mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
VIZIONI I DREJTORISË SË POLITIKAVE MIGRATORE Print E-mail
  • Zgjerimi dhe diversifikimi i vendeve të emigrimit të shtetasve shqiptarë, përmes marrëveshjeve dypalëshe, apo shumëpalëshe të punësimit
  • Lidhja e vazhdueshme e migrimit me zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, përmes:
  1. hartimit dhe monitorimit të zbatimit të politikave migratore shqiptare në bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore, apo ato shoqërore dhe private, që trajtojnë çështje të këtyre politikave;
  2. harmonizimi i këtyre politikave dhe praktikave administrative me ato të BE-së dhe standardet ndërkombëtare të fushës së migrimit.
  3. Migrimi në të mirë të individit, komunitetit dhe shoqërisë.Garantimi i mbrojtjes së të drejtave të migrantëve, në zbatim të Kushtetutës, Traktateve dhe Konventave Ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është Palë, në barazpeshë edhe me detyrimet, që rrjedhin prej tyre.
  • Ngritja dhe monitorimi i mekanizimave efektive për mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit, që i drejtohet publikut në përgjithësi, por edhe grupeve të synuara, si migrantët kandidatë, ato të rikthyer etj. Kjo do të bëhet përmes instrumenteve përkatës, si Strategjitë e Informimit dhe Komunikimit që, dora-dorës, do të çojnë në ngritjen dhe më pas në monitorimin e funksionimit të një sistemi të integruar informacioni dhe komunikimi.
  • Ngritja, monitorimi dhe përditësimi i një sistemi të menaxhimit të dukurisë migratore, ku Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta do të marrë rolin udhëheqës dhe bashkërendues, duke trajtuar aspekte të ndryshëm të dukurisë migratore. Sistemi i mësipërm do të ruajë dhe adaptojë parimet e përgjithshme të rekomanduara nga organizata të specializuara, si IOM-i, ILO etj.
  • Ngritja, funksionimi dhe monitorimi i “Observatorit Kombëtar të Migrimit” si strukturë pranë MPÇSSHB.
  • Hartimi i Strategjisë së Imigrimit dhe ndjekja e masave të planit shoqërues të saj, duke synuar:
  1. punësimin e të huajve, duke plotësuar mangësitë e përkohshme relative të fuqisë punëtore shqiptare në sektorë të veçantë të ekonomisë shqiptare;
  2. përcjelljen e njohurive të munguara, gjatë kohës së punësimit të tyre përmes një prej detyrimeve të pajisjes me leje pune;
  3. integrimi i vazhdueshëm i të huajve në shoqërinë shqiptare, duke i mëshuar atij në tregun e punës.
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj