshtetje konsiston ne financimin nëpërmjet buxhetit të mases se detyrimeve per sigurime shoqerore si dhe kompensimit të nje pjese të pages deri ne nivelin e pages minimale. 5 - Masa pozitive ne mbeshtetje te grupeve ne nevoje i shërben edhe Urdheri “Per Tarifat e Sistemit te Formimit Profesional”, ne te cilin kemi parashikuar tarifa falas per grupet e vecanta qe jane punekerkues te papune që duan te ndjekin kurse te profesioneve te formimit profesional, te ofruara nga Drejtorite Rajonale te Formimit Profesional Publik (DRFPP). Ne kete target grup jane perfshire komuniteti rom, vajzat dhe grate e trafikuara, personat qe kane vuajtur denimin me burgim, jetimet dhe personat me aftesi te kufizuar. 6 – Parimi i mosdiskriminimit parashikohet edhe në fushën e ofrimit të shërbimeve shoqërore në përgjithësi dhe më konkretisht në parashikimet e nenit 3 të ligjit Nr. 9355 datë “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, ku përcaktohet parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit si baza mbi të cilën funksionon skema e shërbimeve shoqërore, përkatësisht e detajuar në lidhje me barazinë e mundësive dhe mosdiskriminimin. Më tej ky parim gjen shprehje edhe në pikën 1 të Standardeve të Shërbimeve Shoqërore ku sanksionohet trajtimi në mënyrë të barabartë i shtetasve ndaj të cilëve ofrohen shërbimet si dhe detyrimi i punonjësve të cilët ofrojnë shërbime që ta njohin e zbatojnë në praktikë këtë parim. 7 - Ministria e Punes, Çeshtjeve Sociale e Shanseve te Barabarta eshte ministri udheheqese ne zbatimin e një sërë dokumentash të rëndësishmë politikë si, Strategjise Kombetare per PAK, Strategjise per popullsine Rome dhe Strategjise Ndersektoriale te Perfshirjes Sociale. Ligji Kunder Diskriminimit qe paraqitet per miratim do te jete edhe nje mjet ne funksion te realizimit te objektivave te strategjive te siperpermendura. Kështu, Strategjia Kombetare per PAK, mbeshtetet ne disa parime baze si : - Parimin e së Drejtës Civile, Barazisë dhe Mosdiskriminimit; - Parimi i Vetëvendosjes, nënkupton që mjedisi ku jetojnë personat me aftësi të kufizuara duhet të ndërtohet në mënyrë të tillë që t'i inkurajojë ata të jetojnë një jetë të pavarur dhe të jenë të aftë të vendosin vetë. - Parimi i Përfshirjes, Pjesëmarrjes dhe Mundësive të Barabarta thekson që njerëzit me aftësi të kufizuara janë pjesë e shoqërisë ku ato jetojnë dhe zotërojnë të njëjtat të drejta si njerëzit e tjerë. - Parimi i Jetesës pa Pengesa dhe Mjedisit të Lirë do të thotë që ndërtesat dhe shërbimet e tjera konsiderohen pa barriera, nëse ato përdoren nga personat me aftësi të kufizuar, pa vështirësi të veçanta dhe, si rregull, pa ndihmën e të tjerëve. Plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar 2005-2015 parashikon objektivat, masat, afatet kohore, institucionet zbatuese të këtyre masave si edhe mbulimi financiar i tyre. Objektivat e këtij plani veprimi janë fokusuar në përshtatshmërinë e mjedisit, shërbimet shëndetësore dhe të përkujdesjes shoqërore për personat me aftësi të kufizuar, përmirësimi i politikave dhe programeve për arsimimin, punësimin dhe formimin professional, ngritjen e kapaciteteve të strukturave që punojnë me aftësinë e kufizuar, mbështetja dhe nxitja e programeve kërkimore, përmirësimi i legjislacionit në fushën e shërbimeve sociale, arsimimit, strehimit, telekomunikacionit, etj. Ne funksion te koordinimit dhe monitorimit te kesaj strategjie gjate 4 viteve te kaluara janë ngritur dhe funksionojne: Këshilli Kombëtar për Çështje të Aftësisë së Kufizuar i cili mblidhet të paktën tre herë në vit dhe ka si detyre garantimin e përfshirjes së dimensionit të Aftësisë së Kufizuar në politikat e institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Sekretariati Teknik i Monitorimit të Strategjisë për Personat me Aftësi të Kufizuar ne MPÇSSHB, i cili ka si detyrë monitorimin e objektivave te strategjise dhe hartimin e raporteve per ceshtjet e aftesise se kufizuar. Ne 3 Dhjetor 2009, Keshilli i Ministrave miratoi ne parim Konventen e OKB-se per te drejtat e PAK. Ne kete kuader MPÇSSHB, gjate vitit 2010 do te punoje ne krijimin e kushteve te pershtatshme legjislative dhe strukturore, drejt qellimit final te Ratifikimit te kesaj Konvente nga Parlamenti i Shqiperise. Kjo do te kerkoje dhe pergatitjen e nje Ligji Integral per ceshtjet e Aftesise se Kufizuar. 2. Strategjia per permiresimin e jeteses se popullsise Rome, bazohet gjithashtu ne luften kunder diskriminimit te minoritetit Rom. Me anëtarësimin në “Dekadën e Përfshirjes së Romëve” MPÇSSHB u ngarkua nga Kryeministri me Përgatitjen e Planit Kombëtar të Veprimit i cili u miratua 28 Tetor 2009 Këshilli i Ministrave. Plani Kombëtar i Veprimit te Dekadës për Romët përfshin 6 fusha të tilla si arsimi, trashëgimia kultorore, integrimi në tregun e punës, përmirësimin i aksesit në shërbimet shëndetësore, përmirësimi i kushteve të strehimit dhe infrastrukturës si dhe parandalimi dhe ulja e rasteve të diskriminimit social dhe institucional ndaj Romëve. Nga sa përmenda më lart, është e dukshme se Qeveria shqiptare ka qenë përherë e vëmendshme për mbeshtetjen e grupeve vulnerabël dhe mbrojtjen e tyre nga diskriminimi, nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave eficente. Projektligji “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” nuk bën gjën tjetër vecse plotëson kuadrin ligjor në mbrojtje të këtyre kategorive, duke rritur jo vetëm gamën e tyre, por nëpërmjet parashikimit të institucionit ankimues rrit garancin e mbrojtjes të të gjithëve dhe cilitdo nga diskriminimi. |