|
Diskutim në Seancë Plenare të Kuvendit dt. 5.10.2009 |
|
|
|
Për projektligjin « Për përcaktimin e moshës së daljes në pension të punonjësve të nëntokës »
E nderuar zonja Kryetare, ! Të nderuar zoterinj deputetë !
- Projekt ligji që po diskutohet është një mbështetje e madhe që ky Parlament u jep minatorëve, është një vlerësim i kontributit të tyre dhe një stimul për punonjësit e kësaj industrie.
- MPÇSSHB në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë e Energjitikës, Ministrinë e Financave dhe Sindikatat ka evidentuar të gjithë faktorët që ndikojnë në punën, jetën dhe shëndetin e minatorëve siç janë kushtet e punës, mjedisit, shkalla e vështirësisë etj. dhe ka mbështetur kërkesën e sindikatave për uljen e moshës së pensionit të minatorëve, si dhe trajtimet financiare për ish minatorët.
- Realizimi i angazhimit të Qeverisë dhe i kësaj mazhorance për uljen e moshës së pensionit tregon për vlerësimin e lartë për këta punonjës që punojnë në profesione të vështira.
- Nga ulja e moshës së pensionit nga 65 vjeç për burrat në 60 vjeç dhe vjetërsise ne pune nga 35 vjet në 30 vjet, përfitojne të gjitha kategoritë e punonjësve të minierave që kanë punuar e punojnë në nëntokë. Këtu përfshihen minatorët dhe 18 profesione të tjera të punonjësve të nëntokës.
- Gjithashtu sqarojmë se këto përfshijnë ulje moshe dhe vjetërsi të përgjithshme, por ulet edhe vjetërsia e punës që duhet të kenë në nëntokë nga 17 vjet e 6 muaj, në 15 vjet. Pra përfitimi është i dukshem dhe i qartë për të gjithë.
- Nga ky ligj përfitojnë rreth 4 mije ish- minatorë, që janë në trajtim financiar dhe të tjerë që janë shkëputur prej vitesh nga puna, pasi nuk do t’u duhet të presin moshën 65 vjeç për të dalë në pension, por do të dalin sapo të mbushin moshën 60 vjeç.
- Përfitojnë ato punonjës që janë në punë dhe që do t’u duhej të punonin deri në 65 vjeç, ndërkohë që tani dalin 60 vjeç.
- Gjithashtu, ndikim pozitiv ka në angazhimin e punonjësve të rinj në këtë industri të vështirë, sepse tani është e qartë se do të dalin në pension 5 vite më parë se punonjësit e tjerë.
- Sqarojmë se personat që aktualisht janë afër moshës së pensionit do të përfitojnë nga dispozitat kalimtare të ligjit të sigurimeve shoqërore, qe do te thote se kete vit dhe vitin e ardhshem do te dalin ne pension ne moshen 58 vjec, ne vitin 2011 dhe 2012 ne moshen 59 vjec dhe ne vitin 2013 e vazhdim ne moshen 60 vjeç.
- Përfundimisht, mendojmë se kjo është një arritje e madhe dhe me efekte pozitive për minatorët dhe për zhvillimin e këtij sektori. Parashikohet qe ne vitin e parë të përfitojne mbi 3000 persona dhe në vitet në vazhdim edhe më shumë.
- Ne jemi të vetëdijshëm, se ka edhe kategori të tjera punonjësish që kanë punuar e punojnë në punë të vështira, dhe do të vazhdojmë që t’i evidentojmë dhe të përpiqemi që të japim zgjidhje sa më të mirë.
- Duke, ju kërkuar gjithë Deputetëve, që të miratojnë këtë ligj, shprehim edhe angazhimin tonë se do të ndjekim me shumë kujdes gjithë problematikën që lidhet me kushtet e punës dhe sigurinë në punë, si dhe mbrojtjen sociale të gjithë punonjësve e sidomos të grupeve më të rrezikuar te cilët punojnë në sektorët më të vështirë të ekonomisë.
Ju Faleminderit.
|
|
Last Updated on Thursday, 12 November 2009 19:50 |