


| Interviste dhene gazetes Republika 23-03-2006 |
|
|
|
Rritja e punësimit dhe ulja e papunësisë është deklaruar si një nga prioritet më ambicioze të Qeverisë së re. Sa është e angazhuar Ministria e Punës në arritjen e këtij objektivi? Fenomeni i punësimit është i lidhur drejtëpërdrejtë me nivelin e mirëqënies së popullsisë dhe kjo jo vetëm e parë nga këndvështrimi i mirëqënies materiale, por edhe në aspektin social. Po ashtu, në pothuaj të gjitha studimet e bëra nga institucione prestigjioze në vend, punësimi është evidentuar si një nga problemet më shqetësuese dhe që kërkon vëmendje të menjëherëshme. Në shumë tregues që kanë të bëjnë me tregun e punës ne renditemi nga fundi, jo vetëm krahasuar me vendet e zhvilluara, por edhe me vende që kanë pasur të njëjtin start, pra kemi pasur dhe kushte tw pwrafwrta. Nisur nga këto indikatorë, lind prioriteti ynë për përmirësimin e treguesve të punësimit dhe zvogëlimin e nivelit të papunësisë. Papunësia dhe punësimi, si definicione që zhvillohen në kurriz të njëri-tjetrit, janë rezultat i zhvillimit ekonomik të vendit nw tërësi dhe nuk mund te permiresohen vetem si rezultat i punës së një Ministrie. Megjithatë, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka synime ambicioze në përmirësimin e treguesve të tregut të punës, ku më sinjifikativët janë ata të uljes së papunësise dhe rritjes së nivelit të punësimit. Synimi ynë kryesor është rritja e nivelit të shërbimeve të punësimit të cilat ofrohen nga Zyrat e Punës. Në lidhje me këtë synim dhe prioritet po mundohemi që në fillim që të arranxhohemi edhe me programin madhor të Qeverisë dhe, konkretisht, institucionet tona - Zyrat e Punës dhe shërbimet e inspektimit në punë, janë më afër me idenë e shërbimit dhe të shërbesave ndaj qytetarëve. Për këtë arsye, së pari, kemi parashtruar në sistemin tonë të shërbimeve të punësimit rritjen e përkushtimit të punonjësve ndaj kategorisë së të papunëve dhe, së dyti, rriten e efiçensës së shërbimeve, duke u fokusuar në rritjen e pranisë së teknologjisë informatike dhe internetit. Nëpërmjet këtyre treguesve do të rritet edhe interesi dhe përfitimi i të papunëve nga shërbimet që ofrojnë Zyrat e Punës. A ekziston një strategji punësimi e hartuar dhe zbatuar nga kjo Ministri? Nëse po, mendoni se ajo ka qenë efiçente? Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka hartuar një strategji punësimi e cila mbulon periudhen 2003 – 2008. Kjo Strategji është përpjekja e parë e kësaj Ministrie për të vendosur pika të zhvillimit afatmesëm. Parë nga ky këndvështrim, ajo ka anët e veta pozitive dhe negative. Si përpjekje e parë, duhet përshëndetur dhe, gjithsesi, ishte efikase, pasi specialistët në qendër dhe në nivel lokal për herë të parë jo vetëm detyra ditore, por edhe synime të përcaktuara për të ardhmen. Do të duhej që ajo të kishte shërbyer edhe për partneret sociale - Sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve, në bashkepunimin e tyre me Ministrine e Punës. Nga ana tjetër, kjo Strategji kishte të përfshirë edhe një studim të tregut të punës, i cili, në një farë mënyre, duhet të kishte shërbyer si bazë për ndërtimin e strategjisë. Studim ka në përbërje aspekte të tregut të punës, por, në të njëjtën kohë, edhe elemente dhe aspekte administrative, që ia humbasin aspektin perspektive të strategjisë. Nga ana tjeter “strategjia” ve re disa dispropocione të natyres administrative, por nuk thote se çfare do te behet per te zhvilluar dhe ngushtuar keto disproporcione. Konkretisht, në të vihet re që kushtet më të veshtira të punës dhe shërbimit i kanë ato Zyra Punësimi të cilat kane edhe nevojën më të madhe, pra kanë edhe ne nivelin me të lartë të papunësisë. Nga ana tjetër, vihet re që në pothuaj të gjitha strategjitë që hendeku kryesor mes tyre dhe mundësisë për zbatim qëndron në faktin që këto synime/objektiva që vendosen në letër nuk shoqërohen me buxhetin përkatës, çka do të thotë pamundësi praktike për t’u zbatuar ose realizuar. Meqë e vlerësoni si jo rezultative Strategjinë aktuale, a jeni duke parë mundësinë e përmirësimit të saj? Që në ditet e para të Punës në Ministri u vunë piketat për të zbatuar programin e Qeverisë në të gjithë sektoret dhe fushat që mbulon ky institucion. Kështu u ngritën grupe pune me përfaqësues jo vetem nga Ministria e Punës si institucion qendror politikbërës, por edhe nga institucione që merren direkt me zbatimin e këtyre politikave, pra përfaqësues nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe