


| Fjala e Ministri të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, mbajtur në Seancën Plenare të Kuvendit të Shqipërisë, 10 Dhjetor 2009 |
|
|
|
Manifestimi që shprehu riorientimin historik të shqiptarëve E nderuara Kryetare, Të nderuar kolegë, Nuk mund të mos e merrja fjalën në këtë seancë për të shprehur impresionet e mia pas atij mitingu madhështor të zhvilluar para dy ditësh në sheshin “Skenderbej”. I përkas brezit të dhjetorit, i cili i pari aspiroi dhe kërkoi me ngulm demokracinë, jo vetem si dëshirë, por edhe si obligim për të ndryshuar fatin e Shqipërisë, një fat, që e pa të pandashëm nga orientimi euroatlantik i vendit, i cili pas 19 vitesh po bëhet realitet nga të njëjtët aktorë politikë dhe nga i gjithë populli shqiptar që nuk e ka humbur orientimin e vet politik dhe shoqëror as në kohërat më të vështira. 19 vjet më parë, ato ditë ku projektohej orientimi politik i vendit në drejtim të vlerave universale të lirisë së shprehjes dhe të veprimit të njeriut, demokracia nuk ishte një gjë abstrakte, por buronte nga shpirti dhe ishte e pamatë përsa u përket përmasave. Buronte nga shpirti dhe nga vuajtja e mijerave te persekutuarve dhe të dënuarve politike. Ishin ditë historike që do të shënonin veprimin tone te mevonshem me orjentim idealet demokratike. Ne u mblodhën pardje të gjithë në shesh jo për të treguar forcën, por për të manifestuar arritjen tjetër madhore të vendit tonë, pas pranimit në Aleancën Auroatlantike (NATO), marrjen e ftesës për t’u anëtarësuar përfundimisht në familjen e përbashket fiziologjike evropiane. Nuk e besonim se do të shkaktonim xhelozinë politike të “kundershtarit”. Atje, në atë shesh ishte i ftuar i gjithë populli shqiptar. Ata që mungonin ishin të njejtët njerëz që i patëm edhe atëherë përballe, kur lëvizja për demokraci parakaloi në qytetin «Studenti” dhe vërshoi rrugëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Edhe atëherë kjo lëvizje shpresë ndeshi në të njejtët njerëz me vizion të ngushtë, të cilët edhe sot nuk e bëjnë lehtë pronë dhe shërim të tyre idealin demokratik. Jam njëri prej atyre që në janar të vitit 1991 mora rrugët e botës për një jetë më të mirë. Jam njëri prej atyre që në udhëtimin tim drejt shpresës. Rruga e vështirë drejt shpresës ishte e mbushur me kufomat e fundit që shkaktonte në tërheqjen e vet të imponuar regjimi i diktaturës më të egër që ka njohur Evropa. Në ato monopate të shpresës plumbat e fundit që urdhëruan ministrat famëkeq të diktaturës shtrinë simbolin e sotëm të qendresës të dhjetorit, katër të rinjte nga fshati Aliko i Sarandës. Ishte 12 dhjetori i vitit 1990, kur ne, anëtarët e Minoritetit Etnik Grek, që demokracinë e kemi trashëgim dhe vlerë edhe të përkatësisë sonë të lashtë, i shndërruam trupat e tyre në flamur proteste dhe shprese. Ne mblidhemi çdo vit para busteve të tyre në sheshin e demokracisë në Aliko, më 12 dhjetor, për të nderuar të rinjtë pararendës të demokracisë (të shpallur dëshmorë të demokracisë), por edhe për të dërguar mesazhin diakronik ndaj kujtdo që me veprimet e tij na kujton plumbat e urdhëruar të ish-ministrave të fundit të diktaturës se nuk harrojmë. Aq më shumë, ne nuk mund të justifikojmë të mandatuar nga radhët e minoriteti etnik grek të vendosen në krah të ish-ministrave të dikaturës, të cilët janë politikanë aktivë dhe të pranishëm edhe në mitingjet e sotme kundër demokracisë. Populli fal, por nuk harron. Unë besoj tek demokracia, tek shteti ligjor. Të respektosh shtetin ligjor demokratik është detyrim qytetar, është detyrim politik, është obligim social. Demokracia është një nocion i gjerë, Diktatura është nocion i ngushtë. Në demokraci hapësirat e lirisë shtrihen deri aty ku shkelet dhe nuk respektohet liria e tjetrit. Demokracia është e lashtë sepse i ka kufijte me te gjere se cdo sistem tjeter. Sepse kufijte e demokracise identifikohen me kufijte e lirise. Pertej kufijve te lirise demokracia shnderrohet ne diktature. Ndaj do tu beja thirrje te sinqerte sot kolegeve opozitare, qe populli i ka mandatuar per te qene ne parlament, te mos abuzojne me lirine e tyre. Pranoni qe roli dhe pjesemarrja juaj ne parlament eshte po aq e rendesishme dhe e diktuar nga vota e lire e popullit. Bojkoti ndaj demokracise, te nderuar kolege te opozites, nuk eshte shenje supermacie, eshte shenje e dobesise tuaj per te perkthyer mesazhin e sovranit, i cili kur te adreson voten, i ka peshuar mire gjerat. Mos u beni rober te verber te kompleksit te pushtetit dhe te pushtetarit. Demokracia eshte ketu. Ka hedhur rrenje dhe shperndan shprese per te gjithe. Dhe per te na bere te gjithe me te urte dhe me te pergjegjshem ka si ADN te saj alternimin e pushteteve. Demokracia e shperndan pushtetin me drejtesi dhe me humanizem. Nuk i fal asnjerit pushtet te pakufizuar dhe e ka te instaluar ate ne institucione. Pushteti i rruges nuk eshte pushteti i demokracise. Eshte teprim i demokracise qe kthen ne te kunderten e vet, ndryshon perberjen kimike te saj. Manifestimi i 8 dhjetorit nuk ishte shprehje force, ishte shprehje e sinqerte e vullnetit te popullit shqiptar per te nenshkruar edhe nje here kontraten e vet historike te integrimit tashme te afert evropian. Ishte nje riorientim historik për të gjithë ne. Nuk kemi pse hallakatemi neper qorsokaket e etjes per pushtet. Pushtetin nuk e shperndajne partite, ate e shperndan populli. Me drejtesi dhe maturi. Ne, te mandatuarit nga populli, duhet ta administrojme ate sa me mire, me drejtesi dhe maturi. Populli na e dergoi serish mesazhin me 8 dhjetor 2009! |