logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Fjala në workshop e organizuar nga ILO për modernizimin e shërbimeve të punësimit, Hotel Tirana, 03 nentor 2009 Print E-mail
Ministria e Punes eshte nje institucion relativisht i ri dhe ne te gjithe zhvillimin e saj une do te doja te theksoja rolin e pazevendesueshem te te gjithe atyre qe kane asistuar kete rritje por ne menyre te vecante te ILO si nje agjensi e specializuar ne fushen e punes. Do te ndalesha gjate dhe nuk vendi sot ta bej kete por eshte shume e madhe lista e bashkepunimit dhe perfitimit te Ministrise se Punes dhe agjensive te saj por edhe partnereve tane sociale.
Ky workshop eshte nje aktivitet i cili perkon me nje faze te re te zbatimit te programeve te punesimit dhe ne pergjithesi te zhvillimit ekonomik te vendit. Mjafton te theksoj se sot fillojne punimet e nje konference nderkombetare per investimet e huaja ne Shqiperi ne nje kohe kur bota eshte akoma duke u perballur me format e ndryshme te krizes ekonomike.
Ne kemi nje tjeter qasje ndaj varferise dhe synimit tone per ta ulur ate. Eshte ne detyrat tona imediate per te shfaqur nje game te re te masave ndaj varferise duke perfshire rritjen e investimeve ne zonat me probleme sociale dhe mbeshtetje ekonomike financiare per te disavantazhuarit duke e rritur perfshirjen e individeve dhe familjeve ne nevoje ne skemen e ndihmes ekonomike.
Drejtimi kryesor per permiresimin e gjendjes se punesimit dhe luftes ndaj varferise do te vazhdojme ta mbeshtesim ne zhvillimin ekonomik te vendit ku nje rol te rendesishem luan zhvillimi i biznesit dhe pamvaresisht permiresimeve qe kemi bere ne kete fushe do te vazhdojme qe te afrojme lehtesira per ata qe ndertojne biznese dhe investojne. Ne kete kendveshtrim ne kemi nje rol te rendesishem per te luajtur si persa i perket afrimin te nje fuqie puntore te pershtatshme per nevojat e tregut te punes ashtu edhe ne identifikimin dhe parapergatitjen e aftesive te nevojshme per kete treg.
Te gjitha nderhyrjet e ndermara jo vetem qe jane realizuar ne nje kohe te shkurter dhe shume profesionale por jemi munduar qe ti pershtasim ne perputhje me standartet nderkombetare ku do te doja te vecoja ratifikimin e Konventave te ILO-s 88 dhe 122.
Nje tjeter moment qe vlen te theksohet sot eshte edhe pergatitja per plotesimin e kushteve te vendit kandidat ku administrata jone do te perballet me nje tjeter pune voluminoze dhe profesionale.
Ne pergjigje te zhvillimeve te mesiperme, SHKP-se I shtrohet sfida  te modernizoje sherbimet e saj, te  permiresoje  performancen e vet dhe te rrise pergjegjshmerine (llogaridhenien). Praktikat boterore na tegojne se nje menyre per rritjen e eficiences dhe efektivitetit te sherbimit publik te punesimit eshte te punuarit bazuar ne strategji programuese qe perfshijne angazhimet e institucionit si dhe indikatoret qe masin permbushjen e ketyre angazhimeve. Ndaj Ministria e Punes mbeshtet nderhyrjen e ILO –s per te asistuar SHKP-en per ndertimin e strategjise se brendshme te saj. Pritet qe Strategjia te jete realiste, e bazuar ne politikat kombetare dhe realitetin vendas dhe e monitorueshme.  Kerkohet angazhim I Grupit te punes per te kontribuar maksimalisht ne hartimin e strategjise dhe, me pas, ne implementimin e saj.  
Punime te mbara.
 

Kontakti

kontakt-3-2012

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH

Kerkoni ne website