zyrat e Punës. Vlerësuam që do të ishte e domosdoshme që në fazën e parë të hartmit të këtyre strategjive të merrrnin pjesë edhe përfaqësues të partnerëve sociale, grupeve të interesit - përfaqësues të minoriteteve, organizatave të grave, etj. që janë objekt i kësaj strategjie. Po ashtu, në grupet e punës kemi pëfshirë institucione të tjera qendrore si Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, INSTAT-I, etj. Kështu punuam për ligjin e Inspektimin në Punë, Strategjinë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, të cilat kanë përfunduar dhe opinioni do të njihet nëpërmjet punimeve të një konference që do të organizojmë për to. Për herë të parë në Shqipëri hartohet Strategjia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional dhe e veçanta është se ajo është hartuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe i ngarkon të dyja dikasteret me detyra. Është e natyrshme që programi i ri i Qeverisë të gjente zbatim shumë shpejt dhe për këtë arsye për çdo detyrë janë vendosur afate. Në shkurt të 2006 përfundoi edhe një Studim i Bankës Botërore për Tregun e Punës në Shqipëri, i cili do të merret në konsideratë para finalizimit të strategjisë së re, që pritet të përfundojë në fund të këtij muaji. Ku e mbështesni bindjen se strategjia e re do të jetë më efiçiente? Së pari, sepse në hartimin e saj janë përfshirë të gjithë aktorët dhe grupet e interesit dhe mendoj që janë marrë parasysh eksperiencat e punës se deritanishme nga shumë institucione të vendit dhe të huaja. Më e rëndësishmja në të gjithë këtë proçes mbetet fakti i harmonizimit të punës në letër me buxhetet dhe fondet përkatëse. Kemi pasur mirëkuptim nga ana e Qeverisë në periudhën e hartimit të buxhetit, duke na mbështëtur me fonde për programe të ndryshme. Po ashtu, kemi pasur mirëkuptim edhe nga ana e Komisionit Parlamentar të Punës dhe Shëndetësisë, që gjithashtu na kane mbështëtur në kërkesat tona. Së fundi, mendoj se punësimi, siç e përmenda edhe më lart, është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe e vendos në fokus punën tonë, duke rritur shkallën e përgjegjësisë si edhe nivelin e efikasitetit. Viti në vazhdim mund të konsiderohet si vit “tranzitor” në fushen e punësimit, deri në përfundimin dhe miratimin e strategjisë së re. Si mendoni ta kaloni këtë problem dhe të realizoni objektivat për këtë vit? Aktualisht jemi duke punuar jo vetëm në përgatitjen e strategjive, legjislacionit, akteve nënligjore, planeve të masave, por edhe përmiresimin e nivelit të sherbimeve të punësimit. Thelbi i këtij zhvillimi do të jetë informatizimi i shërbimeve të punësimit që do t’i bëjë më eficiente Zyrat e Punës dhe nënpunësit përkatës që realizojnë ndërmjetesimin dhe këshillimin. Besojmë se deri nga mesi i ketij viti do te ketë përfunduar një program në shqip, i cili do të pilotohet fillimisht, për t’u zbatuar më pas në të gjitha Zyrat e Punës dhe do të vihet në dispozicion të punëkërkuesve të cilët mund të punojnë në mënyre te pavarur. Nje sistem i tille informatizimi do te ndihmonte me shume ne proçesin e plotësimit te nevojave te vendeve të punës jo vetëm brenda njësisë vendore, por edhe në njësi të tjera të një afërsie të arsyeshme. Kjo përpjekje e jona është e mbështetur edhe nga donatorë të huaj dhe konkretisht jemi duke punuar me një projekt të financuar nga Qeveria Suedeze që krahas komponenteve të tjera ka edhe informatizimin. Mendojmë se në këtë mënyrë do të ndihmojmë në shkurtimin e proçedurave të kërkimit për punë dhe e bëjmë me atraktiv shërbimin e punësimit, ku synojmë të tërheqim vëmendjen e punëdhënësve dhe biznesit për t’i parë shërbimet e punësimit si një ndihmë dhe ulje shpenzimesh për aktivitetin e tyre E shprehur në shifra, cili është niveli i papunësisë aktualisht dhe sa parashikoni të shkojë në fund të këtij viti? Po në fund të katërvjeçarit? Në këtë pikë do të doja të sqaroja një fakt i cili konsiston në një disporpocion mes papunësisë faktike dhe papunësisë zyrtare, pra numrit të të papunëve të regjistruar pranë zyrave te Punës. Në të gjithë botën, jo të gjithë të papunët janë të regjistruar në Zyrat e Punës pra ka diferenca në këto tregues. Për të bërë një përcaktim sa më të saktë dhe për të ditur me saktësi numrin e të papunëve bëhen anketime dhe studime të ndryshme tek të cilat nuk po ndalemi për të mos u futur në detaje të panevojshme. Megjithate, në varesi të nivelit të shërbimeve që afrohen nga Zyrat e Punës, pra, në varësi nga mundësitë që i afrohen punëkërkuesve varet edhe numri i të papunëve zyrtare. E thënë ndryshe, nëse një i papunë nuk përfiton asnjë shërbim dhe nuk ka nevojë për ndonjë dokument nga Zyra e Punës, atëherë predispozita e tij për t’u paraqitur praën këtyre zyrave do të ishte zero, gjë që nuk do të thotë se papunësia reale është zero. Me këtë dua të them se në këtë fazë të punës tonë po mundohemi që, nëpërmjet rritjes se nivelit të shërbimeve nga ana zyrave te Punës, rritjes së besimit të punërkuesve në këto shërbime “të rritet numri i të papunëve”. Duke u kthyer tek pyetja juaj kryesore mund t’u them se në fund të dhjetorit 2005 niveli i papunësisë i përcaktuar nga zyrat e punës ishte 14.1%, pra 153 mijë të papunë të regjistruar në të gjithë vendin. Deri në fund të vitit në vazhdim parashikojmë të ulim ndjeshëm dhe realisht nivelin e papunësisë, jo vetëm duke u bazuar nga shifrat aktuale. Një pjesë të rëndësishme në Strategji zë edhe formimi profesional. Cilat janë prioritetet tuaja në këtë fushë? Formimi profesional është një nga instrumentat më të rëndësishëm të tregut të punës. Si e përmenda më parë, ne kemi hartuar një Strategji për Arsimin dhe Formimin Profesional, e cila mbulon periudhën 2006-2009 dhe, po kemi ngritur edhe disa instrumenta për zbatimin saj. Ministria e Punës dhe Ministria e Arsimit po punojnë me intensitet për perfundimin e planit të zbatimit të kësaj strategjie, në të cilën synohet që nevojat e tregut të punës dhe të shoqërisë për mirëqënie të përputhen me masat e nevojshme në arsimin dhe formimin profesional dhe, duke u bazuar në nevojat e tregut të punës dhe të shoqërisë, të vendosen standarte profesionale dhe të profesioneve, të realizohet një sistem efektiv vlerësimi dhe çertifikimi, në mënyrë që individët të përshtaten me standartet e kërkuara profesionale të bazuara në tregun e punës dhe nevojat e shoqërisë, duke patur parasysh barazinë, kushtet sociale dhe garantimin e cilësisë, çka do të mundësojë që certifikatat e dhëna të përputhen me standartet profesionale. E rëndësishme në këtë plan është fakti që jo vetëm janë përcaktuar objektivat për zhvillimin në periudhën e dhënë, por në të njëjtën kohë janë parashikuar edhe treguesit e monitorimit të zbatimit të kësaj strategjie. Po ashtu, gama është e gjerë ku përfshihen edhe trajtimi i shtresave të margjinalizuara dhe grupet shoqërore të lëna mënjanë. Gjithashtu, do të synojmë ngritjen e qendrave të reja të formimit profesional dhe, në të njëjtën kohë, do të punohet për të përfshirë edhe sektorin publik të kualifikimit në tendencat e zhvillimit të tregut nëpërmjet mekanizmave financiare, gjë që besoj se do t’i bëjë më efikase dhe më afër nevojave të tregut, në të kundërt nuk do të gëzojnë mundësinë e mbulimit nga shteti kur nuk ofrojnë nivele dhe standarte të mira kualifikimesh. Së fundi, në programet e punësimit a keni përcaktuar prioritete për shtresa apo grupe të veçanta shoqërore? Vetë fakti i përfshirjes në fokusin e kësaj Ministrie të shanseve të barabarta nuk mund ta linte mënjanë këtë aspekt dhe kjo nuk është konceptuar si ngritje thjesht e një departamenti apo drejtorie për shanse të barabarta. Ne mendojmë që më së shumti kjo detyrë realizohet duke gjetur frymëmarrje në të gjitha fushat, si në punësim, formim profesional, mbrojtje në punë, etj. Në këtë aspekt po punohet me vëmendje të veçantë, sidomos në krijimin e mundësive për punësim për gratë dhe kjo është e materializuar në faktin që nga fondi i punësimit, pjesa më e madhe e tij është parashikuar për mbështëtjen e programeve që nxisin punësimin e femrave. Në objektivat e Ministrisë për punësimin nëpërmjet programeve të punësimit për 2006, është caktuar që 50% e të punësuarave të jenë femra dhe kryesisht gra kryefamiljare, të trafikuara, rrome, egjiptiane, etj. Po ashtu, në këtë drejtim mendojmë që të mbështeten ata sektorë të cilët kanë si specifikë punësimin e femrave, siç janë industria e konfeksioneve. Të njëjtën gjë kemi parashikuar edhe në strategjinë e formimit dhe arsimit professional, ku janë vendosur tregues specifike për regjistrimin në kurse të ndryshme profesionale të individeve që konsiderohen në rrezik pwrjashtimi social. Pavarësisht nga këto masa, mendojmë se duhet të ketë një ndërhyrje edhe më komplekse dhe, në bashkëpunim edhe me aktorë të tjerë - pushtetin vendor, shoqërinë civile, etj., për të qenë më eficientë në punën tonë. |
| Last Updated on Monday, 11 August 2008 00:30 |